Manchester Unitedi nuk merr më shumë se një barazim në udhëtim te West Bromi

Periskopi.com Sporti

West Bromwich Albion dhe Manchester United kanë luajtur baras (1-1) në ndeshjen e xhiros së 24 në Ligën Premier, e cila u zhvillua në ‘The Hawthorns’.

Skuadra vendase shënoi një gol të hershëm (2’), kur Mbaye Diagne priti një harkim nga Conor Gallagher dhe shënoi me kokë.

Në fund të pjesës së parë (44’), rezultati u barazua me golin e Bruno Fernandes, i cili priti një top në zonë dhe shënoi me vole.

Të dyja skuadrat patën rastet e tyre në fraksionin e dytë, ndërkohë që pati një shqyrtim të VAR-it për penallti për Djajtë e Kuq që nuk u akordua.

Shanset vazhduan deri në mbyllje të sfidës, por edhe pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit shifrat ishin identike.

Manchester Unitedi ndodhet në vend të dytë në tabelë me pikë të barabarta me Leicester Cityn që ndodhet një pozitë më poshtë, kurse lideri Manchester City ka shtatë pikë më shumë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndeshja Man Utd – Real Sociedad mund të luhet në Torino – kjo është arsyeja

Periskopi.com Sporti

Takimi i ‘Djajve të Kuq’ me Real Sociedadin mund të zhvendoset në një vend tjetër, kjo për shkak të kufizimeve aktuale të udhëtimit në Spanjë, transmeton Periskopi.

Si vend alternativ për t’u zhvilluar ndeshja po shihet qyteti i Torinos. Ndeshja e cila luhet në kuadër të Ligës së Evropës do të zhvillohet me datë 11 shkurt, por vendi nuk dihet akoma.

Kuptohet që një vendim se ku do të zhvillohet loja duhet të jetë brenda 24 orëve të ardhshme. /Periskopi

Gabim amatoresk i mbrojtjes së Liverpoolit, Manchester United në epërsi

Periskopi.com Sporti

Sonte po shohim derbin e zjarrtë dhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Ole Gunnar Solskjaer dhe Jurgen Klopp, Periskopi.

Është skuadra e Solskjaer ajo që ka arritur në këtë pjesë të dytë ta shënojë golin e radhës, duke i çuar në 2:1 shifrat e rezultatit.

Autor i golit për ‘Djajt’ është Marcus Rashford.

Shihni golin. /Periskopi

 

Shorti në FA Cup: Manchester United kundër Liverpoolit

Periskopi.com Sporti

Është hedhur shorit i “FA Cup” për rundin e katërt, transmeton Periskopi.

Ndeshja më interesante do të jetë ajo mes Manchester Unitedit dhe Liverpoolit. Kjo ndeshje pritet të luhet me 23 apo 24 janar.

Chelsea do të ketë punë të lehtë. Ata do të luajnë kundër Luton Town. Tottenham do të luaj kundër Wycombe Wanderes.

Ja shorti:

Image

Manchester Unitedi merr fitoren e radhës, i shton presionin Liverpoolit

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Manchester Unitedit ka realizuar triumfin e radhës, pasi sonte ‘Djajtë e Kuq’ e kanë mposhtur me rezultat të ngushtë skuadrën e Aston Villës, shkruan Periskopi.

‘Djajtë e kuq’ kaluan në avantazh pas golit të Anthony Martial në pjesën e parë, por ‘Villanët’ barazuan përmes Bertrand Traore.

Kurse, golin e fitores për Man Utd e realizoi Bruno Fernandes nga penalltia.

Me këtë fitore skuadra e Ole Gunnar Solskjaer ka 33 pikë në vendin e dytë, aq sa ka edhe Liverpooli që është lider për shkak të goldiferencës më të mirë.

