​​Kina kërkon maska për fytyrë

Periskopi.com Lajme

Kina u bëri thirrje shteteve të tjera që ta ndihmojnë me maska mbrojtëse për fytyrë pasi koronavirusi është shndërruar në rrezikun numër një për vendin aziatik.

Edhe pse ekspertët janë skeptikë për efektet mbrojtëse që këto maska ofrojnë, megjithatë ato janë shumë të nevojshme momentalisht në Kinë.

Edhe pse Kina prodhon një numër mjaft të madh të maskave, rreth 20 milionë çdo ditë, megjithatë është shfaqur shqetësimi se nuk po prodhohen mjaftueshëm maska pasi që ato duhet të ndërrohen disa herë në ditë, shkruan BBC.

Kina ka blerë rreth 220 milionë maska nga Koreja e Jugut, ndërsa autoritetet kanë hequr tarifat për shpërndarjen e pajisjeve mjekësore, ndërsa pritet që shtetet e tjera të kontribuojnë për ta ndihmuar Kinën lidhur me këtë problem.