Cakaj: Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me SHBA-të edhe pas një shekulli, vlerë kulmore

Periskopi.com Lajme

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e tij Facebook ka kujtuar rëndësinë e datës 28 korrik, kur në vitin 1922 Shqipëria vendosi marrëdhënie diplomatike me SHBA-të.

Ai gati pas një shekulli, thotë se SHBA-të, janë referencë e pazëvendësueshme e orientimeve politike, strategjike dhe vlerore e Shqipërisë.

 

 

Ky është postimi i tij i plotë:

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis SHBA-së dhe Shqipërisë me 28 korrik 1922 shënon një prej momenteve më kulmore të diplomacisë shqiptare. Sot, pothuajse pas një shekulli, SHBA-të janë referenca e pazëvendësueshme e orientimeve politike, strategjike dhe vlerore të Shqipërisë.