Reagimi i Bruno Fernandesit ndaj golit të fitores nga Marcus Rashford kundër Wolvesit është kapur nga kamera

Periskopi.com Sporti

Ishte e shkruar që viti 2020 për Manchester Unitedin të përfundonte me një moment heroik nga Marcus Rashfordi.

Një Wolves i organizuar u duk se kishte siguruar një pikë nga ndeshja, para se 23-vjeçari të shënonte në minutën e 93-të për të marrë pikët e plota, transmeton Periskopi.

Një prej atyre që e shijoi më së shumti golin e Rashfordit ishte padyshim bashkëlojtari, Bruno Fernandes.

Portugezi, i cili ka shënuar 15 gola në të gjitha garat këtë sezon, luajti fillimisht topin mbi mbrojtjen e ‘Ujqërve’.

Rashford vazhdoi tutje dhe eventualisht shënoi me një devijim nga Romain Saiss – i cili sapo ishte shpallur ‘Njeriu i Ndeshjes’.

Shikoni më poshtë reagimin e Fernandesit. /Periskopi.com/

‘Djajtë e Kuq’ dy pikë larg kreut – Marcus Rashford futbollisti i mbrëmjes

Periskopi.com Sporti

Manchester United ka fituar në frymën e fundit ndaj Wolverhampton Wanderersin në kuadër të javës së 16-të në Ligën Premier me rezultat 1-0.

Wolves rrezikuan të parët me anë të Ruben Neves në minutën e 13-ë, mirëpo goditja e tij përfundoi jashtë porte.

Bruno Fernandes (34’) kishte një mundësi ideale që të kalonte Djajtë e Kuq në epërsi, por goditja e tij u ndal nga portier Rui Patricio.

Në 45 minutat e dytë, Edinson Cavani arriti të tundte rrjetën në minutën e 70-të, por goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Paul Pogbas më pas lëshoi një goditje të fuqishme drejtë portës mysafire, por sërish në vend ishte Patricio.

 

Ishte Marcus Rashford që ia siguroi Unitedit tri pikë të arta në Old Trafford, pasi shënoi në minutën e 90+4-të.

Unitedi me këtë triumf ka kaluar në vendin e dytë me 30 pikë, e në javën e 17-të takohet me Aston Villën më 1 janar.

Manchester Unitedi kalon në gjysmëfinale të EFL Cup – mposht Evertonin krejt në fund

Periskopi.com Sporti

Manchester Unitedi ka arritur të fitojë në fund te Evertoni me rezultat 2-0 në ndeshjen çerekfinale të EFL Cup.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Unitedit, i cili krijoi më shumë raste dhe menaxhoi lojën.

Megjithatë, edhe pas rasteve të Donny Van de Beek (7’), Bruno Fernandes (14’), Edinson Cavani (17’), Mason Greenwood (25’) dhe Gylfi Sigurdsson (37’) portat mbetet të paprekura.

Në pjesën e dytë, përsëri Djajtë e Kuq patën diçka më shumë nga loja dhe rastet, ndërsa vetëm në fund arritën ta shënojnë dy gola.

Cavani (49’) dhe Alex Telles (81’) patën rastet më të mira, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat.

Megjithatë, në minutën e 88-të ishte Cavani, i cili shënoi një supergol për 0-1 dhe Atnhony Martial (90+) që shënoi për 0-2 dhe vulosi fitoren.

Pas kësaj fitore, Unitedi kalon në gjysmëfinale të EFL Cup ku e pret rivali i madh lokal, Manchester City.

Leeds pëson humbje të tmerrshme nga Manchester United, u shënuan gjithsej 8 gola

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Manchester United ka realizuar triumf të thellë në ballafaqimin e saj kundër të (ri) promovuarëve në Premier Ligës, klubit të Leeds United, duke ia shënuar kësaj të fundit plot 6 gola, raporton Periskopi.

Serinë e golave për ‘Djajtë e Kuq’ e nisi qysh në start të lojës, përkatësisht në minutat 1 dhe 4, kur McTominay realizoi dy herë radhazi,  për 1:0, përkatësisht për 2:0.

