Reali konfirmon lëndimin e Marcelos, ja sa do mungojë

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi brazilian, Marcelo pësoi lëndim  pas një në fitoren e djeshme ndaj Getafe dhe do të mungojë deri në tri javë, përcjell Periskopi.

Reali pas testimeve të bëra ka njoftuar se Marcelo ka probleme në muskuj.

“Pas testimeve mjekësore të bëra në lojtarin tonë, Marcelo, ai u diagnostikua me lëndim muskulor në këmbën e majtë”, është shkruar në komunikatë.

Ja komunikata e Realit. /Periskopi

 

 

Eksperti i futbollit spanjoll: Marcelo e ka humbur besimin e bashkëlojtarëve dhe trajnerit Zidane

Periskopi.com Sporti

Marcelo ka humbur shpejt besimin e shokëve të skuadrës dhe trajnerit Zinedine Zidane në Real Madrid dhe për këtë nuk po luan.

Mbrojtësi brazilian ka qenë nga më të mirët në botë në pozitën e tij dekadën e fundit, por këtë sezon nuk po gjen hapësira në ekipin e francezit Zidane.

Sipas ekspertit të Okdiario, Eduardo Inda, Marcelo ka humbur besimin e trajnerit, por edhe të bashkëlojtarëve.

“Senatorët e zhveshtores dhe Zidane janë të zemëruar me Marcelon”, ka thënë fillimisht Inda për El Chiringuito.

“Ai është një lojtar i rikuperueshëm, por shokët e tij të skuadrës nuk i besojnë më dhe Zidane ndan atë mosbesim”.

“Kundër Alaves, ai pati një përplasje të vogël me (Raphael) Varane për çështje taktike”, përfundoi eksperti spanjoll.

Ndryshe, Marcelo ka një kontratë deri në vitin 2022 me Real Madridin, por mund të largohet në janar ose verën e vitit 2021.

E papritur, ylli i Realit kërkon largimin

Periskopi.com Sporti

Marcelo dëshiron të ndërpresë kontratën e tij me Real Madrid – sipas Don Balon.

Mbrojtësi brazilian nuk është në formën e tij më të mirë dhe gjithashtu nuk po ka minutazhë të mjaftueshme.

Inter Miami është i interesuar për Marcelo, i cili është i gatshëm ta transferojë nëse Madridi bie dakord të anulojë marrëveshjen e tij aktuale dy vjet më herët.

Konfirmohet: Përkundër konkurrencës, Marcelo nuk e ka ndërmend të largohet nga Real Madridi

Periskopi.com Sporti

Pavarësisht se po përballet me rritje të konkurrencës nga lojtarët e rinjë, Marcelo nuk e ka ndërmend të largohet nga Real Madridi.

Se braziliani po ndien ‘kërcënime’ e ka zbuluar edhe gazetarja braziliane, Tatiana Mantovani, e cila tha se, Marcelo po mundohet ta tregojë vlerën e tij te Zidane, transmeton Periskopi.

“Ai po përpiqet t’i tregojë Zidanes se ai është akoma i njëjti lojtar, dhe me Zidane mund të shohim se çfarë një lojtar i shkëlqyeshëm është ai.

“Marcelo nuk dëshiron të largohet nga Madridi, dhe po mendon se si të qëndrojë për më gjatë.  Duket se ai do të luajë për Real Madridin për aq kohë sa të mundet.”

Kujtojmë që Marcelo ka kaluar në vitin 2007 nga Fluminense në Real Madrid – ku bëri 505 paraqitje në total. Marcelo ka ngritur gjithsej 21 trofe, duke përfshirë katër tituj të La Ligës dhe katër të Champions League. /Periskopi.com

Marcelo dhe admirimi për Cristiano Ronaldon: ‘Fatkeqësisht, të dyve na mungon Kupa e Botës’

Periskopi.com Sporti

Emri i Marcelo shpesh është lidhur me Juventusin, veçanërisht në verën e vitit 2018, kur lamtumira e Cristiano Ronaldos dukej se ishte në gjendje t’i jepte një tronditje të fortë mjedisit të bardhë. Dje, braziliani ka hedhur dritë mbi thashethemet e qarkulluara gjatë disa muajve të fundit.

