Dy të arrestuar për lojëra të fatit në Matiqan

Periskopi.com Lajme

Dy persona janë arrestuar në Matiqan, pasi që të njëjtit kishin organizuar lojëra të fatit në lokalin e tyre.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar katër aparate si provë materiale.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.