Mamografi falas për femrat më 8 mars

Periskopi.com Lajme

Për të shënuar 8 Marsin- Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në koordinim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe bashkëpunim me Klinikën e radiologjisë SHSKUK, do të fillojnë fushatën sensibilizuese “Zbulimi i hershëm-Mbijetesë”.

Nga dita e premte, 8 mars deri në fund të muajit mars, çdo ditë, prej orës 08:00 -14:00, në hapësirat e QKMF-së do të ofrohen shërbime falas të mamografisë së gjirit për gratë dhe vajzat mbi moshën 40 vjet.

“Sjellim në vëmendje se 1 nga 8 gra diagnostikohet gjatë jetës me kancer të gjirit. Mbi moshën 50 vjeç, rastet janë më të shpeshta. Mbrojtja më e mirë është zbulimi i hershëm”, thuhet në njoftimin e tyre.

Po ashtu, Mamografia është një metodë e përshtatshme për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Në një mamografi bëhen të dukshme edhe tumoret më të vegjël shumë më parë se të jenë të ndjeshëm me të prekur ose të njihen nga simptomat e tjera.

“Ftojmë gratë dhe vajzat që të na bashkohen në këtë fushatë dhe të informohen sa më mirë për këtë sëmundje, dhe rëndësinë e zbulimit të hershëm të saj”, thuhet ndër të tjerash në komunikatë.

 

QKUK ofron mamografi falas për gratë gjatë muajit tetor

Periskopi.com Shëndeti

Me rastin e shënimit të muajit tetor, si muaj i vetëdijesimit të luftës kundër kancerit të gjirit, Klinika e Radiologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) organizon fushatën e kryerjes së mamografisë gratis (pa pagesë) nga data 1 tetor deri më 31 tetor.

Qëllimi i fushatës këtë vit do të jetë kryerja e mamografisë  tek  femrat të cilat për herë të parë do të bëjnë këtë ekzaminim (mosha 40 vjeçare e sipër).

Këto ekzaminime do të ofrohen në një orar të veçantë të punës( në ndërrimin e dytë, vetëm për këtë fushatë, me qëllim që mos të ngarkohet  orari i   rregullt  i punës )

QKUK, përkatësisht Klinika e Radiologjisë  apelon tek të gjitha femrat që s’kanë bërë kurrë mamografi, të bëjnë patjetër( të moshës 40 vjeçe e sipër).

 

Mjeku i Onkologjisë tregon si zbulohet kanceri i gjirit dhe si shërohet

Periskopi.com Lajme

Mjeku i Onkologjisë, Ilir Kurteshi, ka treguar se si zbulohet kanceri i gjirit dhe se si mund të shërohet ai. Ai tregon shenjat që janë paralajmëruese të kësaj sëmundjeje, dhe shpejgon se kur rekomandohet mamografi.

Postimi i tij i plotë:

Çdo grua është e rrezikuar nga kanceri i gjirit. Ndaj çdo shenjë që paralajmëron këtë sëmundje të rëndë nuk duhet neglizhuar. Ketu shpjegohet se çfarë ndryshimesh në gji duhet të tërheqin vëmendjen. Gjithashtu ky shkrim shpjegon edhe diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjes.

Shenjat

Një grua duhet të shkojë menjëherë tek mjeku, nëse vë re shenja jo normale si:

– Zmadhim apo forcim të gjirit, që nuk është normale për të. Zakonisht, shumë gra para periodave kanë gjoks të fortë dhe të dhimbshëm, por kjo është një gjë normale.

– Gjëndra apo kokrra në gji ose nën sqetull.

– Skuqje, mahisje, enjtje në gjinj apo rreth tyre.

– Rrudhosje apo gropëzim të lëkurës së gjirit.

– Njeri gji është më i ulët se tjetri në mënyrë të pazakontë.

– Tërheqje nga brenda e thithave të gjirit ose rrjedhje lëngu apo gjaku prej tyre.

– Dhe çdo gjë tjetër që nuk i duket normale.

Por, jo të gjitha gjëndrat që mund të dalin në gji janë kancer. Megjithatë, pa frikë apo ankth, gruaja duhet drejtuar sa më shpejt tek mjeku, nëse vë re ndonjë ndryshim jo normal tek gjinjtë. Vetëm mjeku mund të bëjë dallimin.

