Malcolm tregon ëndrrën që dëshiron ta arrijë te Barcelona

Periskopi.com Sporti

Barcelona bazoi ndaj Interit me rezultat 1-1 në Ligën e Kampionëve.

Golin e vetëm për katalunasit e shënoi Malcom dhe aq shumë iu gëzua golit sa që nuk mbajti lotët gjatë festimit.

“Ishte ndeshja ime e parë në Ligën e Kampionëve dhe të shënoja gola ishte diçka e paharrueshme”, ka thënë Malcom pas ndeshjes.

“Tani dua ta shfrytëzoj këtë rast dhe të festoj me familjen. Por, unë kam nevojë për më shumë, jam në kërkim të më shumë minutave”.

“Jam duke u stërvitur për të treguar se mund të jem pjesë e këtij grupi, ëndrra ime është të jem titullar te Barcelona”.

“Dua të bëjë histori këtu dhe jam në kërkim për të bërë gjëra të mëdha”, ka shtuar braziliani.

Barcelona vazhdon në vendin e parë në Grupin B me dhjetë pikë, kurse Interi në pozitën e dytë me shtatë pikë, ndjekur nga Tottenhami me katër dhe PSV me një pikë./Periskopi/

Konsiderohej ”vjedhja e vitit”, tani është ”dështimi i vitit”

Periskopi.com Sporti

Ju kujtohet lojtari i cili arriti akordin me Romën, dhe tifozët dolën në aeroport për ta pritur. Në momentet e fundit ai vendosi të transferohej te Barcelona.

Malcolm, ish-lojtari i Bordeaux, konsiderohej si ‘vjedhja e vitit’ që rrallë herë ka ndodhur në futboll.

Por tifozët e Romës nuk duhet të shqetësohen, pasi duket se e keqja e tyre e ka kapur lojtarin brazilian.

Ky i fundit ka luajtur vetëm 25 minuta me fanelen e ‘Balugranasve’ deri tani, edhe pse u shpenzuan 41 milionë euro për të, shkruan Periskopi.

Midis përjashtimeve teknike dhe lëndimeve deri më tani ka mbetur në skaj të ekipit të Valverde./Periskopi/

Monchi zbulon prapaskenat e transferimit të Malcolm te Barça, ja si u tradhtua Roma nga Bordeaux

Periskopi.com Sporti

Malcolm ka nënshkruar me Barcelonën edhe pse klubi i Bordeaux fillimisht kishte arritur marrëveshje me Romën

Transferimi më drithërues i këtij afati kalimtar ishte ai i Malcolm te Barcelona, transmeton Periskopi.

Braziliani kishte bërë gati valixhet për të udhëtuar në Romë, por Bordeaux në momentet e fundit ia anuloi fluturimin.

Tani është drejtori sportiv i Romës që ka zbuluar se çfarë ndodhi me rastin e Malcolm.

“Ne kishim një marrëveshje me Bordeaux dhe pas 30 minutave presidenti i tyre më telefonoi për të thënë se duhet ta bëjmë zyrtare transferimin e Malcolm,” ka thënë Monchi.

“Unë i thashë që për neve nuk është gjë e mirë kjo dhe duhet t’i ndjekim rregullat, por ai insistonte dhe ata postuan në Tëitter se është arritur marrëveshja.

“Për shkak të kësaj edhe ne publikuam marrëveshjen. Gjithçka ishte e kryer, por një orë pas zyrtarizimit fillon interesimi nga Barcelona.

“Është e vërtetë që para disa ditësh unë e dija që shumë skuadra po interesohen për Malcolm dhe Barcelona ishte njëra prej tyre. Për shkak të kësaj ne nxituam që ta përfundonim marrëveshjen. Unë isha i surprizuar kur një reprezentues i lojtarit më telefonoi dhe më tha që Bordeaux nuk po e lejon Malcolmin që të udhëtojë në drejtim të Romës.

“E telefonova presidentin e tyre dhe ai më tha që ka pranuar një ofertë më të mirë nga Barcelona dhe nëse ne nuk do të rrisnim ofertën atëherë do të dështonte transferimi.

“Unë më pas e informova presidentin tonë për t’i treguar ndryshimet dhe ai më dha dritën e gjelber për të bërë një ofertë të re më të madhe se Barcelona. Unë isha kundër kësaj, por ai insistonte dhe më thoshte: ‘Shko bëje ofertën’.

Pavarësisht se Roma bëri ofertën më të lartë vetëm për hatër të presidentit transfeirmi i Malcolm te Roma dështoi dhe 21-vjeçari i talentuar përfundoi te Barcelona. /Periskopi/

Klubi francez tradhton Romën, e shet Malcolmin te Barça

Periskopi.com Sporti

Barcelona do të nënshkruajë me Malcolm edhe pse lojtari dje kishte bërë gati valixhet për t’u nisur në drejtim të Romës

Brodeaux kishte bërë të ditur se ishte arritur marrëveshja me Romën për Malcolm, por në fund erdhi një ofertë e Barcelonës që ndryshoi gjithçka, transmeton Periksopi.

Derisa tifozët e Romës kishin dalur në aeroport për ta pritur yllin brazilian, Bordeaxu anuloi fluturimin e lojtarit pasi Barça bëri një ofertë më të madhe se ajo e Romës.

Klubi spanjoll ofroi plotë 41 milionë euro për Malcolm, ndërsa Roma kishte arritur marrëveshje me Brodeaux për shumën prej 35 milionë euro.

Zyrtarizimi i 21-vjeçarit te Barcelona tani është vetëm çështje kohe. /Periskopi/

Dështon transferimi i Malcolm te Roma (Foto)

Periskopi.com Sporti

Barcelona ka shfaqur interesim për Malcom dhe transferimi i brazilianit te Roma flitet se ka dështuar

Malcolm kishte bërë gati valixhet për të udhëtuar drejt Romës për të finalizuar kalimin e tij te skuadra italiane, por Bordeaux e ka ndaluar futbollistin në fund pasi për të ka shprehur interesim Barcelona, transmeton Periskopi.

Sky Sports raporton që transferimi i Malcolm te Roma mund të mos ndodhë pasi për yllin brazilian ka shprehur interesim Barcelona.

Ndryshe, klubi italian gjatë ditës ka bërë të ditur që Malcolm do të kryejë testet mjekësore të martën në mëngjes, por tani ka ndryshuar gjithçka me interesimin e klubit spanjoll. /Periskopi/

 

Zyrtare: Roma ia merr nga duart yllin brazilian Interit (Foto)

Periskopi.com Sporti

Roma ka transferuar Malcolm nga Bordeaux

Malcolm Filipe Silva de Oliveira ishte objektivi Interit në këtë afat kalimtar, por  Roma ka arritur marrëveshje me Bordeaux për yllin brazilian, transmeton Periskopi.

Sky Italia raporton që Malcolm do të jetë lojtar i Romës dhe zyrtarizimi do të ndodhë në orët e ardhshme.

Ky transferim Romës do t’i kushtojë 40 milionë euro, ndërsa Malcolm do të nënshkruajë kontarët pesë-vjeçare ku do të përfitojë 2.5 milionë euro në sezon.

Për 21-vjeçarin ka shfaqur interesim edhe klubi anglez Everton, por lojtari ka preferuar kalimin te Roma. /Periskopi/