Njihuni me talentin 8 vjeçar nga Kosova, që ishte pjesë e Akademisë së Chelseat

Periskopi.com Sporti

Kosova ka talentë, por shumica e talentëve e kanë origjinën e formimit si futbollistë jashtë Kosovës.

Numri i madh i djemve dhe vajzave që mbrojnë ngjyrat e Kosovës dhe Shqipërisë, formësimin e tyre e marrin në akademi prestigjioze jashtë vendit. Keshtu ato akademi dhe klube shërbejnë si një bazë e mirë furnizimi për kombëtaret tona me lojtarë cilësorë, shkruan Periskopi.

Se talentët shqiptarë gëlojnë përgjithësisht në sport, e në veçanti në futboll, e konfirmon edhe futbollisti 8 vjeçar me orgjinë nga Mitrovica por që është lindur në Londër, Mal Baliqi.

Ai si 6 vjeçar ishte bërë pjesë e Akademisë Chelseat, akademi kjo lojarët e së cilës po cilësohen si më premtuesit në Premier Ligen angleze.

https://www.instagram.com/p/B50T2QVFagw/

Për Periskopin Mali ka treguar se ishte pjesë e akademisë Chelseat dy herë me radhë.

“Kam qenë pjesë e Akademisë së Chelseat, 2 herë me radhë, në moshën 6 dhe 8 vjeçare.

Në të dyja rastet kam qenë ‘scouted’ (i përzgjedhur) nga agjentët e Chelseat. Nga Chelsea u transferova tek Charlton Athletic Football Club, edhe kjo një super akademi”, shton më tutje talenti shqiptar.

Ai me tutje rrëfen për ftesen që ka pranuar së fundi nga akademia tjetër me renome në Britaninë e Madhe, Crystal Palace Football club, pjesë e së cilës do të jetë pas pandemisë.

Baliqi tregoi se kjo ishte një eksperiencë shumë e mirë dhe sfiduese në të njëjtën kohë.

Duke treguar për të ardhmen, ai shpërfaqi ëndrrën e tij që ta përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës,  ndeshjet e së cilës pohon se i ndjek në vijimësi ashtu si ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Ndonëse Liverpooli është klubi i tij i preferuar, ai nuk specifikon se ngjyrat e cilit ekip dëshiron t’i mbrojë, por tregon se ambicia e tij është të luaj në Premier Ligën angleze

“Ekipi im i preferuar është Liverpool kurse se ku deshiroj të luaj nuk kam preferencë, vetëm se dua të jem pjesë e Premier Ligës”, tha Mali.

Kujtojmë që Mali është djali i fizioterapeutit të njohur kosovar, Fisnik Baliqit. /Periskopi.com/