Thaçi flet për herë të parë pas kthimit nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja me Serbinë është afër

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova dhe Serbia janë afër nënshkrimit të marrëveshjes përfundimtare e cila siç thotë ai, do të sjell paqe dhe perspektivë për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kështu, Thaçi ka folur për herë të parë që prej kthimit nga Shtetet e Bashkuara, ku në Shtëpinë e Bardhë, pati takime mes tij, presidentit serb dhe zyrtaratëve të lartë amerikanë, këshilltarit për Siguri Kombëtare, Rober O’Brien dhe ambasadorit Richard Grenell.

Këto komente ai i bëri në konferencën Dialogu publik “Rruga drejt Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë”.

“Kosova po zhvillon një process të rëndësishëm. Jemi të angazhuar për arritjen e marrëveshjes së përhershme, paqësorë mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje duhet të sjell njohjen mes vendeve tona të pavarura dhe sovrane dhe rrugëtim më të shpejtë për Kosovën drejt NATO-s dhe BE-së. Takimi i Ëashingtonit dy ditë më parë, mes dy presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, besoj se do të jetë takimi i një kthese pozitive, e inicuar nga presidenti Trump dhe ambasadorit Grenell për arritjen e marrëveshjes në një të ardhme të afërt. Takimi është i mirë për gjithë rajonin, për hapjen e perspektivës euro atlantike për Ballkanin Perëndimor, për një jetë më të mirë, për një zhvillim ekonomik. Prandaj këtë momentum, nga Ëashingtoni duhet ta shfrytëzojnë edhe Kosova edhe Serbia dhe të gjitha palët që janë të interesuara për paqe në Ballkan. Është e një rëndësie jetike për procesin e arritjes së marrëveshjes përfundimtare që të dy palët edhe Kosova edhe Serbia sot kanë besim në SHBA-të se përmes tyre mund të arrihet marrëveshja përfundimtare. Edhe pse po flasim për Kosovën dhe Serbinë, gjithashtu për mundësinë e arritjes së paqes mes vendeve tona, jam i bindur se kjo marrëveshje do të ndikojë në punën e këtij Komisioni”, ka thënë presidenti Thaçi.

Palmer: Marrëveshja me Serbinë të bëhet urgjentisht

Periskopi.com Lajme

I dërguari Spercial për Ballkanin Perëndimor, Metthew Palmer gjatë një bashkëbisedimi me studentë dhe shoqërinë civile, ka bërë të ditur se SHBA-të janë duke mbështetur procesin e dialogut, raporton Periskopi.

Ai tha se SHBA-të nuk janë aty për të përcaktuar një afat kohor, apo diçka të ngjashme, por janë vetëm për ta mbështetur procesin e dialogut.

Palmer tha se edhe pas marrëveshjes me Serbinë, ata do të vazhdojnë të jenë të pranishëm në Kosovë.

“Nuk i takon SHBA-vë për të përcaktuar afatin kohorë, por palëve, kemi BE-në që ka lehtësuar dialogun, SHBA-së kanë mbështetur, i përmenda shumë të tjerë që kanë ndihmuar këtë proces, sa i përket kornizës, i takon Kosovës ta përcaktoj kush, sa i përket afatit kohorë është një çështje e urgjencës, edhe Grenell e ka përmendur këtë urgjencë. Angazhimi ynë nuk do të përfundoj në ditën e Marrëvshjes, duam që Prishtina dhe Serbia të bëjnë një marrëveshje, por ditën tjetër ne prapë do të jemi këtu”, u përgjigj Palmer.

S’ka marrëveshje me Serbinë pa zgjidhjen e fatit të të pagjeturve

Periskopi.com Lajme

Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj paralajmëroi gjatë një takimi me përfaqësuesit e shoqatave për të pagjetura, se nuk do të ketë asnjë marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa u zgjidhur fati i të pagjeturve.

Bashkëkryesuesi i delegacionit për dialogun me Serbinë theksoi se  në platformën për dialogun me Serbinë, një ndër temat kryesore është ajo për të pagjeturit.

“Nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë pa e pasur të qartë çështjen e zgjidhjes së të pagjeturve, ndonëse ka arsye të forta se shteti serb ka informacione të sakta për vendndodhjen dhe fatin e të pagjeturve”, tha Limaj.

