Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Jemi të gatshëm për luftë me Iranin

Periskopi.com Lajme

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper deklaroi se SHBA po kërkon të ulë tensionet me Teheranin, por do ta përfundojë luftën, nëse provokohet.

“Nuk po kërkojmë të nisim një luftë me Iranin, por jemi të përgatitur ta përfundojmë një të tillë”, deklaroi Esper.

“Ajo çfarë duam është ulja e tensioneve dhe fillimi i bisedimeve me Teheranin, për një zgjidhje më të mirë”, shtoi ai.

Esper theksoi se provat për të justifikuar vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani janë bindëse.

Ai përsëriti se trupat amerikane nuk po planifikojnë tërheqje nga Iraku./ATSH/

Sekretari amerikan i Mbrojtjes thotë se nuk ka asnjë vendim për t’u larguar nga Iraku

Periskopi.com Lajme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë marrë asnjë vendim për tërheqjen e trupave nga Iraku, ka thënë Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper, të hënën në përgjigje të një letre nga një oficer i lartë ushtarak që duket që tregonte për një tërheqje të forcave amerikane.

Sipas The Washington Post, përcjell Telegrafi, ai ka thënë se nuk dinte asgjë për një letër që duket se sugjeron një përgatitje të trupave për t’u shpërngulur nga Iraku.

Por ai tha se ka pasur disa ripozicionime të forcave amerikane.

“Nuk ka asnjë vendim për të lënë Irakun”, tha ai, duke shtuar se “nuk ka asnjë vendim për t’u larguar, as nuk kemi lëshuar ndonjë plan për t’u larguar ose përgatitur për t’u larguar”.

Sipas tij, SHBA mbetet e angazhuar në fushatën për të mposhtur ISIS-in në Irak dhe rajon.

Një letër e dërguar të hënën qeverisë së Irakut nga një komandant në Irak thoshte se trupat do të “ripozicionohen gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme për t’u përgatitur për lëvizje përpara”.

Letra gjithashtu thoshte se do të kishte një rritje të udhëtimit me helikopterë rreth Zonës së Gjelbër dhe thoshte: “Ne e respektojmë vendimin tuaj të sovranitetit për të urdhëruar largimin tonë”.

Ndryshe, Parlamenti i Irakut ka nxjerrë një rezolutë me anë të së cilës kërkohej largimi i trupave amerikane na Iraku.

Shkarkohet nga detyra sekretari i Marinës së SHBA-së

Periskopi.com Lajme

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Mark Esper, shkarkoi nga detyra shefin e Marinës Richard Spencer për shkak të një rasti disiplinor.

Shkak për largimin e Spencerit është bërë situata me pjesëtarin e Marinës, Edward Gallagher.

Gallagher, i cili është dënuar për daljen në fotografi me një kufomë, ka shkaktuar tensione mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe krerëve ushtarakë.

Ai duhet të përballet me një rishikim disiplinor, që mund ta privojë nga anëtarësimi në marinë.

Ka raporte të ndryshme se përse i është kërkuar Spencerit që të largohet. Esper tha se e ka humbur besimin te sekretari i Marinës, sepse bisedat e tij private me Shtëpinë e Bardhë bien në kundërshtim me pozicionin e tij publik.

Trump më herët ndërkohë ishte shprehur I pakënaqur me mënyrën sesi u zhvillua gjyqi i Gallagherit dhe la të kuptohet se kjo është arsyeja për shkarkimin e Spencerit.

Gallagher është akuzuar për therjen e një të burgosuri 17 vjeç të grupit militant Shteti Islamik dhe për faktin se ka hapur zjarr ndaj civilëve gjatë shërbimit në Irak në vitin 2017. Këto akuza ndaj tij u rrëzuan, dhe ai u dënua vetëm për foton me kufomën e të burgosurit të Shtetit Islamik.

Por javën e kaluar, Gallagher u njoftua nga drejtuesit e Marinës se do të përballet me një rishikim disiplinor, i cili mund të rezultojë me largimin e tij nga Marina./tch

Momentet e fundit të jetës së Al-Baghdadit: Si u kap nga qentë (Pamje)

Periskopi.com Lajme

Pasditen e së shtunës, 8 helikopterë amerikanë transportuan 100 pjesëtarë të forcave speciale. Nga Iraku, ata fluturuan për 70 minuta përmes Sirisë, duke kaluar në një shteg të rrezikshëm. Pilotët fluturuan ulët për të shmangur evidentimin.

