Kolaps në Itali: Lojtari bie pa ndjenja në fushë, futbollistët e shokuar kërkojnë anulimin e ndeshjes (VIDEO)

Periskopi.com Sporti

Vetëm pak minuta pasi filloi ndeshja mes Lecce dhe Ascoli ndodhi një episod i pakëndshëm.

Lojtari vendas Manuel Scavoni gjatë një përplasje me kundërshtarin ra në tokë pa ndjenja, çka la të shokuar të gjithë brenda dhe jashtë stadiumit.

Ambulanca intervenoi menjëherë, derisa u munduan ta kthenin në jetë 31 vjeçarin, raporton Periskopi.


Pas disa minutave intervenim, ambulanca dërgoi me shpejtësi lojtarin në spitalin më të afërt.

Kur ndeshja pritej të riniste, u arrit marrëveshja mes tre palëve – Lecces, Ascolit dhe Federatës Italiane që ndeshja të shtyhet minimalisht deri nesër, në rast se ka lajme të mira nga infermieria.

Se si reaguan futbollistët pasi kuptuan që homologu i tyre ishte pa ndjenja në tokë, mund ta shihni në videon e mëposhtme. /Periskopi/