Ju prezantojmë Marc Jurado, supertalentin 16-vjeçar që Man United po e transferon nga Barcelona

Periskopi.com Sporti

Marc Jurado e ka konfirmuar largimin nga Barcelona, para transferimit te Manchester Unitedi këtë verë.

Sipas “Evening Standard”, “Djajtë e Kuq” e kanë fituar garën për transferimin e Jurados, i cili postoi një mesazh lamtumirës në Instagram të hënën, transmeton Periskopi.

p1ec10bgarlo41upc1jlp1ds61h2r9.jpg

Klubi nga La Liga shpresonte ta blindonte mbrojtësin e majtë me një kontratë tri-vjeçare, por ai e refuzoi atë dhe tash pritet t’i bashkohet akademisë së Unitedit.

Barcelona do të kompensohet me 200 mijë euro për 16-vjeçarin e talentuar.

Jurado ka qenë pjesë e Barcelonës që nga viti 2011 dhe konsiderohet të jetë një prej më të talentuarve të gjeneratës së tij.

Më poshtë, arsyet pse Man United po e transferon atë. /Periskopi.com/