Manchester City vazhdon me fitore, rrëmben kreun

Periskopi.com Sporti

Manchester City ka fituar ndaj Aston Villas në ndeshjen e mbetur të javës së parë në Ligën Premier me rezultat 2-0.

Pjesa e parë nuk ishte me raste shumë edhe pse City kishte më shumë nga loja.

Me të filluar pjesa e dytë, vendasit filluan me sulme drejt portës kundërshtare.

Ilkay Gundogan dhe Joao Cancelo kishin rastet më të mirë në fillim të kësaj pjesëloje.

Goli erdhi në minutën e 79-të  me  Bernardo Silvan i cili me një goditje të bukur nga distanca për 1-0.

 

Në kohën shtesë City shënoi edhe një herë, kësaj radhe me Gundogan, i cili shënoi nga pika e bardhë (2-0).

Manchester City me këtë fitore kalon në pozitën e parë me 38 pikë, aq sa Leicester, por me një ndeshje më shumë se qytetarët.

Formacionet zyrtare: Man City – Aston Villa

Periskopi.com Sporti

Aston Villa, pas një pauze të shkurtër si pasojë e shpërthimit të COVID-19 në kampin e tyre, do të kthehet të luajë futboll përsëri.

 

Manchester City do ta presë skuadrën e udhëhequr nga Dean Smith dhe do të mundohet ta fitojë ndeshjen.

Më poshtë janë të paraqitura formacionet zyrtare:

Aston Villa: Martinez; Cash, Konsa, Mings, Targett; Douglas Luiz, McGinn, Traore, Barkley; Grealish, Watkins;

Manchester City: Ederson, Walker, Dias, Stones, Cancelo, Rodrigo, Gundogan, De Bruyne, Bernardo, Foden, Sterling.

MANCHESTER CITY mposht ‘Djajt e Kuq’, kalon në finale të EFL Cup

Periskopi.com Sporti

Kupa e Anglisë, sonte vuri në ballafaqim rivalët nga qyteti i Manchesterit, Unitedin ndaj Cityt, ku këta të fundit mposhtën ‘Djajt e Kuq’ me rezultat 0:2, raporton Periskopi.

Golin e parë për qytetarët e shënoi mbrojtësi anglez, Stones, kurse për 0:2 shënoi mesfushori brazilian, Fernandinho.

Me këtë fitore, City kalon në finale të EFL Kupës, atje ku e pret skuadra e Tottenhamit. /Periskopi

 

Shtyhet ndeshja Manchester City – Everton, kjo është arsyeja

Periskopi.com Sporti

Ndeshja mes Manchester Cityt dhe Evertonin e cila ishte e paraparë të zhvillohej sonte është shtyrë, përcjell Periskopi.

Takimi i shty pasi sulmuesi i Cityt, Gabriel Jesus dhe mbrojtësi, Kyle Walker kishin rezultuar pozitiv për koronavirus.

Nuk dihet ende data se kur do të zhvillohet ndeshja. /Periskopi

City merr fitoren e radhës, vazhdon ngjitjen në tabelë

Periskopi.com Sporti

Manchester City ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Newcastles, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Ligën Premier.

Qytetarët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit, duke krijuar shumë raste për gol.

Goli i parë erdhi që në minutën e 14-të pas një lojë të bukur të vendasve në zonë, ku Raheem Sterling asistoi te Ilkay Gundogan i cili shënoi për 1-0.

Në këtë pjesëlojë Kevin de Bryne kishte dy raste të mira, por nuk arriti të gjejë rrjetën.

Pjesa e dytë nisi sikurse e para, me gol për të besuarit e Pep Guardiolas.

Në minutën e 55-të, Ferran Torres ishte në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për të shënuar për 2-0.

Manchester City kishte edhe tri raste shumë të mira, ku dy herë u ndal Kun Aguero dhe një herë Bernardo Silva.

