Emre Can i ‘hakmerret’ Sarri me një like

Periskopi.com Sporti

Lajmi i ditës është sigurisht ai i shkarkimit të Maurizio Sarri-t.

Ish-trajneri juventin tashmë e ka paguar shtrenjtë eliminimin nga Champions League kundër Lyon-it, por gjatë gjithë sezonit Juventus nuk ka arritur të tregojë kurrë një lojë bindëse.

Jo vetëm, aventura e trajnerit toskan është karakterizuar edhe nga disa mosmarrëveshje me disa lojtarë, mes të cilëve ka qenë edhe Emre Can.

Mesfushori gjerman ka qenë një nga lojtarët kryesorë të repartit me Allegri-n, por nuk e ka parë shumë fushën me Sarri-n dhe ka zgjedhur të transferohet te Borussia Dortmund në janar.

Të dy nuk janë dashur shumë dhe mesfushori është hakmarrë duke i dhënë një “like” lajmit për shkarkimin e Sarri-t.

Fjalët e Sarrit pasi Juventusi u poshtërua nga Milani mbrëmë: Nuk shpjegohet kjo

Periskopi.com Sporti

Maurizio Sarri insiston se Juventusi nuk duhet as të mundohet ta analizojë kolapsin kundër Milanit, sepse ata ishin klas botëror dhe në kontroll total për 60 minuta.

Biankonerët kanë mundur të thellojnë distancën nga Lazio në 10 pikë, pasi romakët u mposhtën 2-1 nga Lazio më herët atë mbrëmje, por distanca mbetet shtatë pikë pasi lëshuan nga duart një avantazh 2-0, për të humbur 4-2 në fund, transmeton Periskopi.

“Mendoj se 60 minutat e parë ishin të klasit botëror. Ishim në kontroll total dhe patëm këtë kolaps,” u shpreh fillimisht Sarri.

“Ne patëm një kolaps total për 15 minuta. U ka ndodhur edhe skuadrave tjera në këtë periudhë. Duhet të marrim gjërat pozitive nga ndeshja, të cilat janë se ne ishim në kontroll total për një orë.

“Zakonisht është e pamundur të gjenden arsyet për këtë kolaps të pashpjegueshëm.”

Motra e CR7 shndrrohet në eksperte të futbollit – kritikon taktikat e Sarrit në finalen e Kupës

Periskopi.com Sporti

Motra e Cristiano Ronaldos ka kritikuar trajnerin e Juventusit, Maurizio Sarri pas humbjes në finalen e Kupës së Italisë nga Napoli.

Juventusi u mposht pas goditjes së 11-metërshave, pasi koha e rregullt u mbyll me rezultat 0-0, transmeton Periskopi.

Ronaldo nuk gjuajti asnjë penallti gjatë kontestit, dhe besohet se ai pritej ta gjuante penalltinë e pestë, por gjërat nuk shkuan aq larg, pasi Paulo Dybala dhe Danilo gabuan.

p1eb3nakv510m812d6tq81pdvqbab.jpg

35-vjeçari dhuroi një tjetër paraqitje të dobët, vetëm disa ditë pasi humbi një penallti në gjysmëfinalen e Kupës kundër Milanit.

Ronaldo ka humbur finale rresht me klubin për herë të parë në karrierën e tij si profesionist, por motra e tij, Elma Aveiro beson se Sarri është fajtori kryesor.

Ajo shkroi në Instagram: “Çka mund të bëni më shumë? Kjo është e tëra, për këtë i dashuri im nuk mund të bëjë mrekullira i vetëm… nuk e kuptoj si mund të luani kështu, sidoqoftë… kokën lart, mbreti im.” /Periskopi.com/

p1eb3n26pd11r61oqa21jegp1ui19.jpg

Përgjigja frustruese e Sarrit kur i thuhet se nuk ka fituar asgjë në Itali

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, është acaruar me fjalët se nuk ka fituar asgjë në Itali. Ai të martën ka thënë se ka fituar promovimin disa herë në divizione të ulëta gjatë karrierës 20-vjeçare si trajner.