Gjatë një transmetimi “live” në Instagram me Fabio Cannavaro, ish-partnerin i tij te “Los Blancos”, tha: “I kam dëgjuar që dy vite më parë ata që thonin se kisha nënshkruar me Juventusin, se nuk jetoja dot pa Cristiano. Njerëzit kanë shpikur kaq shumë gjëra, por është bukur të dini se tifozët e Juventusit e duan vërtet këtë gjë”

Marcelo rithekson dëshirën e tij për të mos ndryshuar fanellë në një afat të shkurtër, duke vendosur edhe disa dyshime mbi interesin e vërtetë të “Zonjës së Vjetër” për të: “Unë nuk dua të largohem nga Real Madridi, mendoj se nuk do të më lëshojnë. Këtu jam shumë mirë, pastaj nuk e di nëse Juve më kërkon me të vërtetë”.

Braziliani ka admirimi për ish-partnerin, Ronaldo, çka ka mbetur e pandryshuar: “Zgjedhja më e mirë është e vështirë… Unë kam luajtur me Cristiano për dhjetë vite, është më i miri për motivimet që ju jep në fushë, për atë që bën, për mënyrën se si flet. Fatkeqësisht, të dyve na mungon Kupa e Botës”.

Marcelo me Vinciusin bëjnë ‘show’, tregon incidentin e Modric me policinë

Periskopi.com Sporti

Në këto ditë izolimi për shkak të pandemisë së koronavirus, futbollistët kanë zgjedhur rrjetin social “Instagram” për të komunikuar e për t’u çmallur me njëri-tjetrit.

Një gjë të tillë e kanë bërë edhe dy lojtarët e Real Madrid, Macelo dhe Vinicius Jr të cilët diskutuan për gjëra të ndryshme.

Në një prej bisedave, Marcelo tregoi se si Luka Modric kishte pasur probleme me policinë në këto ditë karantine:

“Luca po luante futboll në shtëpi dhe topi i ra në rrugë. Njëri prej fëmijëve vrapoi për ta marr dhe në atë moment pa një makinë policie të cilët i kërkuan që të thërriste (Modricin) sepse do ta gjobisim”, tregoi Marcelo duke qeshur.

Juventusi po mendon ta bashkojë Ronaldon me mikun e vjetër

Periskopi.com Sporti

Juventusi interesohet të transferojë Marselon, një nga yjet e Real Madridit. Ndërsa të gjithë presin që futbolli të luhet përsëri, vëmendja e klubeve dhe tifozëve zhvendoset në lëvizjet e mundshme të merkatos për sezonin e ardhshëm.

Cristiano-Ronaldo-et-Marcelo.

Sipas gazetës spanjolle “Marca”, kampionët italianë janë në gjurmët e Marselos, i cili ka një kontratë deri në vitin 2022 me Realin, por që nga fillimi i sezonit, për shkak të disa dëmtimeve, ai nuk ka gjetur shumë minuta me ekipin e Zidanit.
Thuhet se “Zonja e Vjetër” ka gati një kontratë 4-vjeçare për të.

Bardhezinjtë do të kërkojnë të përfitojnë nga marrdhënia e mirë që ka Marselo me Ronaldon, për ta marrl atë në Torino për sezonin tjetër.

Real Madridi merr tjetër shqetësim serioz para ‘El Clasicos’: Ai që lëndohet gjithë, lëndohet përsëri

Periskopi.com Sporti

Pak pasi u kuptua se Eden Hazardi do të mungojë në “El Clasico” për shkak të lëndimit, është kuptuar se Marcelo është gjithashtu në dyshim serioz për përballjen e 18 dhjetorit.

