Ana e errët e suksesit të Kroacisë në Kupën Botërore

Periskopi.com Botërori 2018

Të dielën, Kroacia do të luajë kundër Francës në finale të Kupës Botërore në Moskë. Është një punë e habitshme, pasi skena e futbollit kroat është e zhytur në skandale për vite me radhë.

Zakonisht, një sërë faktesh pozitive duhet të vijnë së bashku për një ekip kombëtar të futbollit për të pasur një shans realist për të fituar Kupën e Botës. Por në rastin e Kroacisë, një vend që luan për herë të parë në një finale të Kupës Botërore, ky rregull duket se nuk do të zbatohet.

Captain Luka Modric playing in the World Cup (Reuters/C. Recine)

Klubi i futbollit kroat GNK Dinamo Zagreb është ilustruesi më i mirë i problemeve që karakterizojnë skenën e futbollit kroat. Qendra Ndërkombëtare për Studimet Sportive me qendër në Zvicër ka zbuluar se pala kroate është furnizuesi i katërt më i rëndësishëm i futbollistëve në ekipet më të mira të Evropës.

Në të vërtetë, lojërat e Dinamos janë shumë popullore me agjent që kërkojnë talentë të rinj. Dhe klubi në anën tjetër, përfiton shumë në aspektin material, raportoi “DW”, transmeton Periskopi.

Në teori, kjo do ta bënte ekip solid Dinamon në Ligën e Kampionëve. Në praktikë, megjithatë, shumë e vështirë e kanë të kalojnë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve edhe nëse ndodh një gjë e tillë, ata bëjnë shumë pak progres.

Fußball WM 2018 Kroatien vs Dänemark Sieg Jubel (Reuters/C. Barria)

Arsyeja për këtë është  shumë e thjeshtë – lojtarët e talentuar shumë shpejt ikin në klubet e tjera evropiane, kështu që ndërtimi i një ekipi të madh është shumë sfidues dhe mbase i pamundur.

“Gjenerata e artë” e Kroacisë me legjenda të futbollit si Zvonimir Boban, Davor Suker dhe Alen Boksic, që ishin pjesë e Kupës Botërore Francë 1998 dhe të cilët u shpërbleyen me një vend të tretë.

Por të gjithë këta, nuk kanë luajtur për ekipe të vendit të tyre. Për shumë vite, Dinamo ka perfeksionuar biznesin duke krijuar talentë për t’i shitur klubeve më të mëdha.

Mamic dhe makinacioni kriminal në futbollin kroat

Zdravko Mamic dhe familaj e tij ka qenë e përfshirë në këtë skemë. Ish-presidenti i Dinamo Zagrebit u zhvendos në Bosnje-Hercegovinë para se Kupa Botërore të fillonte.

Zdravko Mamic (picture-alliance/Jurica Galoic/PIXSELL)

Një gjykatë e shpalli fajtor për pasurim të shpejtë, mashtrim të taksave dhe krime të tjera. Mamic, i cili startoi të shesë edhe ulëset e stadiumit, thuhet se ka marrë një ulje vjetore të pagave të futbollistëve kroatë që luajnë jashtë vendit – për gjithë kohën që ata do të kishin luajtur në ato ekipe.

Yje si Luka Modric, Mario Mandzukic, Dejan Lovren dhe ish lojtari Ivica Olic janë të përfshirë në këtë aferë. Modric, kapiteni i ekipit kombëtar, ka dhënë një deklaratë kontradiktore gjatë dëshmisë në gjykatë.

WM 2018 - Kroatien - England (imago/PanoramiC/A. Birard)

Herën e parë, ai e pranoi se i kishte paguar Mamicit, por më vonë do të tërhiqte fjalët. Tani dyshohet se ka gënjyer nën betim.

Futbolli kroat është i mbushur me skandale. Gjatë Kampionatit Evropian të vitit 2016, presidenti i Federatës së Futbollit Kroat, ish ylli i Kupës Botërore 1998, Dario Suker i kishte bërë presion trajnerit të Kroacisë rreth taktikave dhe zëvendësimeve gjatë lojës.

Gjërat nuk duken shumë mirë në ligën e futbollit kroat. Klubet si Split, Rijeka apo Osijeki ndihen të pafuqishme përballë marrëveshjeve të fshehta për të ngritur ekipin e Dinamo Zagrebit. Lojërat e kurdisura nuk janë vetëm thashetheme, rivalët do të habiteshin nëse loja nuk do të fitohej nga Dinamo e Zagrebit.

Franjo Tuxhman, presidenti i parë që e shpalli Kroacinë si shtet të pavarur, ishte i vetëdijshëm se futbolli është rruga e vetme për të përfaqësuar denjësisht kombin në niveli ndërkombëtar. Ai kishte një ndikim të madh në futbollin kroat.

Tani, vendi i vogël në brigjet e Adriatikut i ka të gjitha shansat për t’u bërë një gjigand i futbollit./Periskopi/