Shqiptari goditet me veturë teksa shkonte në punë në Manhattan, gjendja e tij kritike

Periskopi.com Lajme

Një shofere e pakujdesshme ka goditur me automjetin e saj “SUV” dy këmbësorë.

Ngjarja ka ndodhur të premten pasdite në Manhattan.

Njëri prej të plagosurve mësohet se është Alfred Poçari nga Shqipëria i cili ka pësuar traumë të fortë në tru dhe mjekët nuk e dinë nëse do të mbijetojë.

E plagosur është edhe një grua 65-vjeçare që gjithashtu është lënduar. Dy të goditurit nuk kishin lidhje me njëri-tjetrin përveç fatkeqësisë që u gjendën të dy në vendin e aksidentit.

Alfredi ishte duke shkuar në punë aty afër kur u godit nga vetura.

Gjysh i tri binjakeve, ai punonte si roje dere në një nga pallatet e banimit, në West End Avenue dhe nga reagimet e banorëve dukej se gëzonte respektin dhe dashurinë e të gjithëve.

Duke folur për median lokale shumë prej tyre kanë folur fjalët më të mira për të dhe kanë shprehur tronditjen për atë që ndodhi. Disa kanë fajësuar ndryshimet në trafik të vendosura disa vjet më parë që kanë shtuar rrezikun e incidenteve në atë udhëkryq, shkruan Illyriapress.com.

Disa banorë të lagjes duan të fillojnë një aksion për të ndryshuar rregullat dhe semaforët në kryqëzimet e West End Avenue dhe rrugët 97 e 98.

Drejtuesja e automjetit po udhëtonte pa sigurim dhe sipas diskutimeve të komentuesve online mund të ketë disa mijëra dollar të papaguara nga gjoba të mëparshme.

37-vjeçarja është arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe për mos dhënie radhë kalimtarëve në rrugë.

Një mbesë e Alfred Poçarit ka nisur një faqe bamirësie online për të ndihmuar shqiptarin që të paguajë shpenzimet e spitalit ku është shtruar. (https://www.gofundme.com/f/support-for-alfred-pocari). Gjendja e tij vijon të jetë kritike dhe mjekët nuk janë shumë optimistë. Familja mbetet e shokuar dhe e dëshpëruar nga kjo ngjarje.

 

A ishte sulm terrorist përplasja e helikopterit në Manhatan?

Periskopi.com Lajme

Si pasojë e aksidentit të së hënës në qendër të Nju Jork-ut, përkatësisht në Manhattan, ku një helikopter u përplasë majë një rokaqielli, vdiq një person.

Piloti, Tim McCormack ishte i vetmi person i cili humbi jetën në këtë aksident, sipas zyrtarëtve policor, shkruan Abc News.

Një zyrtarë i Administratës Federale të Aviacionit it ha ABC Neës se besohet që ky ishte një aksident dhe se nuk ka indikacione se mund të jetë një sulm terrorist, por shkaqet e këtij aksidenti nuk janë të qarta ende, përcjell Periskopi.

Kryetari i Bashkisë së Nju Jork-ut, Bill de Blasio ka thënë se nuk ka kërcënim të vazhdueshëm për Nju Jork-un.

Pak sekonda para përplasjes në ndërtesë, helikopteri në Manhattan fluturonte pazakontë(Video)

Periskopi.com Lajme

Pas përplasjes së helikopterit në një ndërtesë 54-katëshe në Manhattan të New Yorkut, në internet kanë filluar të qarkullojnë pamje të ndryshme të fluturakes para incidentit.

Gjatë tentimit për të zbritur në kulm të ndërtesës piloti ka humbur jetën, kurse në videot e publikuara më poshtë mund të shihet fluturimi i pazakontë i helikopterit që në një moment zhduket në mjegull, transmeton Telegrafi.

E siç raportojnë mediat amerikane, piloti kishte tentuar të zbret në kulmin e ndërtesës, por kishte ndodhur një shpërthim. Sipas dëshmitarëve, e gjithë ndërtesa është dridhur nga shpërthimi.

Ekipet emergjente kanë evakuuar menjëherë ndërtesën për arsye sigurie, kurse shumë autoambulanca dhe zjarrfikës kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndihmuar qytetarët.

Detaje nga rrëzimi i helikopterit në Nju-Jork

Periskopi.com Lajme

Një helikopter u rrëzua në një rrokaqiell në lagjen Menhattan të Nju Jorkut, duke shkaktuar vdekjen e pilotit, thanë zyrtarët e Departamentit të Zjarrfikësve.

Ndërtesa është evakuuar, por asnjë nga njerëzit atje nuk është plagosur.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, tha se flakët e shkaktuara në ndërtesën 54-katëshe, po vihen nën kontroll.

Cuomo tha se raportet paraprake tregojnë se helikopteri bëri ulje të detyrueshme, përcjell REL.

“Njerëzit që ishin në ndërtesë thanë se ndërtesa është dridhur”, tha Cuomo.

Incidenti ndodhi rreth orës 14:00, sipas kohës lokale, në një mot me shi.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u njoftua për incidentin, konfirmoi zyrtari për shtyp i Shtëpisë së Bardhë, Hogan Gidley.

Lajmi i fundit: Një helikopter përplaset në një ndërtesë në Manhattan

Periskopi.com Lajme

Një helicopter është përplasur mbi catinë e një ndërtesë në mes të qytetit të Manhattan, raportojnë mediat amerikane, përcjell Periskopi.

Mediat amerikane raportojnë se ndërtesa ku u përplas helikopteri ndodhet në pjesën veriore të Times Square.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë zjarrfikësit dhe ekipet e policisë ndërkohë që deri tani, raportohet për një të lënduar. /Periskopi/

Shpërthim i madh në Manhattan (Foto/ Video)

Periskopi.com Lajme

Një tub me avull shpërtheu në Manhatan të enjten në mëngjes.

Shpërthimi ndodhi në orën 6:40 në 5 Avenue në qarkun Flatiron ndërmjet rrugës 21 dhe 22.

Një zëdhënës i FDNY tha për DailyMail.com se nuk kishte lëndime.

Autoritetet janë duke punuar që të evakuojnë njerëzit rreth ndërtesës.

Ata po vazhdojnë të hulumtojnë se çka e ka shkaktuar këtë shpërthim.

BREAKING NEWS:Steam pipe explosion in Manhattan

BREAKING NEWS:Steam pipe explosion in ManhattanFull story: https://dailym.ai/2L4FjDv

Posted by Daily Mail on Thursday, 19 July 2018

BREAKING NEWS:Steam pipe explosion in Manhattan

BREAKING NEWS:Steam pipe explosion in ManhattanFull story: https://dailym.ai/2L4FjDv

Posted by Daily Mail on Thursday, 19 July 2018