Me këtë fitore Manchester City ngjitet në pozitën e pestë me 26 pikë.

Manchester City – Newcastle, formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Manchester City do luajë ndeshjen ndaj Newcastle United në kuadër të xhiros së 15-të të Premierligës.

Për Citizens mungojnë Kyle Walker dhe Gabriel Jesus, të cilët rezultuan pozitivë ndaj COVID-19.

Për Newcastle pritet të mungojnë Saint-Maximilin dhe Fabian Schar rikthehet në formacionin bazë.

City gjendet në pozitën e nëntë me 23 pikë, ndërsa Newcastle qëndron në pozitën 12-të me 18 pikë.

Formacionet zyrtare të klubeve.

Manchester City: Ederson, Cancelo, Dias, Stones, Ake, Gundogan, Rodrigo, De Bruyne (C), Bernardo, Torres, Sterling.

Newcastle United: Darlow, Yedlin, Schar, Fernandez, Ritchie, Hayden, Longstaff, Murphy, Joelington, Almiron.

City barazon me ekipin e fundit në tabelë, shkak autogoli i mbrojtësit portugez

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Pep Guardiolës, Manchester City, nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në takimin ndaj West Bromit, të cilët gjenden në pozitën e parafundit të tabelën e Premierligës, shkruan Periskopi.

Fillimisht golin e avantazhit e shënuan ‘qytetarët’, kur pas një superaksioni rrjetën e gjeti turku me pasaportë gjermane, Ilkay Gundogan.

Ndërsa, goli i barazimit për ëet Bromin erdhi pas një gabimi të mbrojtësit portugezi, Dias, i cili shënoi në portën e gabuar.

Me këtë barazim, City radhitet e 6 me 20 pikë/ Periskopi

Dyshja përfekte e Cityt: Sterling asiston, Gundogan shënon

Periskopi.com Sporti

Manchester City dhe West Brom po zhvillojnë sonte takimin e tyre në kuadër të xhiros së 13’të të Premierligës angleze, shkruan Periskopi.

Kur po zhvillohet minuta e 30’të e ndeshjes, ‘qytetarët’ kanë arritur ta shënojnë golin e epërsise, ku rrjetën e gjeti turku me pasaportë gjermane, Ilkay Gundogan, pas një superasisti të Sterlingut.

Shihni golin. /Periskopi

Ish-futbollisti i Manchester Cityt rikthehet nga pensionimi për të luajtur vetëm një ndeshje

Periskopi.com Sporti

oelen Lescot është rikthyer nga pensionimi për të zhvilluar vetëm një ndeshje zyrtare.

Lescot ishte pensionuar nga futbolli në vitin 2018, ndërsa tashmë është bërë zyrtar transferimi i i tij tek skuadra spanjolle, Racing Murcia.

Ai do të zhvillojë vetëm një ndeshje me këtë skuadër sipas gazetarit të njohur italian, Gianluca Di Marzio.

Ndeshja në të cilën Lescot do të luajë është ndaj Levantes në kuadër të “Copa Del Rey” .

Lescot në të kaluarën ka luajtur në shumë ekipe të Premier Ligës si Everton, Manchester City, Aston Villa dhe Wolves.

Aktualisht ai është 38 vjeçar.

Nuk ka fitues në ‘Etihad Stadium’, Manchester City ndanë pikët me Liverpoolin

Periskopi.com Sporti

Ka përfunduar derbi në kuadër të xhiros së tetë të Premier Ligës angleze, midis skuadrës së Manchester Cityt dhe kampionit aktual të kësaj lige, Liverpoolit, shkruan Periskopi.

Ishin mysafirët të parët ata që përmes golit të egjiptiasit, Mo Salah kaluan në avantazh qysh në minutën e 12’të të takimit.

Nuk vonoi shumë dhe goli i Liverpoolit prvokoi reaksionin e skuadrës venadase, të cilët qysh në minutën e 31’të, saktësisht 19 minuta pas diavantazhit, realizuan golin e barazimit.