Ndërsa, Bajram Qerkini, përfaqësues i familjarëve nga Mitrovica duke prezantuar dokumente nga ish-institucione të regjimit serb, tha se të gjithë të pagjeturit dihet se kush i ka marrë dhe ku është vendndodhja e tyre.

Ndryshe, numri i të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë është gjithsej 1647

Qytetarët nuk duan zgjedhje para arritjes së marrëveshjes me Serbinë

Periskopi.com Lajme

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), sot ka publikuar rezultatet e opinionit të tetë publik lidhur me Dialogun Kosovë-Serbi.

Jeta Krasniqi nga KDI theksoi se në pyetjen se a duhet të shkojë në zgjedhje vendi para vazhdimit të fazës përmbyllëse të dialogut, 43.7 përqind e qytetarëve vlerësojnë se nuk duhet të ketë zgjedhje para se të vazhdohet me dialogun, ndërsa 31. 4 përqind mendojnë se duhet të mbahen zgjedhjet parlamentare në Kosovë para përfundimit të dialogut Kosovë-Serbi.

Në pyetjen se a duhet të arrihet marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi, rreth 32.1 përqind e qytetarëve mendojnë se këtë vit duhet arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa 22.7 përqind mendojnë se dialogu të arrihet vitin e ardhshëm. 4.4 përiqind e qytetarëve mendojnë se nuk do të arrihet marrëveshje fare.

Violeta Haxholli nga KDI, tha se 34.8 përqind nuk besojnë se delegacioni i shtetëror të Kosovës do të arrijnë t’i mbrojë interesat e shtetit të Kosovës, ndërsa 34.3 përqind e qytetarëve besojnë se ekipi negciator do të punojë në favor të shtetit të Kosovës.

Se a duhet të përfshihen LDK dhe VV në delegacionin shtetëror, mbi 46 përqind e qytetarëve mendojnë se duhet të përfshihen këto dy parti opozitare në dialog.

Sondazhi është realizuar në periudhën 3 deri 12 mars të këtij viti dhe është realizuar me 1070 qytetarë./I.Shabani/

 

A duhet që marrëveshja me Serbinë të miratohet edhe në Kuvend? Kushtetuesja ende pa përgjigjje për Thaçin

Periskopi.com Lajme

Ishte korriku i vitit të kaluar kur presidenti Hashim Thaçi nisi të promovonte publikisht idenë për korrigjim të kufirit me Serbinë.

Tre muaj pas, kreu i shtetit kërkoi nga Gjykata Kushtetuese të interpretojë nenin 18 të Kushtetutës, i cili flet për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, raporton KTV.

Kushtetuesja ende nuk i ka kthyer përgjigje Thaçit në kërkesën e tij për të sqaruar nëse marrëveshjet ndërkombëtare që nënshkruhen nga presidenti konsiderohen të ratifikuara ose nëse patjetër duhet të ratifikohen edhe nga Kuvendi.

Pesë muaj nga kjo kërkesë, Kushtetuesja nuk ka nxjerrë ende ndonjë vendim. Zyrtarë të saj thonë se nuk janë shqyrtuar të gjitha aspektet kushtetuese lidhur me këtë çështje.

Pasi ka pranuar sqarimet shtesë nga Zyra e Presidentit, Kushtetuesja ka kërkuar komente plotësuese nga deputetët e Kuvendit.

Për partinë e kryeministrit Ramush Haradinaj, asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk duhet t’i shmanget miratimit nga Kuvendi. Sipas AAK-së, çdo veprim tjetër nënkupton shkelje të Kushtetutës.

Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se ky nen është i qartë dhe nuk ka nevojë për interpretim shtesë.

Deputetja Albulena Haxhiu, thotë se Presidenti po mundohet të përdorë Kushtetuesen për të shtyrë përpara idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

Në kërkesën e tij, Thaçi si shembull ka përmendur vazhdimin e mandatit të EULEX-it, që është bërë vetëm nëpërmjet letërkëmbimit të letrave mes tij dhe përfaqësueses së lartë të BE-së.

Neni 18.1 i Kushtetutës thotë se marrëveshjet për territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake, miratohen me 2/3 e votave të deputetëve.

Bashkimi Evropian shpall tender për promovimin pozitiv të dialogut Kosovë – Serbi

Periskopi.com Lajme

Bashkimi Evropian, përkatësisht zyra e Komisionit Evropian , Shërbimi për Instrumente të Politikës së Jashtme, ka hapur një tender ku mund të aplikohet për ta marrë përsipër një fushatë të madhe e cila ka për qëllim promovimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Periskopi.