Bilanci i Sarrit është diskutuar sërish ndërkohë që Juventusi po përgatitet që të përballet me ish-klubin e tij, Napolin, të mërkurën mbrëma në finale të Kupës së Italisë në Romë.

61-vjeçari e ka transformuar Napolin gjatë tri viteve në këtë klub. Napoli ka luajtur lojë me tempo të lartë dhe me pasime, që është quajtur “Sarriball”.

Por ai nuk ka fituar titullin në Serie A apo Kupën e Italisë dhe kur Chelsea fitoi Ligën e Evropës vitin e kaluar, është paraqitur gjerësisht si trofeu i parë i madh i tij në karrierë.

“Më shqetëson kur njerëzit thonë se unë nuk kam fituar asgjë në Itali”, ka thënë Sarri në konferencë për shtyp. “Kam fituar promovimin në fushë në thuajse secilin divizion, nga kategoria e gjashtë e deri në Serie A. Është gjë e madhe për të realizuar. Jam i lumtur me atë që kam arritur. Natyrisht ka shumë dëshirë për të fituar trofeun por ai është për tifozë dhe për të gjithë ne. Nuk mendoj për të kaluarën”.

Sarri ka siguruar promovimin në ligat regjionale të Italisë me Cavriglian dhe më pas me Antellan gjatë viteve nëntëdhjeta. Ka udhëhequr Sansovinon nga kategoria e gjashtë drejtë kategorisë së katërt, për tri vjet. Sangiovannesen e ka udhëhequr drejt kategorisë së tretë në vitin 2004 dhe më pas Empolin drejt Serie A në vitin 2014.

Por fitimi i trofeve është obligim te Juventusi, që ka dominuar futbollin italian në dekadën e fundit.

“Të punosh në një mjedis që është mësuar të fitojë është më e vështirë. Por fitorja asnjëherë nuk duhet të merret e garantuar”, ka thënë Sarri.

Maurizio Sarri hapet si asnjëherë më parë rreth ‘konfliktit’ që pati me yjet e Chelseat

Periskopi.com Sporti

Maurizio Sarri e ka pranuar se kishte një marrëdhënie konflikte me lojtarët e Chelseat, gjatë kohës së së tij në Premier League.

Sarri udhëhoqi klubin londinez drejt kualifikimeve për në Champions League dhe fitoi Europa Leaguen, por u rikthye në Itali verën e kaluar, tranmseton Periskopi.

“Sa më e gjatë shkalla, aq më e vështirë është të ndërtohet marrëdhënia personale me lojtarët,” tha Sarri.

“Mjedisi juaj ndryshon shumë dhe duhet më shumë kohë për t’i ndërtuar këto marrëdhënie.

“Kisha marrëdhënie të komplikuar me zhveshtoren e Chelseat, por kur u thashë se po largohem, shumë prej tyre qanë.

“Nuk jam person i tillë që ua rreh krahët. Flas shumë për gabimet e tyre, dhe më pak për ato që i bëjnë mirë.

“Mendoj se kjo ka impakt të madh, por pastaj mësohen të të vlerësojnë për atë që je. Marrëdhënia më e gjatë është me lojtarët që i kam aktivizua më së paku.” /Periskopi.com/

Juve e ruan Sarrin si sytë e ballit shkaku i duhanit – i kanë bërë dy herë testin, tash është në izolim total

Periskopi.com Sporti

Koronavirusi është kthyer në një rrezik botëror, ndërkohë ata që po e vuajnë më shumë janë italianët. Në këtë vend virusi është shfaqur mjaft agresiv duke infektuar dhe vrarë shumë persona.

Ndërkohë, rastet e para të COVID-19, janë regjistruar edhe në botën e futbollit teksa janë disa futbollistët e Serisë A të infektuar.