Autor i golit për qytetarët ishte sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus.

Pep Guardiolës i mungoi sulmuesi kryesor Aguero dhe Fernandinho, kurse Klopp nuk llogariti në shërbimet e Thiagos, Fabinho dhe Van Dijk. /Periskopi

Leedsi i Bielsas ndalë Man Cityn e Guardiolas me një barazim në ndeshjen absolutisht brilante

Periskopi.com Sporti

Leeds United dhe Manchester City na dhuruan emocione të jashtëzakonshme në ndeshjen e tyre sot, e cila përfundoi me rezultat 1-1.

Ishte një përballje e jashtëzakonshme, me raste nga të dyja anët, ashtu sic ndodhë gjithmonë kur ndeshen dy teknikë gjenialë si Marcelo Bielsa e Pep Guardiola, shkruan Periskopi.

Nga njëra pjesë e fushës në tjetrën, takimi shumë lehtë ka mundur të fitohej nga secila skuadër dhe për asnjërën nuk do të ishin tri pikë të pa merituara.

Ishte City ajo që kaloi e para në epërsi përmes Raheem Sterlingut në minutën e 17-të, përmes një goditjeje të bukur nga brendësia e zonës.

Mirëpo, nikoqirët u rikthyen në minutën e 59-të duke barazuar përmes Rodrigos, derisa në vazhdim pati raste të njëpasnjëshme, por jo edhe gola.

Pas këtij barazimi, Leedsi zë pozitën e pestë me shtatë pikë, ndërsa City të 10-tën me katër pikë, por një ndeshje më pak të luajtur se rivali i sotëm. /Periskopi.com/

E ‘kukushme’: Man.City poshtërohet nga Leicesteri në shtëpi

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Leicesterit ka arritur ta nxjerrë një fitore të madhe në përballjen e saj kundër Manchester Cityt, duke mundur këta të fundit në terrenin e saj me rezultat 2:5, transmeton Periskopi.

Kampioni i anglez nga sezoni 2015-2016, Leicester, ka arritur t’i realizojë plot 5 gola kundër ‘qytetarëve’ të Guardiolës, derisa këta të fundit gjetën rrjetën dy herë.

City ka humbur tri pikë shumë të rëndësishme, të cilat do t’i ndihmonin për ta vazhduar mbarë sezonin e ri. /Periskopi

Pep Guardiola jashtëzakonisht i shqetësuar: Kemi vetëm 13 lojtarë

Periskopi.com Sporti

Pavarësisht suksesit 2-1 kundër Bournemouth, Manchester City duket se është në vështirësi. Të paktën kjo është ajo që kuptohet nga fjalët e teknikut Pep Guardiola. Duke folur pas ndeshjes së Carabao Cup, spanjolli ka komentuar situatën e emergjencës që po kalon organika e tij, e copëtuar nga dëmtimet e nga mungesat për shkak të Koronavirus.

“Me situatën që kemi tani, kemi nevojë për lojtarët e Akademisë. Kemi vetëm 13 lojtarë në formë të skuadrës së parë”, ka komentuar me trishtim e i preokupuar Guardiola. “Me problemet që kemi përpara, ai do të mbetet me ne. Do ta përdorim”, vazhdoi tekniku duke iu referuar të riut Liam Delap, djali i të famshmit Rory Delap, futbollist irlandez që ka luajtur gjatë për Derby County, Southampton e Stoke City.

“Nuk mund të harrojmë se ka lojtarë, ekzaktësisht si Phil (Foden), që është 17 vjec. Ka shumë gjëra për të përmirësuar. Nuk mund të përshpejtojmë progresin e cdo lojtari të ri. Por në cdo rast duhet thënë se Akademia po na jep shumë dorë. Kanë persona shumë të përgatitur që ndihmojnë djemtë. Jason Wilcox është shefi i Akademisë e na ndihmon të kemi këta lloj lojtarësh”.