Mbrojtësi i krahut pësoi një dëmtim muskulor, që e lë atë në garë me kohën për vizitën në “Camp Nou”, shkruan Periskopi.

Marcelo nuk po ka aspak fat këtë sezon me lëndime: me katër dëmtime që e kanë lënë jashtë fushës deri tani këtë fushatë.

Ai fillimisht pësoi një dëmtim në qafë që rezultoi me mungesë në katër ndeshje: Kundër PSG-së, Osasunas, Sevillas dhe Atletico Madridit.

Ky dëmtim u përcoll me një tjetër në tetor që e detyroi të mungonte kundër Granadas dhe, më 7 nëntor, ai u lëndua përsëri duke munguar kundër Eibarit. /Periskopi.com/

 

Shikoni me çfarë lehtësie Muriqi e kalon Marcelon para se të lansojë goditje të fuqishme drejt portës

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka bërë një paraqitje shumë të mirë për Fenerbahcen në miqësoren ndaj Real Madridit.

Prizrenasi asistoi te njëri prej golave të ekipit turk, që humbi 5:3, transmeton Periskopi.

E në një rast, Muriqi iu afrua shumë golit.

Pasi u shmang me lehtësi nga Marcelo, Muriqi goditi fuqishëm por Navas intervenoi disi duke larguar topin në këndore.

Paraqitja e kosovarit u vlerësua pozitive nga mediat turke pas përfundimit të sfidës.

Te Feneri janë të bindur që e kanë gjetur “bomberin” e duhur për edicionin e ri. /Periskopi.com/

Marcelo arrin marrëveshje me Juven

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi brazilian, Marcelo, ka arritur marrëveshje me kampionin e Italisë, Juventus, për t’u transferuar në verën e këtij viti.

“La Stampa” raportoi se Marcelo dhe Juventus kanë rënë dakord për një kontratë 4-vjeçare.

Mbrojtësi i krahut po kalon në një sezon të vështirë tek Reali pasi me Solarin ai po luan shumë pak.

Kështu, braziliani për pak muaj do t’i bashkohet mikut të tij Cristiano Ronaldo në Torino

 

 

Pas Ronaldos, edhe Marcelo pritet të largohet nga Reali

Periskopi.com Sporti

Braziliani dje ka pasur një konfrontim rreth një orësh me Jose Angel Sanchez, krahun e djathtë të Florentino Perez, për të përsëritur pakënaqësinë e tij në skuadër.

Në vitin 2019 Marcelo ka mbetur në stol gjashtë herë mes La Ligës dhe Ligës së Kampionëve, teksa marrëdhëniet me Santiago Solarin janë prishur.

Marcelo tashmë ka kërkuar të vlerësojë një shitje në verë, e Juventusi mbetet në pritë.

Në fakt që kur u shkarkua Lopetegui në fund të tetorit, 30 vjeçare ka humbur gradualisht hapësirën në formacionin bazë.

Në qoftë se në nëntor dhe dhjetor mungonte për shkak të lëndimeve, nga janari Marcelo i ka filluar ndeshjet plot 5 herë nga stoli, përfshirë këtu edhe ndeshjen ndaj Ajaxi-t në Ligën e Kampioneve.

Cadena Cope raportoi dje në mëngjes se Marcelo është duke menduar për ta lënë Realin në qershor, dhe Juventusi me Cristiano Ronaldo janë gati ta presin.

Marcelo: Bale nuk di spanjisht, merremi vesh me gjeste

Periskopi.com Sporti

Ylli i Reali të Madridit Gareth Bale ende nuk e ka mësuar gjuhën spanjishte edhe pse ka në Madrid prej gati 6 vitesh ai vijo të përballet me vështirësi të mëdha.

Atë e ka zbuluar Marcelo i ci në një intervistë për prestigjozen Marca.

Sipas brazlianit Bale vijon të flës anglisht me të gjithë skuadrën.