CNN-i, me anë të një animacioni 3D, ka bërë të mundur rindërtimin e operacionit që rezultoi me vdekjen e liderit të ISIS, Abu Bakër al-Baghdadi. Një informator brenda organizatës terroriste zbuloi për forcat kurde vendndodhjen e Al Baghdadit. Madje garantoi veshmbathje dhe kampionë gjaku, që u përdorën për teste ADN-je, përpara zhvillimit të aksionit.

“Synimi ishte ta arrestonim, por sigurisht nëse nuk do ta kapnim do ta vrisnim”, tha Mark Esper, sekretar i Mbrojtjes.

Në animacionin 3D të përgatitur nga reporteri Anderson Cooper, helikopterët hapën zjarr sapo iu afruan godinës, duke lejuar komandot e Delta Forcës dhe qentë e tyre të specializuar të preknin tokën. Duke ditur që dera kryesore ishte minuar, forcat speciale amerikane shembën pjesë të ndryshme të rrethimit për të hyrë në godinë. Më pas filloi shkëmbimi i zjarrit.

Gjatë përleshjes me armë, disa luftëtarë të ISIS u vranë, të paktën 2 të tjerë u kapën dhe 11 fëmijë u vendosën nën mbikëqyrje. Gjatë operacionit u vranë dhe dy gra të Al Bagdadit, të cilave iu gjetën dy jelekë me eksploziv të pashpërthyer. Vetë lideri i ISIS u arratis në një tunel nëntokësor, duke marrë dhe 3 fëmijët e tij me vete. Një qen ushtarak u lëshua në ndjekje të Al Baghdadit, ndërsa komandot amerikanë ishin pas. Në atë moment, lideri terrorist hodhi veten dhe 3 fëmijët e tij në erë.

“U munduam ta ndalonim dhe i bëmë thirrje të dorëzohej, por ai refuzoi”. Në operacionin që zgjati 2 orë, qeni i specializuar dhe 2 komando mbetën të lënduar lehtë.

Esper: Ndërhyrja e Turqisë në Siri e pajustifikueshme

Periskopi.com Lajme

Kreu i Pentagonit, Mark Esper, kritikoi sot, në takimin me homologët e tij të NATO-s në Bruksel, ofensivën ushtarake të Turqisë kundër Sirisë, por pa e dënuar atë.

“Turqia na vuri në një situatë të keqe me këtë ndërhyrje të pajustifikueshme, por ne nuk do të hapim luftë me një aleate të NATO-s, një aleate e mirë që prej pranimit të saj në vitin 1952”, u shpreh Esper.

Mark Esper e justifikoi tërheqjen e trupave ushtarake amerikane nga Siria duke thënë se vendimi i SHBA-së për të tërhequr më pak se 50 ushtarë u mor pas vendimit të Erdogan për të kapërcyer kufirin me Sirinë./ATSH/

​SHBA bëhet me sekretar të ri të Mbrojtjes

Periskopi.com Lajme

Senati i SHBA-së konfirmoi sot emërimin e Mark Esper për sekretar të ri të Mbrojtjes, duke i dhënë fund një periudhe shtatëmujore gjatë së cilës Pentagoni nuk kishte një shef të përhershëm.

Esper, për të cilin votuan 90 senatorë, ndërsa tetë ishin kundër, do të betohet deri në fund të ditës.

Pentagoni ishte pa shef qëkur Jim Matiss dha dorëheqje vitin e kaluar. Pas kësaj, shef i Pentagonit për gjashtë muaj ishte zëvendësministri Patrick Shanahan.

​Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Lajm i mirë rritja e shpenzimeve të NATO’s

Periskopi.com Lajme

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper mirëpriti njoftimin se aleatët e Uashingtonit në NATO pritet të rrisin shpenzimet e përgjithshme në mbrojtje me 3,9% në vitin 2019, në një rritje që është e pesta radhazi.

“Ky është një lajm shumë i mirë për ne”, tha Esper ndërkohë që takohej me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel.

SHBA-ja ka rritur presionin kohët e fundit ndaj aleatëve të saj në NATO që të përmbushin objektivin e vendosur për të rritur shpenzimet për mbrojtjen në 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

 

Para dy javësh ishte në Kosovë, nga sot është njeriu kryesor i ushtrisë në Amerikë

Periskopi.com Lajme

Njëriu që tash është Sekretar i Mbrojtjes në SHBA, dy javë më parë e kishte vizituar Kosovën dhe kishte shprehur përkrahje për FSK’në.