Shuma drithëruese që Messi do të përfitonte për pesë vite nëse transferohet te Man City

Periskopi.com Sporti

Manchester City është i gatshëm të bëjë një çmenduri për të sjellë Leo Messin në Angli.

“Qytetarët” po përgatisin një super kontratë për yllin argjentinas, me sulmuesin që do përfitojë rreth 500 milionë euro në 5 vite.

Kontrata do jetë e ndarë në tre vite tek City dhe dy vite të tjera tek klubi simotër i Cityt në Amerikë, New York City.

Një ofertë e tillë jo vetëm që është joshëse në aspektin fianciar, por i jep mundësinë Mesit të luajë deri në moshën 38 vjeçare.

Zhvillime të bujshme: Guardiola është në Barcelonë, takohet me Messin

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka udhëtuar drejt Barcelonës, raporton Insporti.

Trajneri katalunas ka udhëtuar nga Manchesteri drejt qytetit të Barcelonës ku pritet të ketë një takim në katër sy me Lionel Messin.

Messi ditë më parë përmes një burofaxi ka njoftuar bordin e Barcelonës për vendimin e tij për largim nga “Camp Nou” pas 19 vjetësh.

Image

Babai i Messit e konfirmon për L’Equipe: Ai do të transferohet te Man City

Periskopi.com Sporti

Pas prishjes së mardhënieve me Barcelonën, Lionel Messi po afrohet gjithnjë e më shumë me Manchester City. Nga Spanja e Franca vijnë konfirmime: sipas programit sportiv ‘Jugones’,

‘Pleshti’ ka vendosur që pjesën tjetër të karrierës do ta luajë në klubin e Premier League. Argjentinasi ka organizuar tashmë një takim në Barcelonë me Pep Guardiolën. Tekniku ndodhet këto ditë në kryeqytetin katalanas e, me sa duket, të dy do të shihen së shpejti.

E për francezët e ‘L’Equipe’ edhe i ati i kampionit, Jorge, ia ka konfirmuar destinacionin e ardhshëm të të birit drejtorit sportiv të Psg Leonardo.

Pas lajmit për thyerjen e raporteve mes Messi e Barcelonës, braziliani ka telefonuar menjëherë Jorge Messi për tu informuar për situatën e për ti komunikuar interesin e klubit të Ligue 1. Babai i Leos, sipas informacioneve të të përditshmes franceze, është përgjigjur se i biri ka zgjedhur të impenjohet me City.

Man City përpilon listën me pesë lojtarë për Barcelonën: Zgjidhni mes këtyre për Messin

Periskopi.com Sporti

Lionel Messi mbetet larg nga Barcelona e nuk ka ndërmend të ndryshojë mendim.

Në Spanjë shpresojnë tek dorëhqeja e presidentit Bartomeu për të bindur Pleshtin të qendrojë, por Manchester City, Inter e Paris Saint-Germain vazhdojnë të punojnë për ëndërrën.

Sulmuesi duhet të kthehet në Barcelonë mes të dielës e të hënës, kur edhe pritet një deklaratë zyrtare, por deri në atë moment Citizens dhe Guardiola shpresojnë ti kenë vënë gjërat në vijë

Manchester City shpreson që Messi të lirohet me parametër zero, por në rast të kundërt, ka një listë lojtarësh për ti ofruar Barcelonës për argjentinasin: Eric Garcia (që Barça e kërkon), Gabriel Jesús, Bernardo Silva, Angeliño e Mahrez.

Dicka mund të ndodhë në këtë drejtim, pasi sipas Sport, Barcelona nuk është e sigurtë që Messi do të prezantohet në rifillimin e stërvitjeve të parashikuar në 31 gusht: burofax-i me të cilin kapiteni kërkoi të lihet i lirë, përmban frazën “me efekt nga 30 gushti” e kështu, nëse ditën tjetër do të shfaqej në grumbullim, do të ishte si të shfuqizonte veprimin ligjor.

