Votohet ligji, në shtetin fqinj ngritet paga minimale nga 12.500 në 14.500 denar

Periskopi.com Lajme

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e ka miratuar Ligjin për pagën minimale, njofton Portalb.mk.

Me hyrjen në fuqi të tij, paga do të arrijë vlerën prej 14.500 denarë ose rreth 240 euro, nga 12.500 denar sa ishte deri me tani.

Për këtë, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska ka uruar të gjithë punëtorët.

Në seancën plenare ku debatohej për Ligjin, deputetët e VMRO-DPMNE-së paralajmëruan se do ta mbështesin ligjin, por konsiderojnë se kjo është masë populiste para zgjedhjeve dhe se nuk është sqaruar si është arritur deri te shuma prej 14.500 denarëve sepse nuk është deponuar asnjë analizë.