Pacquiao ofron shpërblim për gjetjen e fajtorëve që e dhunuan në grup dhe e vranë stjuardesen filipinase

Periskopi.com Sporti

Manny Pacquiao ka ofruar shpërblim për gjetjen e përgjegjësve të dhunimit dhe vrasjes së stjuardeses, e cila thuhet se ishte mike e afërt e familjes së boksierit.

Christine Angelica Dacera u gjet e vdekur në vaskën e dhomës së një hoteli në Filipine, pas ahengut për natën e Vitit të Ri, transmeton Periskopi.

Legjenda e boksit, Pacquiao – i cili është senator i zgjedhur në Filipine – deklaroi në një intervistë se po ofron 10 mijë euro për gjetjen e përgjegjësve.

Dhe ai gjithashtu zbuloi se e kishte takuar më herët Christinen dhe njihte familjen e saj personalisht.

Pacquiao, 42-vjeçar, foli për ‘DZRH’, duke thënë: ”Do t’u japë 10 mijë euro atyre që i gjejnë të dyshuarit.”

Dacera shkoi në hotelin luksoz me katër yje ‘City Garden Hotel’ në Manila për ta festuar Vitin e Ri me miqtë e saj.

Christine Angelica Dacera was found dead in a hotel bathtub after a New Year's party

23-vjeçarja ishte e shoqëruar nga disa kolegë në aheng dhe një prej tyre, Rommel Galida, u zgjua rreth orës 10:00 të mëngjesit dhe e pa atë duke fjetur në vaskë.

Galida tha se ai e mbuloi stjuardesen me një batanije, para se të rikthehej në shtrat edhe vet.

Kur u zgjua disa orë më vonë, ai e gjeti atë pa vetëdije dhe me trupin që kishte filluar të merrte ngjyrë të kaltër.

Hetuesit janë duke prituar rezultatet e autopsisë, por konfirmuan se Dacera kishte shenja në trup, përfshirë në kofshë dhe gjunj.

Policia gjithashtu zbuloi se rreth dhjetë persona morën pjesë në njërën prej dhomave që grupi e kishte marrë me qera në hotel.

Një prej teorive që policët po e besojnë është se ajo mund të jetë dhunuar në grup. /Periskopi.com/

 

Pacquiao-Mayweather: Konfirmohet dueli sensacional në boks

Periskopi.com Sporti

Është konfirmuar një duel i madh në sportet luftarake për vitin 2021.

Boksieri filipinas, Manny Pacquiao ka konfirmuar se do të përballet me Conor McGregor.

Këtë lajm e ka bërë të ditur edhe ‘Dailymail’, duke treguar edhe lokacionin se ku do të zhvillohet dueli.

Dueli do të zhvillohet në Lindjen e Mesme, vitin e ardhshëm.

Irlandezi McGregor insistonte gjatë së premtës se është gati të luftojë me Pacquiao.

Filipinasi ka bërë të ditur se fitimet e tij do t’i ndajë për të prekurit nga koronavirusi. /

Vështirë se do të përsëritet ndonjëherë ky rekord jashtëtokësor i Pacquiaos në boks

Periskopi.com Sporti

Manny Pacquiao ka shkruar historinë duke u bërë boksieri i parë që shpallet kampion në katër dekada të ndryshme.

Boksieri filipinas, i cili mbushi 41-vjet në dhjetor, është kampioni aktual i peshave të lehta WBA, pasi befasoi një boksier 10 vjet më të ri në korrik.

Titulli i parë i Pacquiaos erdhi në vitin 1998, pasi nokautoi në rundin e tetë Chatchai Sasakulin, transmeton Periskopi.

Ajo që erdhi më pas është thjesht historike, me Pacquiaon që u bë boksieri i parë në histori që fitoi tituj në tetë pesha të ndryshme, diçka që e arriti në vitin 2010 pasi mposhti Antonio Margariton në kategorinë super të mesme të WBC-së.

