U quajt “derr serb”, kirurgu nga Serbia fiton gjyqin kundër kompanisë zvicerane

Periskopi.com Lajme

Kirurgu estetik serb, Marko Lens ka fituar të drejtën ndaj një padie që datonte nga viti 2011. Në një fluturim të kompanisë zvicerane Swiss, Lensi i cili gjithmonë fluturon ne klasën e biznesit, ishte i pakënaqur me shërbimin, siç shkruan “SonntagsZeitung”.

Një mosmarrëveshje në mes tij dhe një stjuardi u shkaktua, kur ky i fundit e quajti kirurgun “derr serb”.

Por, situata nuk përfundoi vetëm me kaq. Dy vite më vonë, në Beograd, Lens takohet me personin përgjegjës për Swiss-in në Beograd, i cili ka pasur njëohuri për incidentin.

“Ju nuk dukeni si një derr, por ju jeni definitivisht një serb”, i kishte thënë ai në gjuhën angleze. Sipas Lensit, më pas ishin shkaktuar ofendime të tjera dhe ndalesë për të flutuaruar me Swiss.

Në Beograd, ai ngriti padi kundër Swiss dhe e fitoi lëndën. Tani, kompania ajrore zvicerane duhet t`i paguaj dëmshpërblim prej 5.000 frangash. Është më se e besueshme se dëmtimi i imazhit të kompanisë zvicerane do të jetë edhe më i madh. Gjykata e Beogradit ka vendosur që vendimi prej 12 faqesh të ribotohet plotësisht në gazetën serbe “Politika”, njofton më tej Albinfo.ch.

Çfarë ka ndodhur pikërisht midis kirurgut dhe punonjësve të linjës ajrore mbetet e paqartë. Marko Lens nuk është i vetëdijshëm për ndonjë sjellje të pahijshme.

Ai ishte sjellur gjithmonë si duhet dhe nga asgjë, ishte fyer në mënyrë racore. Versioni i tij i tregimit është konfirmuar nga dëshmitarët. Swiss është njohur me vendimin.

“Ne e respektojmë vendimin e gjykatës, edhe nëse nuk e shohim si të konfirmuar në opinionin tonë ligjor. Tani do ta shqyrtojmë në mënyrë të detajuar vendimin dhe do të vendosim për hapat e ardhshëm “, thotë një zëdhënëse.

“Por mund të jeni të sigurtë që Swiss merr parasysh vetëm rastet serioze, për të vendosur që një person për një kohë të caktuar, nuk ka më mundësi të rezervojë fluturime me ne”, ka pohuar më tej zëdhënësja.