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të martën se Mark Esper është zgjedhur Sekretar i Mbrojtjes në detyrë, pas largimit të Patrick Shanahan nga kjo pozitës.

Esper dy javë më parë e ka vizituar Kosovën, e për këtë kishte njoftuar ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

Me 3 qershor Kosnett kishte shkruar se me Esper që gjendej në Kosovë ka biseduar për përkrahjen që ushtria amerikane ka ndaj Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe Forcave të Sigurisë.

“I kënaqur ta kem në vizitë në Kosovë sekretarin e ushtrisë, Mark Esper. Diskutuam për angazhimin e Ushtrisë Amerikane për siguri dhe stabilitet në Kosovë përmes përkrahjes të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK’së dhe po ashtu duke vazhduar ta përkrahim aktivitetin e KFOR’it për paqe”, ka shkruar Kosnett në Tëitter.

SHBA nuk ka emëruar sekretar të Mbrojtjes që nga koha e largimit të James Mattisit.

Mattis, sipas kryeministrit Ramush Haradinaj, ishte njeriu kyc që përkrahu transformimin e FSK’së në ushtri përmes ndryshimit të ligjeve, që i bie, pa përkrahjen e përfaqësuesve serbë. Deri në miratimin e Mattisit, SHBA kundërshtonte formimin e ushtrisë pa përkrahjen e Listës Srpska.

Ushtrues detyre deri tash ishte Patrick Shanahan, i cili u tërhoq nga procesi i konfirmimit për postin e Sekretarit të Mbrojtjes, duke thënë se donte të shpenzonte më shumë kohë me familjen e tij.

Trump tha se sekretari i ushtrisë Mark Esper do ta zëvendësojë zotin Shanahan si Sekretar i Mbrojtjes në detyrë.

Koloneli amerikan flet për situatën e sigurisë – thotë që është e mirë, por duhet të ketë një marrëveshje

Periskopi.com Lajme

Sekretari Amerikan Ushtarak, Mark Esper, i cili erdhi në Kosovë ditëve të fundit, është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett në një takim të mbyllur për publikun para se të bënte një ndalesë në kampin e NATO-s në Bondsteel.

Ai tha se fokusi gjatë këtij udhëtimi është të marrë informata nga ushtarët më shumë sesa të gërmojë në situatën e tensionuar politike në vend, raporton “warisboring”.

Gjatë turneut të zhvilluar në bazën ushtarake Bondsteel, Esper u njoftua shkurtimisht rreth misionit nga ushtarët dhe foli për zhvillimet e fundit në trajnimet ushtarake për dislokime.

Esper thotë se pas takimit me trupat ushtarake amerikane në Kosovë ka kuptuar se entuziazmi tek ta është i lartë, transmeton Koha.net.

Koloneli amerikan, Roy Macarae, i cili së shpejti e përfundon misionin në Kosovë, ka thënë se në terren gjendja është e qetë dhe shumë e sigurt, mirëpo tha se “tensionet vijnë nga niveli politik”.

Tensionet midis Kosovës e Serbisë janë ngritur sërish kohëve të fundit kur trupat serbe u ftuan për të qenë në gjendje gatishmërie në kufi pasi policia speciale e Kosovës arrestoi disa policë e doganierë shqiptarë e serbë të akuzuar për korrupsion. Edhe tensionet me Rusinë u ngritën pasi Kosova e arrestoi dhe më pas e shpalli person “non grata” një shtetas rus që punon për UNMIK-un.

“Ka shumë lojtarë në terren këtu… grupe të nëntokës”, ka thënë Macaraeg, duke folur në përgjithësi në lidhje me ambientin ku veprojnë. “Po, ekziston zona gri”.

Por, me gjithë telashet politike, puna për ushtarët është dëshmuar e sigurt. “Misioni kryesor këtu është vetëm prezenca”, thotë ai.

Gjatë 20 vjetëve të fundit dhe me 25 rotacionet e trupave të NATO-s, situata “është përmirësuar shumë në nivelin taktik”, thotë ai.

“Mendoj se ende ka punë për të bërë. Duhet të ketë zgjidhje politike. Duhet të arrihet mes Kosovës e Serbisë”, thotë ai.

Si pjesë e KFOR-it, aktualisht janë rreth 600 ushtarë amerikanë.