Hungaria merr vendimin përfundimtar për Gruevskin

Periskopi.com Lajme

Hungaria nuk do t’ua dorëzojë autoriteteve të Maqedonisë Veriore Nikola Gruevski, i cili ka qenë në Budapest që nga nëntori i vitit të kaluar dhe gëzon statusin e azilit politik.

“Ne kemi qenë të informuar se Gjykata Supreme rajonale hungareze ka marrë vendimin përfundimtar se parakushtet ligjore për dorëzimin e Gruevskit nuk janë përmbushur, sepse atij iu dha azili në Hungari me kërkesën e tij. Në pajtim me aktin numër 38 për ndihmë juridike ndërkombëtare për lëndët juridike, personi që i mundësohet të marrë azil, nuk do t’i dorëzohet shtetit që ai ka lënë “, ka bërë të ditur Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë Veriore për portalin A1on.

Hungaria ka refuzuar ekstradimin e Gruevskit me kërkesën e Maqedonisë Veriore për vuajtjen e dënimit me dy vjet burg në rastin e Prokurorisë Speciale të Maqedonisë “Tank” – blerja e një Mercedesi zyrtar.

Gruevski ka qenë në Budapest për gati një vit, ndërsa Zyra e Prokurorisë së Maqedonisë ende po heton sesi ai arriti të largohej nga vendi dhe kush e ndihmoi

Maqedonia Veriore sot kremton 28-vjetorin e pavarësisë

Periskopi.com Lajme

Maqedoni Veriore sot shënon 28-vjetorin e pavarësisë së saj nga ish-federata jugosllave.

Pavarësia ndodhi përmes një referendumi popullor, i cili e shpalli atë shtet të pavarur dhe sovran.Ky referendum atëkohë u bojkotua nga shqiptarët, të cilët kërkuan statusin e autonomisë dhe nuk ishin të kënaqur me pozitën e arritur në Kushtetutën e re të këtij vendi.

Sipas vlerësimeve shtetërore të asaj kohe, mbi 95 për qind të qytetarëve që dolën në referendumin e 8 shtatorit të vitit 1991, iu përgjigjën pozitivisht pyetjes së referendumit “A jeni për Maqedoni të pavarur me të drejtë të hyjë në fuqi në aleancën e ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë”.

Referendumit i parapriu Deklarata për Pavarësi, të cilën Parlamenti i parë i Maqedonisë shumëpartiake e miratoi më 25 janar të vitit 1991.

Formalisht, vullneti i popullit për shtet të pavarur ishte konstatuar me Deklaratën për pranimin e rezultateve të referendumit më 18 shtator të vitit 1991 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Hap i ardhshëm me rëndësi në përforcimin e shtetit ishte miratimi i Kushtetutës së re më 17 nëntor 1991.

Hije në ngjarjet me të cilat u vendosën themelet e Maqedonisë së pavarur, hodhi bojkotimi i referendumit nga ana e një pjese të bashkësisë etnike shqiptare dhe mospërkrahja e Kushtetutës së re nga deputetët shqiptarë.

Dhjetë vite më vonë Kushtetuta u plotësua pas konfliktit të vitit 2001 dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Shtetësinë e Maqedonisë e para e njohu Republika e Bullgarisë, pas çfarë pasuan njohjet nga Turqia, Sllovenia, Kroacia, Rusia, Bosnjë e Hercegovina dhe të tjera.

Shteti u pavarësua monetarisht me vendosjen e denarit më 26 prill 1992, e më pas fitoi edhe armatën e vet, e cila ditëlindjen e feston më 18 gusht.

Subjektiviteti ndërkombëtaro-juridik i shtetit definitivisht u konfirmua më 8 prill të vitit 1993, kur me aklamacion në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Maqedonia u pranua si anëtare e 181-të në Organizatën botërore.

Megjithatë për shkak të kundërshtimeve dhe presioneve të Greqisë, e cila nuk e pranon emrin kushtetues të Maqedonisë, anëtarësimi në KB u bë nën referencën e përkohshme Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Por nga viti i kaluar, dy vendet u pajtuan që ky shtet të quhet Maqedonia Veriore, duke i hap rrugë vendit të anëtarësohet në NATO dhe të fillojë procesi i anëtarësimit në BE.

Nesër merret vendimi për Tomorr Morinën

Periskopi.com Lajme

Nesër do të merret vendimi për ish-ushtari i UÇK-së, Tomorr Morina, që u arrestua javën e kaluar nga autoritetet maqedonase në pikën kufitare Bllacë.

Ai u arrestua për shkak të një urdhër arresti nga Serbia me akuzën kryerjen e krimeve të luftës.

Shteti i Serbisë pas arrestimit ka dërguar kërkesë tek autoritetet maqedonase që ta ekstradojnë Morinën.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani tha se nuk ka shansa teorike që Morina të ekstradohet në Serbi.

Ai shtoi se pret që Ministria e Drejtësisë të vendos të hënën që mos ta ekstradojë ish-ushtarin e UÇK-së, raportojnë mediet maqedonase.

Kundër ekstradimit ishte dal edhe kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.

Nesër materiali i dërguar nga Serbia dorëzohet në Gjykatën Penale të Shkupit, ku në bazë të dokumentacionit do të vendoset se nëse do të ekstradohet apo jo ish-ushtari i UÇK-së.