“Tani, pasi largimit të Cristiano Ronaldos dhe Kiko Casillias nuk kam njeri tjetër pranë. Është Bale në krahun tjetër, por Bale nuk flet spanjisht, ne komunikojmë vetëm me gjeste.”

Ndërsa spekullimiet për largimin e Uellsianit nga Santiago Bernabeu sa vjen e shtohet, teksa talenti Vincius po i ze vendin.

Kjo situatë ka bërë që Manchester United të tentojë të rikthejë Balen në Angli.

Gruas së Marcelos i mungon Ronaldo

Periskopi.com Sporti

Nga Spanja vjen një mesazh për Juventusin.

Clarie Alves bashkëshortja e Marcelos, foli për lamtumirën e Cristiano Ronaldo-s nga Real Madrid.

“Ishim shumë të zhgënjyer, kaluam shumë kohë së bashku, e njoh mirë Georginën ajo është e mrekullueshme, dhe djali im ishte shumë i lidhur me djalin e Cristiano Ronaldos.

Lamtumira e Ronaldos na ka zbrazur të gjithëve ne”, u shpreh fillimisht ajo.

Ndërkohë kujtojmë se Marcelo dhe Ronaldo kishin shumë miqësi së bashku tek Real Madrid.

Në verën që lame pas me mbërritjen e portugezit në Torino, u përfol se dhe Marcelo mund ti bashkohet Juventusit, por rinovimi i Alex Sandros e bën të vështirë kalim e tij te zonja e vjetër./Periskopi/

Shtatë vendimet e Solarit që ndryshuan Real Madridin

Periskopi.com Sporti

Askush nuk mund të dyshoj që Santiago Solari është duke u përpjekur për të lënë gjurmë në Real Madrid, një gjë që është treguar me disa vendime të tij që ka marrë për kohë të shkurtër sa është në krye të detyrës

Është më mirë që të instaloni idetë e juaja sesa të shqetësoheni për reagimet: në fund të fundit janë vendimet e tua, përveç rezultateve që do të kujtohen.

Prej që në stol të Los Blancos është Solari trajner, ai nuk ka ndaluar se bëri vendime-qoftë produktive qoftë dhe kontroverse, përcjell Periskopi.

  1. Roli i portierit

Në fillim zgjedhja e tij e parë ishte Thibaut Courtois si numër 1 në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, përderisa Keylor Navas do të mbronte në Kupën e Mbretit.

Kjo përfundojë politikën e rotacionit të Julen Lopetegui pasi që Navas luante në Europë kurse Courtois më shumë në ligë.

Belgu ju përgjigj mirë këtij besimi dhe pavarësisht paraqitjeve të mira të Navas kur ai ka luajtur, Courtois ka qenë zgjedhje e parë.

  1. Nevoja për një mesfushor defansivë

Casemiro u lëndua në ndeshjen e parë të Solarit, kundër Real Valladolidit, kështu që argjentinasi u desh të krijojë një mesfushor ultra kreativë për ndeshjen kundër Eibarit, me Dani Ceballos që ishte në detyrë.

Ky ishte një dështim i mrekullueshëm dhe Solari luajti me Marcos Llorenten në ndeshjen kruciale të grupeve me Romën ku ata fituan: spanjolli ishte më i miri në fushë.

Llorente e ka ruajtur vendin e tij në formacion dhe ishte briliant edhe në Botërorin e klubeve ku Los Blancos fituan, kurse lëndimi i tij bëri që Casemiro të kthehet përsëri në skuadër si zgjedhje e parë.

  1. Nuk llogarit në Iscon

Në terma të vëmendjes mediale që kjo gjë ka gjeneruar, problemi më kontrovers që e ka shqetësuar Solarin është vendimi për Iscon.

Imazhet e 26 vjeçarit të ulur në bankë janë bërë normë dhe pavarësisht se ai ka qenë një figurë kyçe në Madrid në dy titujt e Ligës së Kampionëve, Isco tani është zgjedhje e tretë. Para tij janë Vinicius Junior dhe Fede Valverde, të dy konsiderohen më të mirë se ai nga Solari.

