Chelsea merr vendim përfundimtar për Kovaçiqin

Periskopi.com Sporti

Klubi anglez Chelsea ka vendosur që ta mbajë në ekip mesfushorin e Realit, Mateo Kovaçiç.

Kroati e kaloi sezonin e kaluar si huazim në “Stamford Bridge” dhe pritej që të “blutë” ta mbanin.

Kovaçiçi tha se ishte shumë mirë kur erdhi si huazim te Chelsea dhe tash është edhe ma mirë që u transferua përgjithmonë.

“Ishte një ndjenjë shumë e mirë kur u transferova si huazim për herë të parë dhe tash do jem përgjithmonë në ekip”, deklaroi ai.

E ardhmja e Kovaçiqit varet në shtatët ditët e ardhshme

Periskopi.com Sporti

Ekipit anglez, Chelsea i kanë mbetur vetëm shtatë ditë që të jap vendimin e tij për kroatin, Mateo Kovaçiq.

Chelsea mund ta mbajë përgjithmonë kroatin në ekip, i cili për momentin është si huazim që nga sezoni i kaluar, transmeton KosovaPress.

Mediet angleze thonë se kroatit nuk i është dhënë vendimi nëse ai duhet të largohet apo të qëndrojë.

Nëse ekipi anglez vendos të mos e blejë kroatin, atëherë ai do të shitet në Itali, ku dy klubet e interesuara për të janë Interi e Milani.