Tani, me ndryshimin e motmoteve, Pacquiao është bërë boksieri i parë në histori që mban titullin e kampionit në katër dekada të ndryshme, pasi kishte fituar në të 90-tat, 2000-tat, dhe 2010-tat. /Periskopi.com/

Rimeçi me Pacquiaon nuk do të ndodh kurrë: Mayweather u pagua dy milionë për të gënjyer

Periskopi.com Sporti

Floyd Mayweather ka thënë se nuk do të ndeshet kurrë më me Manny Pacquiaon, pavarësisht spekulimeve se një rimeç është i mundur në Arabinë Saudite.

Raportet për një rimeç filluan të qarkullonin pasi amerikani postoi një video në llogarinë e tij në Instagram.

Në video shihet Mayweather duke thënë se ai ishte gati të mbante bisedime për një rimeç potencial me “Pac Man”.

Mirëpo, amerikani tani e ka qartësuar se ishte paguar mbi dy milionë dollarë për të postuar një video dhe nuk e ka ndërmend të ndeshet me filipinasin.

“Është një video që po qarkullon të cilën unë e bëra tetë muaj më parë për rimeçin Mayweather-Pacquiao,” u shpreh ai.

“U pagova 2.2 milionë dollarë për ta bërë këtë video. E vërteta është se, meçi nuk do të ndodh kurrë.

“Tani, shfleto në të majtë dhe shiko paratë që më janë paguar për videon. Tani, kush është i mençuri? Unë bëj miliona për video 10-sekondëshe.”

Postimi u shoqërua nga dy foto që tregojnë transfere prej 1.2 milionë dollarëve dhe një prej 1 milion dollarëve në xhirollogarinë e boksierit të pamposhtur. /Periskopi.com/

Arrihet marrëveshja për meçin e shumëpritur – do të ndodh në nëntor

Periskopi.com Sporti

Amir Khan ka deklaruar se ka arritur marrëveshje për t’u ndeshur me Manny Pacquiaon këtë vit.

Sipas Mike Minay, transmetues për “BBC RM Sport”, Khan ka thënë se është nënshkruar kontrata nga legjenda filipinase dhe meçi pritet të ndeshet më 8 nëntor në Riyadh të Arabisë Saudite.

Detaje të tjera nuk janë publikuar ende, por duket se Khan më në fund ka arritur ta sigurojë meçin e ëndrrave.

Dihet botërisht sa shumë e ka dashur meçin me Pacquiaon dhe Floyd Mayweather, dhe duket se ai më në fund do ta ketë rastin. /Periskopi.com/

I kërkoi rimeç Floyd-t por mbetet qorr Pacquiao

Periskopi.com Sporti

Boksieri filipinas Manny Pacquiao mbrojti titullin kampion bote të kategorisë WBA në duelin e zhvilluar më 18 janar ndaj Adrien Broner në Las Vegas.

Sidoqoftë, ky sukses mund t’i kushtojë rëndë 40-vjeçarit (61 fitore, 7 humbje e 2 barazime në karrierë), që mund të tërhiqet përgjithnjë nga sporti.

Ky duel i ka shkaktuar një dëmtim të rëndë në sy boksierit filipinas.Manny Pacquiao.Pak orë pas duelit, boksieri është shfaqur në publik me syrin e majtë të fashuar dhe mësohet se ka pësuar një dëmtim në retinën e syrit.

Gjithashtu mësohet se Pacquiao nuk ka kryer asnjë ndërhyrje kirurgjikale në sy apo zonën përreth, por do të shkojë në vendlindje për një ekzaminim tjetër. Ndaj, ende nuk dihet shkalla e dëmtimit dhe nëse ai është i rëndë aq sa të kërcënojë karrierën e boksierit.

Fakti që Pacquiao, pas duelit ftoi për remiç mikun e tij Floyd Mayweather, tregon se dëmtimi ndoshta nuk është i rëndë.Sidoqoftë fotot e publikuara pak orë pas duelit, me filipinasin që kishte syrin e fashuar tregojnë se gjërat nuk janë aq të thjeshta sa duket.