“Aksioni (kampanja v.j.) është  krijuar për të ofruar një qasje direkte të qytetarëve në atë se çka po ndodh me dialogun, përkatësisht ta bëjë dialogun ‘më të prekshëm, më të drejtpërdrejtë”, siç edhe shkruhet në objektivat e këtij projekti.

Tutje, objektivat e projektit janë përcaktuar edhe nën terminologjinë si: perceptimi pozitiv i publikut dhe rritja e mbështetjes publike për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Periskopi.

Kampanja do të realizohet mes dy periudhave: janar të vitit 2019 – shtator 2019 si dhe tetor 2019 – mars 2020.

Kjo kampanjë do të përfshijë reklama të ndryshme në media përfshirë publikime në mediat online të Kosovës, prodhimin e banerëve që do të vendosen në pjesë të ndryshme të Kosovës, përkatësisht, siç specifikon edhe projekti/tenderi, në 40 lokacione të ndryshme të Kosovës.

Fushata do të përfshijë edhe promovimin e dialogut në televizione, radio, matjen e opinionit publik.

Specifika të tjera që kërkohen në projekt janë edhe hapja e faqeve në rrjete sociale si: Faebook, Tëitter dhe Instagram.

Për shembull te mediat sociale parashihet kjo skemë:

-Krijimi i 3 profileve në Tëitter, Facebook, Instagram

-Implementimi i 3 kampanjave në 3 rrjetet sociale të krijuara enkas për këtë çështje (dialogun)

-Prodhimi i më shumë se 100 artikujve, videove, banerëve në rrjetet sociale.

-Krjimi i përmbajtjes infografike në rrjetet sociale, gjithësej 10 sosh

-Postimi i 60 deri në 100 mesazheve në muaj (në rrjeteve sociale)

Ndryshe, ajo që njihet si ‘faza finale’ e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 24 qershor 2018 në Bruksel, ku presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ishin takuar me Përfaqësuesn e Politikës së Jashtme të BE’së, Federica Mogherini. Atëkohë, presidenti Thaçi kishte paralajmëruar ‘bisedime të vështira’ me Serbinë, por me synimin e arritjes së një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do të rezultonte me njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia.

Që atëherë, kanë ndodhur edhe disa takime, ndërkohë Kosova ka krijuar edhe Ekipin Negociator, i cili tashmë, ka mbajtur edhe takimin e parë në Bruksel me Mogherinin.

Sa për kronologjinë e ecurisë së dialogut deri tani, vlen të theksohet edhe letra e presidentit amerikan Donald Trump dërguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ku veç tjerash inkurajohej Kosova që të vazhdonte dialogun në përpjekje për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

:Ne jemi të gatshëm që t’ ju ndihmojmë në përpjekjet tuaja për të arritur një marrëveshje, e cila reflekton në mënyrë të balancuar interesat e Kosovës dhe të Serbisë. Një marrëveshje e tillë është e arritshme. Unë pres që në Shtëpinë e Bardhë t’ ju mirëpres Ju dhe Presidentin Aleksander Vuçiç, për të festuar atë që do jetë një marrëveshje historike”, shkruhej në letrën e presidentit amerikan./Periskopi/

 

 

Hoti i LDK’së: Thaçi dhe Veseli janë kontravers për marrëveshjen me Serbinë

Periskopi.com Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti ka vlerësuar se ekipi negociator, të cilin ai e quan dekorues, Presidenti dhe Kryeparlamentari po japin vlerësime kontraverse për marrëveshjen me Serbinë.

“Njëri thotë se nuk do të ketë ndryshim të kufijve, tjetri se do të bashkohet Lugina e Preshevës. Njëri thotë se do të ketë shkëmbim të territoreve, e tjetri se do të respektohet Kushtetuta. Njëri thotë se nuk do të humbim asgjë, e tjetri thotë marrëveshja do të jetë e dhimbshme. Njëri thotë se në fund vendos Kuvendi, e tjetri thotë se vendoset me referendum”, shkruan Hoti.

Sipas tij, me gjithë këto paqartësi, hile e përçarje, prapë akuzohet opozita se duke mos qenë pjesë e kësaj “maskarade politike po e dobësuaka uniteti jonë në përballje me Serbinë”.

