Reagon Atl Madridi pasi Mark Clattenburg tha se goli i Real Madridit në finalen e CL ishte pozitë jashtë loje

Periskopi.com Sporti

Pika kulminante e secilit gjyqtar është të drejtojë ndonjë finale të rëndësishme.

Të ndani drejtësinë në finalen e Kupës së Botës ose Champions Leagues, është qershia mbi tortë, transmeton Periskopi.

Fatkeqësisht, për gjyqtarin anglez Mark Clattenburg, në finalen që ai e drejtoi të Champions Leagues mes Real Madridit dhe Atletico Madridit më 2016, ekipi i tij bëri një gabim të madh.

Real Madrid v Club Atletico de Madrid - UEFA Champions League Final

Reali kaloi në epërsi përmes Sergio Ramosit pas 15 minutave lojë por, në kolumnën e tij të sotme për ‘Daily Mail’, Clattenburg e pranoi se goli ishte i parregullt.

“Në finale, Reali kaloi në epërsi në pjesën e parë por goli ishte nga pozita jashtë loje, dhe këtë e kuptuam në pushimin mes pjesëve,” shkroi Clattenburg. “Ishte rast i vështirë dhe asistentit i iku.”

Pasi këto komente të Clattenburgut rrëmbyen vëmendje të madhe, Atletico Madridi u përgjigj në Twitter.

Ata publikuan foto të artikujve spanjoll në lidhje me rrëfimin e Clattenburg dhe shtuan një emotik duke menduar.

Natyrisht, atë kohë nuk ishte VAR për t’i ndihmuar gjyqtarët. /Periskopi.com/

Gjyqtari i njohur, Mark Clattenburg ka zbuluar pesë lojtarët që është makth i vërtetë për t’i referuar

Periskopi.com Sporti

Ish-gjyqtari i Premier Leagues, Mark Clattenburg ka drejtuar disa prej ndeshjeve më të mëdha në botë, përfshirë finalet në Kampionatin Evropian, Champions League dhe FA Cup.

Ai ishte qartazi gjyqtari më i mirë në futbollin anglez, para së të largohej në Arabinë Saudite, ku pranoi postin e Shefit të Referëve, në vitin 2017, transmeton Periskopi.

Në kolumnën e tij për “Daily Mail”, ai ka zbuluar pesë lojtarët më irritues me të cilët e ka ndarë fushën.

Craig Bellamy

“Bellamy ishte një makth për gjyqtarët, dhe të gjithë kishim mendim të njejtë,” tha Clattenburg.

Manchester City's Welsh forward Craig Be

“Ai do të vërsulej duke ngritur duart, vazhdimisht duke të sfiduar. Gjuha e tij ishte e tmerrshme, shumë e pasjellshme.”

Roy Keane

Keane u mundua t’i abuzonte gjyqtarët, sipas Clattenburg.

Roy Keane of Manchester United shouting at his team mates

“Kur ai luante ishte e vështirë të menaxhohej. Mendoj se erdhi nga Sir Alex Ferguson, poashtu. Nuk kishte të bënte me influencë në vendim, ishte në mënyrë që të aplikohej më shumë presion para vendimit tjetër,” tha ai.

“Thjesht nuk mund t’i besonit Roy. Kurrë nuk e dinit nëse do të shpërthente ose do të bënte një gjë të pistë.”

Jens Lehmann

“Ai ishte thjesht irritues dhe kurrë nuk ndalej, një prej atyre mjeranëve i cili do të ankohej për gjithçka dhe këdo,” shtoi gjyqtari i famshëm.

Manchester United v Arsenal

“Nuk më pëlqeu ta referoja atë fare. Ishte frustrues dhe gjestet e tij nuk ishin të lehta për t’u marrë me to.”

Pepe

“Të gjithë pyesin për atë incidentin e finales së Champions Leagues më 2016, kur unë bëra atë gjënë me gjuhë, derisa ai po rrokullisej nëpër tokë, duke aktruar. Në kokën time po mendoja ‘sa i butë je për dikë kaq të madh’.

“Ai ishte një tjetër lojtar që nuk mund t’i besonit. Ndeshja mund të jetë e lehtë, pastaj ai do të bënte ndonjë budallallëk.

Real Madrid v Club Atletico de Madrid - UEFA Champions League Final

“Në finale, Real Madridi po avanconte 1-0, por goli ishte qartazi pozitë jashtë loje – ishte vendim i vështirë dhe asistenti nuk e vërejti.

“Akordova penallti për Atleticon në pjesën e dytë, kur Pepe ndërhyri në Fernando Torresin. Pepe ishte i frustruar dhe më tha në anglisht ‘kurrë penallti kjo, Mark.’ Unë i thashë ‘goli i parë për juve nuk ishte i rregullt.’ Kjo ia mbylli gojën.”

John Obi Mikel

“E zgjodha Mikelin për shkak të incidentit në ndeshjen Chelsea – Manchester United më 2012, kur më akuzoi se bëra komente raciste, gjë që nuk ishte në rregull dhe më vonë u shpalla i pafajshëm nga Federata,” thotë Clattenburg.

“Ai asnjëherë nuk kërkoi falje dhe kjo është zhgënjyese sepse ka mundur të ma shkatërronte jetën. Nuk ndjeva dashuri më për referim për një kohë, por nuk mund të tërhiqesha sepse kisha familje për ta mbështetur dhe asnjë karrierë tjetër.

BRITAIN-POLICE-PROBE-RACISM-FBL-ENG-PR-CLATTENBURG

“Mikel dëgjoi akuzën vetëm nga bashkëlojtari Ramires, i cili nuk fliste anglisht. Lojtarët e tjerë të Chelseat kanë kërkuar falje, por jo Mikel.” /Periskopi.com/