ISH-MENAXHERI: “KUSH MERR MESSIN DUHET TË MENDOJË GJËRA TË MËDHA”
Por City nuk duhet të rrijë edhe shumë i qetë, sepse sipas Josep Minguella, ish-menaxheri i Messi, rreziku më i madh vjen nga Serie A: “Pozicioni fiks është se Leo dëshiron të largohet e të mos qendrojë në Barcelonë. Raportet personale janë më të thjeshta me Manchester City, për Leon është si një Barcelonë e dytë duke partur parasysh shumë drejtues me një të kaluar blaugrana. Psg duket se është tërhequr pas, Inter është një skuadër e madhe italiane, por kush do të marrë Leon duhet të mendojë gjëra të mëdha. Futbolli italian prej 3-4 vjetësh është kthyer një kampionat i rëndësishëm, me lojtarë si Ronaldo e Lukaku”.

Gati punë e kryer? Aguero largon numrin ’10’ nga Instagrami, e liron për Messin te Man City? Kjo është e vërteta

Periskopi.com Sporti

Ylli i Manchester City-t, Sergio Aguero ka hequr numrin 10 nga emri në Instagram.

Të gjithë mendonin se kjo heqje ishte ngase kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi është i lidhur me kalimin në “Etihad”.

Ka pasur spekulime që Aguero e ka hequr numrin shkaku që Messi e mban gjithë numrin 10 në fanellë, andaj do t’ia lirojë.

Mirëpo, e vërteta është që këtë ndryshim të emrit, Aguero e ka bërë me 10 dhjetor të vitit 2019.

Andaj, nuk ka fare lidhje me kalimin e Messi-t në “Etihad”.

Sidoqoftë, gjiganti anglez i ka ofruar kontratë trevjeçare gjashtë herë fituesit të Topit të Artë dhe mbetet të shihet nëse do realizohet transferimi.

Man City gati ofertën bombastike për Messin: 200 milionë plus tre lojtarë

Periskopi.com Sporti

Manchester City shihet si skuadra favorite për të nënshkruar me Lionel Messin i cili ka shprehur dëshirën për tu larguar nga Barcelona.

Shumë faktorë bëjnë “qytetarët” klubin favorit për të rrëmbyer 6 herë fituesin e Topit të Artë, duke përfshirë buxhetin e madh, trajnerin Pep Guardiola si dhe sulmuesin Kun Aguero që është një mik i ngushtë i Messit.

Ka qenë gazetari i specializuar për transferime, Tancredi Palmeri që ka zbuluar se Manchester City po përgatit një ofertë bombastike në drejtim të Barcelonës.

Citizens janë gati të ofrojnë 200 milionë euro para kesh si dhe 3 futbollistë për ta bindur Barcelonën të heqë dorë nga kapiteni i tyre.

Qendërmbrojtësi Eric Garcia, mbrojtësi i majtë Angelino si dhe sulmuesi brazilian Gabriel Jesus janë lojtarët që pritet të përfshihen në ofertë nga City.

Duke parë vlerën e futbollistëve, atëherë transferimi i Messit te Cityt pritet në total të kushtojë rreth 300 milionë euro.

Barcelona pas mbrojtësit të Manchester Cityt

Periskopi.com Sporti

Në kuadër të riformatimit të përbërjes së formacionit bazë të skuadrës katalonase, trajneri i kësaj të fundit, tulipani Koeman, ka targetuar mbrojtësin e klubit anglez, Angelino, shkruan Periskopi.

Vlera e mbrojtësit të majtë kap vlerën e  30 milion € .

Vlenë të theksohet se, mbrojtësi spanjoll kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar si huazim në RB Leipzig dhe ndihmoi klubin gjerman në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.