Golin e tretë dhe të gjashtë e shënoi mesfushori portugez, Bruno Fernandes.

Për 4:0 shënoi mesfushori suedez, Lindelof, kurse për 5:0 rrjetën e gjeti uellsiani, Daniel James.

Në anën tjetër, skuadra e Bielsas, Leeds arriti të shënonte dy herë në portën e ‘djajve’.

Cooper në minutën e 42 dhe Dallas në minutën e 73’të, ishin golashëuesit e mysafirëve.

Me këtë fitore Manchester Unitedi ngjitet në pozitën e tretë me plot 26 pikë të grumbulluara, me Leeds që pozicionohet në pozitën e 14 me 17 pikë. /Periskopi

Man United shumë të fort për Leeds, shënon edhe golin e katërt

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Manchester Unitedit ka arritur ta shënojë edhe golin e radhës ndaj Leeds, duke i cuar në 4:0 shifrat e rezultatit, përcjell Periskopi.

Golin e 4’të për ‘Djajtë e Kuq’ e shënoi mbrojtësi suedez, Lindelof, i cili shënoi në minutën e 37’të të takimit.

Shihni golin. /Periskopi

https://streamable.com/phfidz

Vendos Barcelona: Në këtë datë zgjidhet presidenti i ri

Periskopi.com Sporti

Barcelona ka vendosur datën për zgjedhjet e tyre të ardhshme presidenciale. Vendimi u mor në një takim bordi të enjten mbrëma dhe ishte që zgjedhjet të zhvilloheshin të dielën e 24 janarit 2021.

Vendimi ishte midis datës 24 ose 17 janar, me bordin që zgjodhi të parin edhe pse Barcelona luan jashtë në Elche atë fundjavë.

“Gjatë javëve të ardhshme kalendari përfundimtar zgjedhor do të zyrtarizohet, si dhe vendet dhe logjistika e të gjithë procesit”, thuhet në deklaratën e Barcelonës.

Presidenti që do të fitojë zgjedhjet më 24 janar do të ketë një afat të ngushtë për të lëvizur në tregun e transferimeve nëse ai synon të kërkojë përforcime në skuadrën e Ronald Koeman.

Afati kalimtar dimëror hapet në 4 janar dhe mbyllet në 1 shkurt, kështu që bordi i ardhshëm do të ketë vetëm një javë për të vepruar.

Në këtë moment, kandidatët që kanë njoftuar synimin e tyre për të kandiduar për president të Barcelonës janë Victor Font, Toni Freixa, Agusti Benedito, Jordi Farre, Luis Fernandez Ala dhe Xavier Vilajoana.

Fushata elektorale do të zgjasë një javë, nga 15 janar deri më 22 dhe vetëm anëtarët e moshës ligjore të votimit do të jenë në gjendje të votojnë – ata do të duhet të jenë anëtarë për një vit dhe që nuk janë pezulluar kurrë. Votimi elektronik nuk do të lejohet dhe të gjithë kandidatët duhet të mbledhin të paktën 2,264 nënshkrime.

Fituesi i zgjedhjeve do të ketë një mandat sfidues gjashtë-vjeçar përpara tyre. Ata do të duhet të injektojnë jetën në një ekip të plakur dhe të ngadaltë dhe të përpiqen ta rikthejnë Barcelonën në nivelin e super-elitës së Evropës.

Sidoqoftë, më e ngutshmja do të jetë bindja e Lionel Messi për të qëndruar, pasi argjentinasi mund të nënshkruajë për këdo në verë, pasi do të mbetej lojtar i lirë.