Vetëkontrolli

Çdo grua duhet të përpiqet ta bëjë zakon bërjen e vetëkontrollit të gjirit një herë në muaj.

Vetëkontrolli i gjirit zgjat vetëm pak minuta. Nuk kushton fare, por të mbron jetën.

Vetëkontrolli i gjirit është vetëm një pjesë e kujdesit për gjirin. Ka edhe mënyra të tjera, të cilat kapin në faza shumë më të hershme kancerin e gjirit, siç është mamografia.

Mamografia

Mamografia është një lloj radiografie e gjirit, gjatë të cilës gjiri vendoset midis dy pjatave plastike. Mamografia e kap kancerin e gjirit shumë herët, atëherë kur ndryshimet nuk mund të shihen me sy apo të preken me dorë. Mamografia mund ta dallojë kancerin e gjirit rreth dy vjet para shfaqjes së shenjave, kur ka akoma shanse për t’u trajtuar me sukses. Gati gjysma e kancereve të gjirit, që arrijnë të kapen nga mamografia, janë akoma të vegjël dhe mund të trajtohen lehtë (pa hequr gjithë gjirin, pa lënë shenjë e mbi të gjitha pa rrezikuar jetën).

Moshat

Rekomandohet që të gjitha gratë nga mosha 35-40 vjeç e lart, duhet të bëjnë mamografinë çdo 1-3 vjet. Rreziqet për kancer të gjirit rriten me rritjen e moshës. Megjithatë, pavarësisht nga mosha, nëse një grua ka ndonjë shqetësim në gji, duhet të paraqitet menjëherë tek mjeku. Mjeku është ai që sqaron se çfarë duhet të bëjë gruaja dhe sa herë duhet të bëjë mamografinë.

Mamografia mund të bëhet në çdo kohë, por është mirë që femrat në moshën riprodhuese ta kryejnë mamografinë në fund të periodave. Në periudhën e menopauzës kryhet në çdo moment.

Përgatitjet për mamografi

Nuk duhet të përdoren deodorante, pudër ose lyerje me ndonjë solucion tjetër trupor ditën që gruaja shkon për të bërë mamografinë, sepse kjo ndikon në rezultatin e saj. Gruaja duhet të zhvishet nga mesi e lart, kështu që është mirë të veshë rroba të veçuara, bluza me fund ose pantallona. Disa gra mund të ndiejnë një shtypje apo dhimbje të lehtë të gjinjve gjatë mamografisë. Për pjesën më të madhe kjo është e durueshme. Disa prej tyre pijnë kokrra që përdoren për dhimbje koke, një orë përpara mamografisë, e cila lehtëson dhimbjen. Një mënyrë tjetër për ta zgjidhur këtë, është të mos shkojë për të bërë mamografinë një javë para ose gjatë periodave, pasi në këtë periudhë gjinjtë janë të tendosur dhe të dhimbshëm. Duhet planifikuar një periudhë tjetër për të bërë mamografinë.

Megjithatë, mamografia rekomandohet të bëhet një herë në 1-3 vjet, sidomos për moshat mbi 40 vjeç e lart. Kanceri i gjirit mund të shfaqet në çdo kohë, madje edhe nga një mamografi tek tjetra. Kështu që mamografia duhet bërë rregullisht. Bazuar në rezultatet e mamografisë së parë, mund të përsëritet, nëse mjeku e kërkon këtë. Mamografia nuk duhet bërë vetëm një herë në jetë, por në mënyrë të vazhdueshme çdo 1-3 vjet dhe për gjatë gjithë jetës!

Eko e gjirit

Eko e gjirit është një lloj tjetër kontrolli i gjirit, që kryet nga mjeku radiolog/onkolog. EKO e gjirit zakonisht rekomandohet për femrat e moshës 20 deri 40 vjeç, por mund të bëhet kur mjeku e rekomandon këtë.

Ekzaminimi klinik

Një vizitë tek mjeku apo një ekzaminim klinik i gjirit është një vizitë e thjeshtë e gjinjve nga personeli mjekësor i trajnua