Sipas “Yahoo Sports”, boksieri ka dhimbje dhe humbje të pjesshme të shikimit në syrin e majtë, diagnozë që ende nuk është konfirmuar./Periskopi/

Zyrtare: Floyd Mayweather merr vendim për meçin ndaj Pacquiao

Periskopi.com Sporti

Shefi ekzekutiv i Mayweather Promotions ka thënë se nuk ka gjasa që Floyd Mayweather të hyjë sërish në ring dhe ta zhvillojë rimeçin me Manny Pacquiao.

Gjatë kësaj fundjave, filipinasi 40-vjeçar fitoi ndaj Adrien Broner para publikut në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas dhe i bëri ftesë rivalit të tij të vjetër për një rimeç.

Amerikani i pamposhtur e shikoi nga afër këtë duel dhe e dëgjoi Mannyn teksa i bënte ftesë që ta përsërisnin duelin e vitit 2015 – të cilin e fitoi Floyd – por nuk komentoi asgjë.

Mirëpo, Leonard Ellerbe, shefi i kompanisë promovuese të Mayweather, ka thënë se boksieri i pamposhtur nuk është i interesuar për një rimeç.

Image result for mayweather pacquiao hd

“Jo. Ai nuk ka asgjë për të dëshmuar. Jam shumë i kënaqur me te. Është pensionuar. Nuk ka interes që ta bëjë. Paratë nuk janë gjithmonë të rëndësishme – çfarë mund të bëjë më shumë një njeri?”, ka thënë ai kur është pyetur se a do ta pranojë Floyd ofertën e Mannyt.

“Ai nuk ka motivim as dëshirë. Po bën jetën më të mirë, po udhëton, udhëheq shumë biznese, po shpenzon nga paratë që i ka fituar me shumë mund”.

“Në shkurt do t’i mbushë 42 vjet. Kur është mjaft është mjaft. Çfarë të duhen paratë kur nuk mund t’i shpenzosh?”, ka shtuar Ellerbe.

Sidoqoftë, njohësit e zhvillimeve në botën e boksit besojnë se dueli mund të ndodhë gjatë vitit 2019.

Wilder-Fury, kë e mbështetë Pacquiao pas meçit pa fitore?

Periskopi.com Sporti

Për përballjen mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury, ka pasur reagime nga më të ndryshmet.

Shumë besuan se Fury e ka merituar fitoren pas dominimit në të shumtën e raundeve.

Por, dy nokautet në fund të meçit nga Wilder, ndërruan epilogun e gjyqtarëve.

E tani, në lidhje me përballjen që përfundoi baras në Las Vegas, ka reaguar edhe boksieri i famshëm, Manny Pacquiao.

Pacquiao përgëzoi dy boksierët për paraqitjen e tyre, derisa tha semezi e pret një revansh.

”Respekt për Furyn që qëndroi në planin e tij të lojës dhe për Wilder që mbylli hendekun me dy nokaute të mëdha. Mezi pres që ta shoh revanshin”, shkroi Pacquiao në Twitter.

 

 

 

Rikthehet në ring legjenda e boksit Pacquio, i kërkon duel Mayweatherit

Periskopi.com Sporti

Manny Pacquiao këmbëngul se ai ende dëshiron të ndeshet kundrejt Amir Khan pavarësisht që negocitat dështuan më parë.

39-vjeçari siguroi titullin e 11 të kampionit botëror të dielën, me një fitore mahnitëse kundër Lucas Matthysse.

Legjenda e Filipineve është nxitur për t’i hyrë prapë ringut për të fituar një shumë të parave, raportoi “The Sun”, transmeton Periskopi.

Dhe një përballje me yllin britanik Khan ose ukrainasin Vasyl Lomachenkon do të jenë prioritetet e tij.

Pas fitores në Kuala Lumpur, Pacquiao tha “Po, kundërshtari im potencial do të jetë Amir Khan”.

“Ka shumë kundërshtarë potencialë, edhe si Lomachenko, janë luftëtarë të shumtë që mund të jenë kundërshtarët e mi në ndeshjet vijuese”.

Dhe ai ende e ëndërron sfidën kundrejt Floyd Mayweather si një hakmarrje pas një humbje që kishte pasur më parë nga ai.

“Mayweather? Nëse vendos të kthehet në boks, atëherë është koha që ne t’i vëmë në përdorim grushtet”, shtoi ai./Periskopi/