Solari nuk është i bindur në kualitetet e Iscos, në relacionin se si ai dëshiron që skuadra të funksionoj dhe pavarësisht se ka shumë lëndime në skuadër, trajneri nuk duket se e ka opsion mesfushorin spanjoll.

  1. Vinicius tashmë e ka rastin për t’u dëshmuar

Prej që Solari erdhi në krye të dëtyrësa, Vinicius është lojtari që ai e ka bazuar lojën më së shumti.

Braziliani kishte luajtur më shumë në Castilla gjatë kohës së Lopeteguit, kurse ai debutoi kundër Valladolidit –ndeshjen e parë të Solarit-ku pësoi disa lëndime të cilat Madridi i vuajti, por tani ai është rritur dhe është bërë një startues i rregullt.

Vinicius ka fituar edhe mbështetjen e tifozëve, duke bërë që ëndrrat e tyre të marrin kahje tjetër pas fillimit të vështirë të sezonit, kurse ideja që ai mos të startojë nuk përbihët lehtë nga ata.

  1. Vlera e Valverdes

Si Vinicius, mosha e tij është 20 vjet por kjo nuk do të thotë asgjë pasi që paraqitjet e Valverdes janë sikurse të një profesionist të vërtetë.

Ai ka treguar se ka personalitet në fushë dhe nuk di të dorëzohet në momentet më të vështirë, me të cilat Madridi është provuar kohëve të fundit.

Uruguaini ka qenë lojtari i Solarit që nga banka është shndërruar në një aset të mirë për skuadrën.

  1. Tre mbrojtësa

Ky vendim mbetet të shihet nëse do të qëndrojë por përdorimi i tre mbrojtësve nga Real Madridi në fitoren 2-1 kundër Real Betisit ja vlen të përmendet.

Lëndimet në sulm janë të mëdha këtë sezon kështu që kjo është arsyeja pse ky sistem është adaptuar përderisa Madridi nuk ka një sulmues më të mirë, ata duhet të arrinë rezultate edhe në këtë atmosferë të vështirë.

Solari ka bërë vendime të vështira duke startuar me tre mbrojtës që i janë shpaguar: por mbetet të shihet se a do ta përdorë atë edhe gjatë këtij sezoni.

  1. Reguilon para Marcelos

Ndoshta vendimi më i madh që është marrë pas atij për Iscon ishte lënia në bankë e Marcelos, njërit prej kapitenëve dhe lojtarëve me më përvojë në skuadër.

Ekipet e tjera janë në alarm pas kësaj situate të krijuar për brazilianin.

Sergio Reguilon, një lojtar nga akademia është shfaqur dhe ai ndoshta nuk e ka pasur ndikimin e njëjtë si Marcelo për të shkuar përpara edhe në sulm, por ai është më stabil, sidomos kohëve të fundit ku ka krijuar një partneritet shumë të mirë me Viniciusin në anën e majtë të fushës./Periskopi/

Ringjallet Reali, gjithçka hapet në El Classico (Video)

Periskopi.com Sporti

Ndryshimi i formacionit nga trajneri Julien Lopetegui në pjesën e dytë ka sjellur frytet e veta.

Marcelo ka ngushtuar diferencën në 2:1, pas një aksioni të bukur të Los Blancos.

Kujtojmë se tekniku spanjoll largoi nga fusha Varane dhe futi Lucas Vazquez./Periskopi/

A luan Marcelo në El Classico? Konfirmon Real Madridi

Periskopi.com Sporti

Pasi u largua me ndeshja me Viktoria Plzen i lënduar, Marcelo do të rikuperohet me kohë për të luajtur për Real Madridin në ”El Clasico” ndaj Barcelonës të dielën.

Braziliani ishte ”viktimë” e një ndërhyrje në ndeshjen e së martës, në momentin pasi Julen Lopetegui i kishte kryer të gjitha zëvendësimet, por ai ia doli mjaft mirë më pas.