Dy prej rasteve i takojnë Juventusit. Rasti i parë te bardhezinjtë ishte mbrojtësi Daniele Rugani, ndërsa pas tij, ditën e djeshme u mor vesh edhe infektimi i Blez Matuidi. Në këtë formë, futbollistët e tjerë dhe stafi teknik i Zonjës së vjetër është në izolim, ndërsa një nga ata me risk të lartë te kampionët e Italisë është trajneri, Mauricio Sarri.

61-vjeçari njihet për konsumimin e shumtë të cigareve, teksa besohet se trajneri nuk mund të qëndrojë pa konsumuar 60 copë në ditë. Sakaq, një tjetër risk për trajnerin Sarri, është edhe fakti se në fillim të këtij sezoni kaloi një pneumoni. Madje, humbi dy ndeshjet e para të Juventusit duke mos ia dalë të qëndronte në pankinë.

Por, me ndihmën e stafit të Juventus, e kaloi problemin. Tashmë, për Sarrin janë marrë masa të mëdha duke e izoluar por edhe kontrolluar, teksa për të deri më tani janë bërë dy teste për COVID-19, por për fat të mirë kanë rezultuar negativ.

Sarri e gjeti fajtorin e humbjes befasuese nga Lyoni mbrëmë

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri është ndjerë tepër i zhgënjyer pas humbjes 1-0 ndaj Lyonit si mysafir.

I pyetur për “Sky Sport”, trajneri bardhezi deklaroi se e ka të vështirë t’i mësojë skuadrës konceptin e lojës së shpejtë me top.

Ai mbeti i habitur që ritmi i lojës nuk përputhet me stërvitjen që skuadra bëri, pasi në përgatitjet për takimin kundër Lyonit, Sarri e pranoi se ekipi është stërvitur në ritme dy herë më të larta se gjatë ndeshjes.

“Kam shumë vështirësi në transmetimin e konceptit të lëvizjes së topit me shpejtësi te kjo skuadër”.

“Në stërvitje, topi lëviz me 200 km/h, e çuditshme është se në ndeshje nuk shkon kështu”.

“Kur humbet shpejtësinë, gjithçka bëhet më e vështirë. E çuditshme është se në stërvitje ne kemi punuar me shpejtësi dyfish më të lartë në krahasim me sonte”, ka thënë Sarri.

“Mendoj që jemi dëmtuar sonte. Dy momentet në zonën e tyre, do të ishin penallti për ne në Itali”, shtoi në fund ai.

Fabregas i është përgjigjur pyetjes që u intereson të gjithëve: Conte apo Sarri, cili është më i vështirë

Periskopi.com Sporti

Ish-mesfushori i Chelseat, Cesc Fabregas e ka etiketuar Antonio Conten si “trajnerin më të vështirë”, ndërsa Maurizio Sarrin “jo shumë fleksibil”.

Fabregas fillimisht nuk u pëlqye nga Conte por punoi shumë që ta fitonte besimin e tij, derisa fitoi titullin e Premier Leagues me të dhe FA Cup mes viteve 2017 dhe 2018, transmeton Periskopi.

“Conte me një distancë të madhe,” shkroi spanjolli kur u pyet për trajnerin më të vështirë me të cilin kishte punuar.

“Gjithmonë kam thënë se fakti se e kam bërë të ndryshojë mendje për mua është një prej gjërave më të kënaqshme që kam arritur në karrierë.

“U desh të qëndroja i heshtur dhe të djersitja shumë.”

32-vjeçari gjithashtu e diskutoi edhe Sarrin.

“Ai i ka taktikat e tij dhe vdes për to. Nuk është shumë fleksibil, por është njeri i mirë me zemër të mirë.” /Periskopi.com/

Kush janë trajnerët më të mirë në botë aktualisht?

Periskopi.com Sporti

Vitet e fundit në futbollin evropian e kanë relativizuar drastikisht pozitën e trajnerit. Kjo për shkak të rritjes së profesionistëve në aspekte të ndryshme me të cilat merrej trajneri dikur por edhe për shkak të rritjes së cilësive të lojtarëve.