Kaqusha Jashari: Më e rëndësishme arritja e marrëveshjes sesa personi që e nënshkruan atë

Periskopi.com Lajme

Kosova ka propozuar qysh në vitin 2014 që në dialog me Serbinë të bisedohet për katër tema të reja e ku përfshihej pjesëmarrja në pasuritë e ish-Jugosllavisë, në bazë të drejtës ndërkombëtare.

Çështja e pasurisë së Ish-Jugosllavisë që i takon Kosovës duhet të trajtohet nga ekspertët e jo nga politikanët, tha Kaqusha Jashari, njohëse e rrethanave politike në vend, për Ekonomia Online.

Jashari e cila ka qenë një nga dy politikanët kryesor të Kosovës gjatë viteve 1986-88, tha se në fazën e fundit të dialogut, duhet të ruhet sovraniteti i vendit, e pastaj të hapen çështje të tilla për të cilat duhet kushtuar rëndësi ngase mund të kenë pasoja më vonë.

“Për këtë problem këtu duhet me u angazhuar ekspertë, na ekspertë kemi, por për fat të keq kjo politika aktuale mendon që krejt janë në duart e tyre edhe fuqia është vetëm me fol dhe fuqia është vetëm me kërkuar, jo ma fuqi se dokumenti dhe argument nuk ka. Prandaj unë kam vërejtje se nuk diskutohet me ekspertë për këtë lëmi të pasurisë na kemi ekspertë që munden me dhënë shumë kontribut. Janë disa gjëra që hapen ma vonë, por në qoftë se nuk vlerësojmë si duhet tani ka me na kushtuar me vonë. Aty e kam unë që Kosova duhet me marr në fund të dialogut si problem që duhet me ruajt sovranitetin”, tha ajo.

Madje sipas saj, nuk mund të shkohet më tutje në rast se nuk arrihet marrëveshja përfundimtare mes dy vendeve.

“Unë nuk besoj që mundet me shkuar më tutje në qoftë se nuk arrihet marrëveshja përfundimtare, se marrëveshja përfundimtare duhet me i sqaruar dy shtetet e pastaj vjen në ditë duke filluar prej pasurisë, tu filluar edhe prej do problemeve të tjera ekonomike nuk është vetëm pasuria”.

Javë më parë, Presidenti Hashim Thaçi dhe ai serb, Aleksandar Vuçiq janë takuar në Bruksel, në të cilin diskutuan për fazën finale të dialogut mes dy vendeve.

Përkundër kësaj, në Kosovë ende nuk është arritur pajtueshmëri lidhur me platformën e për dialogun, e cila ndonëse ishte dërguar për miratim në Kuvend është tërhequr prapa nga kryeministri.

Mosarritjen e konsensusit për dialogun, Jashari e konsideron të panevojshëm. Ajo madje kërkoi që partitë të vendosin interesat e vendit para interesave të tyre.

“Partitë më tutje veten duhet me rënduar në rreshtime dytë, rreshti i parë është të gjithë bashkë për një marrëveshje e cila nuk e cenon Kosovës. Konsensus duhet me pas patjetër sepse është moment i përgjegjësisë nuk është tashti moment i partive se cila është parti me ma shumë përkrahje ose ma pak”.

Mungesa e konsensusit kishte detyruar kreun e ekzekutivit, Ramush Haradinaj që pasi kishte dërguar në Kuvend ta tërheq prapa platformën e cila do të mandatonte Presidentin si kryenegociator të dialogut me Serbinë.

Lidhur me këtë çështje, ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se në qoftë se udhëheqja e dialogut nuk i besohet presidentit si person atëherë Kuvendi duhet të marr përsipër këtë çështje.

“Nuk i besohet atij si person, por kush po e thirr në Bruksel për takimet me Vuçiqin, thirret Hashimi por është kryetar, ata nuk mundet kërkosh me mohu. Në qoftë se është humb besueshmëria te duhet Kuvendi me marr përsipër edhe pranimin e marrëveshjes eventualisht nëse vjen deri të një marrëveshje si pajtim mes Beogradit edhe neve, atëherë Kuvendi duhet të me aprovua pas aprovimit”.

Madje sipas saj, më e rëndësishme është marrëveshja e arritur mes dy vendeve sesa personi që e nënshkruan atë.