Nëna e 11-vjeçarit të vrarë: Kurrë mos e lëshoni nga burgu Sefedinin, edhe nëse del, ka me e lanë sakat

Periskopi.com Lajme

Makfire Ilazi, nëna e 11-vjeçarit të vrarë në Fushë-Kosovë ka bërë thirrje ndaj organeve të drejtësisë që kurrë mos të lëshojnë nga burgu 20-vjeçarin e dyshuar për vrasjen e djalit të saj, raporton Periskopi.

‘’Kurrë mos me ia falë, e kurrë për jetë mos me lëshu prej burgut. Shpirti po do me më lëshu. Edhe nëse del prej burgut, unë kambën ka me ia thy ka me lanë sakat. Sakat ka me u kanë. Kurrë e për jetë mos e lëshoni prej burgut’’, tha ajo në Frontal.

Ajo thotë se askënd s’e ka në mbështetje, duke kërkuar ndihmë.

‘’Se kam askënd, une. Veç Zotin. Më ndihmoftë dikush, faleminderit. S’kam kah me ia mbajt tash. Burri më ka dekë, baba i këtij djalit të vrarë’’, tha ajo.

Fëmija i komunitetit ashkali, të enjten e kaluar u gjet i vdekur në një kontejner në Fushë-Kosovë, i mbuluar me jorgan. Si i dyshuar është marrë një 20-vjeçar rom, ndaj të cilit ka masë paraburgimi prej 1 muaji./PERISKOPI/

 

 

 

Nëna rome: 20-vjeçari që e masakroi djalin tim e kishte vrarë edhe një fëmijë tjetër dhe një plakë

Periskopi.com Lajme

Makfire Ilazi, nëna e 11 vjeçarit të vrarë në Fushë-Kosovë është rrëfyer rreth rastit tronditës, duke hedhur akuza të rënda ndaj 20-vjeçarit të dyshuar, ndaj të cilit ka edhe masë paraburgimi prej 1 muaji, raporton Periskopi.

Ajo thotë se personi me emrin Safedin i kishte dhëën drogë djalit të saj dhe e kishte rrahur e dhunuar disa herë. Madje Ilazi tregon se ky person më herët e kishte vrarë edhe një fëmijë tjetër, si dhe një plakë.

‘Më herët e kishte vra edhe një fëmijë dhe një plakë. Ma ka kapë edhe kunatin.  Moti ka gogja kohë. Ka qenë edhe në burg për këto raste, por ka dalë.  S ‘është ky rasti i parë. E ka edhe një stupc të madh, kah të shkon e merr atë me veti. E kishte rrahë djalin tim. I rrezikshëm është shumë. Edhe me babën e vetë, e ka rreh nanën, motrën e ka dhunu’’, ka thënë ajo në Frontal./PERISKOPI/

Nëna e romit të vrarë: Vajza e vetme po më thotë se Sefedini ka me na vra edhe neve

Periskopi.com Lajme

Nëna e fëmijës rom të vrarë në Fushë-Kosovë ka thënë se disa herë kishte shkuar në familjen e të dyshuarit për vrasjen e djalit të saj, për t’ia tërhequr vërejtjen, raporton Periskopi.

Makfire Ilazi ju kishte thënë që ta ndalojnë djalin e tyre 20-vjeçar dhe t’i tregojë se ku e kishte fëmijën.

”Shkova ju thashë prindërve të tyre që ka me e lajmëru policinë. Nana e vetë u tha u terë, bukë s’ka hangër prej tij. ‘ Spo më hahet as buka thojke .Kur  I kallxova që se kam djalin, i thash mos ta bëjmë me qu në Polici. Nale djalin tënd, se nuk  e kam kërkun djalin. U vonu shumë Ia nisi me foël me gruan e vetë. Djalin duhet me ma gjetë,iu thashë’’, tha ajo në Frontal.

Tutje ajo thotë se të dyshuarit, Safedinit  i kishte thënë që ta lërë rehat djalin e saj.

‘’Nonstop i kam bërtitë Saafedinit, s’ke nevojë me u marr me djalin tem. Djali më vijke i trullafshëm , sytë e ajtë. I ka dhënë drogë. Oj nanë kjo më ka hy në gjak, më thoshte djali’’.

”Po më frikësohen edhe fëmijët t tjerë: Vëllaun ma mbyti, e nesër më mbyt edhe mua, po më thotë vajza e vetme që e kam’’./PERISKOPI/