Mikrofonët kanë kapur momentin kur CR7 tallet brutalisht me portierin pasi shënoi nga penalltia

Periskopi.com Sporti

Tjetër javë, tjetër rekord për Cristiano Ronaldon.

Portugezi u bë futbollisti i parë në shekullin XXI që fiton 400 ndeshje në top pesë ligat evropiane të dielën mbrëma, teksa Juventusi mposhti 3-1 Genoan në Serie A, transmeton Periskopi.

Ronaldo vazhdoi me penallti, teksa realizoi dy për biankonerët.

Pesë herë ‘Topi i Artë’ shënoi dhjetë gola në shtatë ndeshja ku ka luajtur, teksa ka munguar në disa për shkak të sëmundjes dhe u pushua për Champions League.

Sidoqoftë, falë faktit se ndeshja u luajt prapa dyerve të mbyllura në ‘Luigi Ferraris’, ne arritëm të dëgjojmë saktësisht çka thuhej mes futbollistëve.

Gjatë momentit të penalltisë, portieri i Genoas, Mattia Perin fillimisht mundohet ta shpërqëndrojë Ronaldon duke e pyetur ‘në qendër prapë?’

Ronaldo fillimisht nuk përgjigjet, por pastaj bërtiti: ”Ku po shkon Perin?!”, pasi qëlloi rrjetën.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/