Gafat për klubin e Manchester Unitedit nuk kanë të ndalur, ja gabimi drastik që bëri mbrëmë llogaria e tyre zyrtare në Twitter

Periskopi.com Sporti

Llogaria zyrtare e klubit të Manchester Unitedit në Twitter, mbrëmë pas humbjes së tyre në Ligën e Kampionëve ndaj klubit turk, Istanbull Basaksehir, bëri një postim duke përdorur aksidentalisht hashtag-un e Europaligës, postim ky që u fshi shumë shpejt, përcjell Periskopi.

Fansat nuk u çuditën nga ky postim i tyre duke thënë se, ‘klubi nuk është për më shumë, meriton të jetën e Ligën e Evropsë, apo edhe disa që nuk kanë ambicie më shumë se për EUL’.

Image

Përveç kësaj, mbrëmë skuadra e Ole Gunnar Solskjaer rrëshqiti me një seri gafash në mbrojtje.

Megjithatë, pas tre ndeshjeve të luajtura, Man Utd ende qëndron në krye të Grupit H pasi RB Leipzig siguroi një fitore 2-1 kundër PSG, megjithëse disfata e tyre e fundit ka sjellë shqetësime të mëdha. /Periskopi

Solskjaer nën ethe për punën e tij: Sonte Man United i shkon Basaksehirit, formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Manchester United sonte i shkon Basaksehirit në ndeshjen e vlefshme për Grupin H të Champions Leagues.

Ole Gunnar Solskjaer duhet ta rikthejë skuadrën drejt fitoreve, pas humbjes zhgënjyese 1-0 kundër Arsenalit në Premier League.

Ndeshja fillon nga ora 18:55. Më poshtë, formacionet zyrtare. /Periskopi.com/

Basaksehir:

Manchester United:

Image

Arsenali triumfon ndaj Manchester Unitedit

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Arsenalit e ka mposhtur Manchester Unitedit në terrenin e kësaj të fundit, në takimin që u luajt në kuadër të javës së shtatë të Premier Ligës angleze, shkruan Periskopi.

Ishte Pierre-Emerick Aubameyang ai që e mori përgjegjësinë për ekzekutimin e penalltisë dhe në minutën e 69-të e kaloi Arsenalin në epërsi.

Skuadra e Mikel Artetës arriti ta mbajë epërsinë deri në fund, kështu duke u larguar nga Old Trafford me tri pikë.

PSG-Manchester United, formacionet e mundshme

Periskopi.com Sporti

Manchester United janë në një pozitë jo të mirë në mbrojtje ku duhet të bëjnë zgjidhje para lojës ndaj PSG në Ligën e Kampionëve.

Kapiteni Harry Maguire së bashku me mbrojtësin tjetër Eric Bailly nuk kanë udhëtuar me ekipin shkaku i lëndimeve, duke e lënë kështu vetëm Victor Lindelof si mbrojtësin e vetëm të ekipit kryesor. Timothy Fosu-Mensah dhe Axel Tuanzebe janë gjithashtu të gatshëm.

Alex Telles do të mund ta bëjë debutimin e tij ku mund të përdoret edhe si mesfushor krahu nëse Manchesteri paraqitet me pesë mbrojtësa në formacion. Me mungesën e Maguire kapiten sot do jetë Bruno Fernandes për herë të parë.

Mason Greenwood dhe Jesse Lingard po ashtu nuk kanë udhëtuar me ekipin, duke mbetur në shtëpi me Edinson Cavanin i cili po vazhdon punën me fitnesin e tij.

Ndërkaq probleme më të mëdha ka ekipi i PSG ku trajneri Thomas Tuchel është shprehur se gjithsej ka vetëm 11 lojtarë të gatshëm për lojë. Maurio Icardi, Juan Bernat dhe Thilo Kehrer nuk do jenë të gatshëm shkaku i lëndimeve ndërkaq Marquinhos, Marco Verrati, Julian Draxler dhe Danilo Pereira janë në dyshim nëse do të mund të paraqiten. Po ashtu edhe Leandro Paredes do të mungojë pas një lëndimi që mori ndaj Nimes në fundjavë. Neymar dhe Mbappe do të paraqiten ku shikojnë të vazhdojnë serinë e mirë të golave ku të dy brenda katër sezoneve kanë shënuar 166 gola.