Ky është një lajm i mirë për Real Madridin dhe Lopeteguin pasi që mbrojtësi i majtë është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës.

Edhe vetë Marcelo ishte optimist për rikthimin me kohë për Clasico, edhe pse kishte shqetësime të mëdha te tifozët madrilen.

Por, Marcelo nuk stërviti sot me skuadrën për t’ju shmangur ndonjë lëndimi të mundshëm.

Dani Carvajal, i cili po e vazhdon rikuperimin, është parë sot në stërvitje duke vrapuar.

Bale me asistin e vitit, Marcelo shënon (Video)

Periskopi.com Sporti

Real Madrid ka gjetur edhe golin e dytë ndaj Victoria Plzen.

Këtë herë autori i golit ishte Marcelona, i cili pranoi një asist magjik nga Gareth Bale.

Fitorja është e domosdoshme për Los Blancos, nëse dëshirojnë të mbesin favoritët e grupit./Periskopi/

Super-ylli i Real Madrid mbetet jashtë skuadrës së Brazilit

Periskopi.com Sporti

Marcelo nuk do jetë pjesë e skuadrës së Brazilit për miqësorët kundër Arabisë Saudite dhe Argjentinës, konfirmoi Federata e Futbollit të Brazilit (CBF).

Mbrojtësi i majtë i Real Madridit ka humbur dy ndeshjet e fundit të skuadrës së tij, barazimin 0-0 ndaj Atletico Madrid në La Liga dhe humbjen e së martës në Ligën e Kampionëve ndaj CSKA Moskë, përcjell Periskopi.

Dhe dëmtimi në pulpën e këmbës nuk do ta lejojë 30-vjeçarin të jetë pjesë e skuadrës së Tite gjatë ndeshjeve të kombëtareve, tha CBF të mërkurën.

Brazili do të përballet me Arabinë Saudite më 12 tetor, përpara se të luajë ndaj Argjentinës në një tjetër ndeshje miqësore katër ditë më vonë./Periskopi/

Marcelo: Ronaldo është më i miri, më mungon

Periskopi.com Sporti

Futbollisti brazilian po e ndjen mungesën e CR7 në skuadrën e Realit.

Cristiano Ronaldo i dha lamtumirën Real Madridit pas nëntë viteve të kaluara në Santiago Bernabeu.

Një prej lojtarëve që ka qenë më shumë i lidhur me portugezin, është Marcelo, i cili disa herë është shprehur se i mungon Ronaldo në skuadër, shkruan KosovaPress.

Pas fitores së mbrëmshme ndaj Gironas me rezultat 4-1, Marcelo ka deklaruar:

“Cristiano është i miri në botë”.

“Është e qartë që më mungon shumë të luaj përkrah tij”, ka theksuar ai.

Cristiano Ronaldo godet Real Madridin, Marcelo godet Cristianon

Periskopi.com Sporti

Marcelo nuk ka dashur të flasë për largimin e Cristiano Ronaldos, për problemet e mundshme me Florentino Perez.

Gazetari: Çfarë mendoni për deklaratën e Cristianos se Juve është më shumë si familje?

Marcelo: Është thjesht diçka e jashtëzakonshme të ngrihem çdo ditë dhe të di se jam një lojtar i Real Madridit, është klubi më i mirë në botë. Jemi një familje, kemi krijuar një familje këtu, dhe bëjmë gjithçka të mundur për të fituar gjithçka.

Gazetari: Humbja e Cristiano Ronaldos është e vështirë…

Marcelo: Kjo është çështje e Cris, ne jemi mirë dhe shumë të lumtur me atë që kemi.

Gazetari: A ekziston mundësia që të shkosh në Juve me Cristianon?

Marcelo: Nuk do të flas për këtë. Jemi në një finale dhe do të flasim për finalen.

Gazetari: A do ta kemi Marcelo për një kohë (në Madrid)?

MarceloMarcelo ka kontratë deri në vitin 2022, kështu që po.