Chelsea mposhtet thellë nga ‘Qytetarët’ e Guardiolës

Periskopi.com Sporti

Skuadra londineze, Chelsea, ka pësuar disfatë të thellë, duke u mposhtur 1:3 nga skuadra e Manchester Cityt, në derbin e javës së 17’të të Premierligës angleze, raporton Periskopi.

 

Fillimisht ‘qytetarët’ realizuan në minutën e 18’të të takimit, përmes mesfushorit gjerman, Gundogan. Kurse avantazhin e vijuan me golin e mesfushorit anglez, Foden, i cili shënoi në minutën e 21’të, ndërsa autor i golit që thelloi avantazhin e skuadrës së Guardiolës ishte belgu, De Bruyne.

Golin e vetëm për skuadrën e Chelseat e shënoi sulmuesi anglez, Odoi.

Me këtë fitore Manchester City ngjitet në pozitën e pestë me 29 pikë, teksa Chelsea radhitet e 8 me 26 pikë. /Periskopi