Tag: Mark DeLucas

E majta e çeliktë e Brook mbrëmë gati sa nuk ia hoqi kokën nga vendi kundërshtarit: Nokaut brutal
Kell Brook markoi rikthimin e tij në boks me një nokaut brutal ndaj Mark DeLucas mbrëmë në “FlyDSA Arena” të Shefilldit.
Pasi nuk ishte ndeshur që nga dhjetori i vitit 2018, kur kishte mposhtur Michael Zerafa me vendim unanim, të gjithë sytë ishin nga boksieri i Shefilldit dhe rikthimi i tij në ring.
Sidoqoftë, ai nuk tregoi asnjë shenjë ngadalësimi derisa dominoi meçin, por duhet thënë se DeLuca nuk ishte një kundërshtar për nivelin e Brook.
Pasi kontrolloi shumicën e meçit, në rundin e shtatë Brook më në fund e nokautoi amerikanin, me një të majtë absolutisht brutale në kokë.
Gjyqtari nuk pati zgjidhje tjetër veç ta përfundonte ndeshjen.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
Kell Brook wins in the 7th with a KO! ? pic.twitter.com/orG4rgYZrS
— ??Dan?? (@WrasslinFanTalk) February 8, 2020