Tashmë, futbolli ka ekspertë që merren me dietën e lojtarëve, me aspektin psikologjik, me fitnesin, taktikat dhe formacionin, motivimin e për aspekte të tjera. Kjo ka bërë që kryetrajneri në nivelet e larta të futbollit të jetë thjesht koordinues i gjithë këtyre profesionistëve.

Por, kush është trajneri më i mirë në futboll aktualisht?

Nëse shohim rezultatet dhe statistikat atëherë nuk kemi se çka të flasim. Statistikat kanë gojën e tyre dhe flasin vetë. Por, puna e trajnerit shpesh nuk shpërblehet në formën e rezultateve të dukshme, apo të trofeve.

Së fundi, Tottenham Hotspur e shkarkoi trajnerin që u mendua si arkitekt i sukseseve të këtij ekipi. Vetëm gjashtë muaj më parë, Pochettino ishte në finale të Ligës së Kampionëve me këtë ekip – kur dihet se dikur e kishte ëndërr thjesht pjesëmarrjen në garën më të fortë evropiane.

Megjithatë, ky sezon ka qenë i tmerrshëm për argjentinasin pasi që nga 12 ndeshje arriti t’i fitonte vetëm 14 pikë. Por, Pochu dhe taktikat e tij në fakt nuk ia dolën të sillnin suksesin te ekipi i Spurs. Kishte një kombinim faktorësh. Paratë e shumta që u derdhën nga pronari, akademia që nisi të prodhonte papritmas lojtarë kualitativë, transferimet jashtëzakonisht të suksesshme, dhe natyrisht puna e padukshme e një grumbulli njerëzish më poshtë.

Pochettino më herët ka qenë trajner i dy ekipeve tjera, Espanyolit dhe Southamptonit. Ai nuk ka një identitet të caktuar sa i përket taktikave që përdorte. Herë luante me katër mbrojtës qendre, e herë me tre e po ashtu ndërronte pozicionet e mesfushës e të sulmit.

Pochettino përmendej si pjesë e shkollës së Marcelo Bielsas, bashkë me Pep Guardiolan dhe Diego Pablo Simeonen nga The Guardian. Por, Tottenhami i tij luante lojë krejtësisht të ndryshme nga ajo e Guardiolas dhe Bielsas, me shumë më shumë dinamizëm e agresivitet.

Por, kush janë trajnerët që kanë lënë gjurmën e tyre me taktikat që prodhuan përgjatë viteve?

4-4-2 tashmë është një taktikë e vdekur. Modernizimi i saj në vitet 2000 ishte bërë nga legjenda franceze, Arsene Wenger, i cili arriti të rimodelonte pozicionin e anësorëve, e po ashtu edhe atë të sulmuesit të dytë dhe sulmuesit të qendrës. Në fakt, Arsenali i pamposhtur i tij nuk kishte fare sulmues qendre. Henry e kryente një detyrë të tij, por pozicioni i natyrshëm ishte ai i anësorit ose sulmuesit të krahut. Piresin e gjenim duke luajtur në mes të fushës, Bergkampin si mesfushor ofensiv, Ljungbergun si sulmues të dytë – e kështu me radhë.

4-4-2shi i viteve 2000 mbante markën e z.Wenger dhe u përvetësua nga ekipet më të mëdha evropiane – që ia dolën të formonin ekipe fantastike, duke pasur lojtarë më të mirë në dispozicion. Ta zëmë, një gjë të tillë e bëri edhe Sir Alex Ferguson, që dy sulmuesit e qendrës i kishte pasur shumë statikë para vitit 2002.

4-2-3-1 u prodhua po ashtu nga z.Wenger. Ideja qendrore ishte që mesfushorët e qendrës të organizonin lojën, e jo mesfushori ofenziv. Për këtë detyrë, ai e kishte në detyrë Çesk Fabregasin, tepër fleksibil. Kjo taktikë po ashtu u përhap gjithandej Evropës dhe vazhdon të jetë e rëndësishme në futbollin evropian.

