Tag: Manchester United dhe Chelsea

Martial e Fernandes nuk e përmbajnë vetën, përqafojnë ngrohtësisht njëri-tjetrin
Ekipi i Unitedit bëri lojë mjaftë të mirë mbrëmë, kështu duke fituar kundër ekipit të Cityt.
Golin e parë për “Djajtë e Kuq” e shënoi Martiali nga një super asist i Bruno Fernandesit, duke çuar në këmbë gjithë ‘Old Traffordin’.
Padyshim se gëzimin dhe emocionet nuk mund t’i fshihte as dyshja Bruno dhe Martial të cilët i dhanë njëri – tjetrit një përqafim mjaftë të ngrohtë.
Edhe pas kësaj në një postim në rrjetin e tij Instagram Fernandes, mbishkrim në fotografinë përqafuar së bashku me Fernandesin, shkroi: “Manchester është i kuq. Më në fund ju shënuat me ndihmën time @ martial_9”.
https://www.instagram.com/p/B9fHfoTBTxk/?utm_source=ig_embed
Videon e dyshes duke festuar golin mund ta shihni më poshtë. /Periskopi.com/
https://twitter.com/VizuUtd/status/1236721955648258053

Festimi i Rashford me simbolin e shqiponjës, hap debat në rrjetet sociale
Në ndeshjen mes Manchester United dhe Chelsea, ishte Rashford që zhbllokoi rezultatin me anë të një penalltie. Por në rrjetet sociale po komentohet edhe festimi i 21 vjeçarit pas shënimit të golit. Pasi tregoi fanellën e United, Rashford festoi duke formuar me duar simbolin e shqiponjës.
Në Twitter, të shumë janë tifozët që pyesin përse lojtari i Kombëtares së Anglisë zgjodhi pikërisht këtë simbol për të festuar.
Festimi me shqiponjë u ‘ndërkombëtarizua’ në Botërorin 2018, kur në ndeshjen kundër Serbisë dy futbollistët shqiptarë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, i festuan golat me këtë simbol. Ata u dënuan nga FIFA për festimin me 10 000 franga zivcerane.