Manchester United luan si mysafir ndaj PSG në stadiumin “Parc des Princes” me fillim nga ora 21:00 në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Formacionet e mundshme të dy ekipeve janë këto:

Manchester United (3-5-2): De Gea; Tuanzebe, Lindelof, Shaw; Wan-Bissaka, Matic, Pogba, Fernandes, Telles; Rashford, Martial

PSG (4-3-3): Navas; Florenzi, Diallo, Kimpembe, Kurzawa; Herrera, Marquinhos, Rafinha; Di Maria, Neymar, Mbappe.

Bëhet edhe më e vështirë sfida e Manchester Unitedit ndaj PSG-së – mungojnë dy yjet e ‘Djajve’

Periskopi.com Sporti

Manchester United do ta ketë një përballje mjaft të vështirë nesër kundër Paris Saint-Germain, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Mirëpo, me skuadrën angleze për këtë sfidë nuk kanë udhëtuar edhe dy futbollistë të njohur.

Bëhet fjalë për Edinson Cavanin dhe Harry Maguire, e për të cilët nuk është treguar saktësisht arsyeja e mosudhëtimit.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat angleze, Cavani pritet të qëndrojë në Angli dhe të vazhdojë me stërvitje.

Man United barazon kundër Newcastlet, shënon mbrojtësi më i shtrenjtë në histori

Periskopi.com Sporti

Manchester United ka barazuar rezultatin kundër Neëcastle Unitedit në 1-1.

Harry Maguire ka qëlluar me kokë rrjetën, pas një asistimi nga Juan Mata në zonë nga këndorja.

Maguire shënoi në minutën e 23-të, pasi Shaw kishte kaluar Newcastlen në epërsi në minutën e dytë me një autogol.

Shikoni golin e Maguire më poshtë. /Periskopi.com/

 

Man United e pëson pas vetëm dy minutave lojë kundër Newcastlet, autogol nga Shaw

Periskopi.com Sporti

Manchester United e ka pësuar si mysafir i Neëcastle Unitedit.

Luke Shaw ka realizuar autogol pas vetëm dy minutave lojë.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Newcastle – Man United fillon pas pak, këto janë formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshejn Newcastle United – Manchester United.

Man Utd synon të kthejë rezultatet e mira, në një terren mjaft të vështirë si ai i skuadrës së Newcastle.

‘Djajtë e kuq’ ndonëse shihen favoritë në letër, nuk pritet ta kenë lehtë në fushën e blertë.

Ndeshja mes Newcastle dhe Man Utd luhet me fillim nga ora 21:00.

Më poshtë,formacionet zyrtare për këtë ndeshje.

Newcastle:

Man United:

Image

Pogba përsëri publikisht shprehu dëshirën të luajë për Real Madridin, reagon fuqishëm Solskjaer

Periskopi.com Sporti

Sa herë që Paul Pogba përmend Real Madridin, trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, reagon fuqishëm publikisht dhe me plot bindje thotë se ai do të qëndrojë edhe disa vite te “Djajtë e Kuq”.

Ditë më parë, Pogba, ashtu si vitin 2019, publikisht përsëriti dëshiron për ta veshur fanellën e Realit dhe të punojë me Zinedine Zidane.

Por, kjo nuk do të ndodhë, të paktën edhe dy sezone, pasi francezit i skadon kontrata në vitin 2022.

“Paul është lojtari ynë, ai do të qëndrojë këtu edhe për dy vite”, tha Solskjaer.

“Jam i sigurt se Paul është i fokusuar që të bëjë më të mirën për ne dhe të gjithë duam të shohim më të mirën nga Pogba dhe jam i sigurt se për disa vite do ta nxjerrim më të mirën nga ai”.