Kinë, bum shitjesh për makinat Hongqi

Periskopi.com Tech & Auto

Shitjet e kompanisë “Hongqi”, markë makinash e prodhuesit kryesor kinez të makinave “FAW Group Co., Ltd.”, janë dyfishuar në 11 muajt e parë të vitit me 178.100 njësi, njoftoi vetë kompania. Vetëm në nëntor, prodhuesi i automjeteve shiti 25.000 makina Hongqi, duke regjistruar një rritje 100% nga viti në vit, që tregon rritjen e kërkesës për automjete, bën të ditur “Xinhua”.

Marka e Sedan Hongqi, që do të thotë “flamuri i kuq”, një ikonë në Kinë, u themelua në vitin 1958 dhe u përdor si një automjet paradë gjatë festimeve kombëtare. Në vitet e fundit, “FAW Group” ka përshpejtuar zgjerimin e portofolit të tij të produkteve.

Hongqi E-HS9 SUV i ri, i cili synon tregun e automobilave të nivelit të lartë, pritet të hyjë në treg këtë muaj. Shitjet e Hongqi vitin e kaluar tejkaluan 100.000. Kompania ka vendosur objektivat e shitjeve në 200.000 automjete për këtë vit dhe 600.000 më 2025-n.

“FAW Group”, themeluar në vitin 1953 në qytetin Changchun, kryeqendra e provincës Jilin në Kinën verilindore, konsiderohet djepi i industrisë kineze të automobilave