Mashtron faqja online, Marigona Rezidence nuk jep shtëpi falas

Periskopi.com Lajme

Një faqe me emrin e “Marigona Rezidence”, ka postuar gjatë ditës së djeshme një lloj loje shpërblyese, ku premtohej dhënia e një shtëpie në lagjen Marigona, gjë që del të jetë një mashtrim, përcjellë Periskopi.

Të dhënat për rregullat e lojës ishin postuar në këtë faqe bashkë me një fotografi të shtëpisë që thuhej se do ta jepnin për personin i cili e fiton.

Por, një komentues ka shkruar duke treguar se kjo nuk është faqja zyrtare e “Marigona Rezidence”, por bëhet fjalë për një mashtrim.

Kjo dëshmohet edhe nëse kontrolojmë numrin e personave që i përlqejnë këto faqe, ku faqja zyrtare e MArigona Rezidence ka mbi 20 mijë ”like”, ndërsa ajo fake ka vetëm 11 mijë.

E në lidhje me këtë ende nuk ka reaguar askush nga Marigona Rezidence. /Periskopi