4-3-3 është një taktikë shumë e moçme, por e cila është bërë sërish e rëndësishme. Kjo pasi që treshja e mesfushorëve të qendrës ka detyra shumë më të ndryshme se në vitet ’70 e ’80. Këta lojtarë duhet të avancojnë në pozita anësore dhe të thyejnë mbrojtjet kundërshtare.

Aktualisht, përdoruesit më të mirë të kësaj taktike janë Jurgen Klopp dhe Maurizio Sarri.

Pësoi lëndim serioz në kokë, Sarri zbulon gjendjen e Higuain

Periskopi.com Sporti

Sulmuesit argjentinas iu nevojit ndihma për ta larguar nga fusha e lojës dhe ai mund të mbetet në spital sonte, pasi e përplasi kokën me portierin e Lecces, Gabrial, në barazimin 1:1 të së shtunës.

Maurizio Sarri e konfirmoi se Gonzalo Higuain kishte vetëdije dhe ishte i kthjellët pas goditjes që pësoi në kokë në fund të ndeshjes kundër Lecces, që përfundoi me rezultat 1:1.

Higuaini e pësoi më keq nga përplasja në ajër me portierin Gabriel gjatë ndeshjes argëtuese të së shtunës në Serie A, që u zhvillua në stadiumin “Via del Mare”.

Gjendja e tij raportohej se u përkeqësua pasi gjyqtari e sinjalizoi fundin e ndeshjes dhe atij iu nevojit ndihma e mjekëve për t’u larguar nga fusha e lojës.

“Gonzalo pati nevojë për disa qepje, pastaj ata do të vendosin se a do të shkojë ai në spital apo jo”, tha Sarri në një intervistë të dhënë pas ndeshjes për Sky Sport Italian.

“Ai ka vetëdojë se po përgjigjet në mënyrë të kthjellët. Mendoj se ai do të kthehet me ne në Torino”.

Juventusi më herët e humbi edhe Miralem Pjanicin shkaku i një problemi muskulor në një ditë të vështirë, megjithatë Sarri e pranoi se ai nuk është i vetëdijshëm për gjendjen e mesfushorit.

Vendimi i Sarrit për ta pushuar Miralem Pjanicin për këtë ndeshje nuk i konvenoi Juventusit, pasi që bardhezinjtë i humbën rastet e tjera që i patën, përveç golit të shënuar nga Paulo Dybala në minutën e 50-të nga pika e penalltisë.

Sarri i ka plot 300 milionë euro për t’i bërë rrush e kumlla, fillon punën për transferimin e këta dy lojtarëve

Periskopi.com Sporti

Juventusi është i gatshëm të futet në garë me Real Madridin për sulmuesit Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, derisa Maurizio Sarri ka në dispozicion plot 300 milionë euro për t’i shpenzuar.

Trajneri i “Los Blancos”, Zinedine Zidane poashtu ia ka vënë syrin bashkëkombasit të tij, Mbappe, raporton Periskopi.

Por Juve dëshiron të bëjë lëvizje e para derisa po ndërtohet për ta fituar trofeun e parë në Champions League që nga viti 1996.

Italianët e kanë bërë prioritet vijën e sulmit. Sidoqoftë, Paris Saint-Germain nuk ka nevojë për para dhe sigurisht se nuk dëshiron t’ia shesë lojtarin kryesor rivalit të Champions Leagues.

Norvegjezi Haaland, 19-vjeçar, gjithashtu ka impresionuar për RB Salzburgun këtë fushatë, duke nxitur interesimin e top klubeve evropiane. /Periskopi.com/

Maurizio Sarri është detyruar ta ndryshojë skemën e formacionit për shkak të këtij lojtari

Periskopi.com Sporti

Aaron Ramsey rrezikoi shumë kur u largua nga Arsenali për t’u transferuar te Juventusi gjatë verës.

Uellsiani nuk e kishte vendin të garantuar te Juve, me lojtarë si Blaise Mautidi, Sami Khedira, Miralem Pjanic, Emre Can dhe Rodrigo Bentacur që luanin në të njejtën pozitë, raporton Periskopi.

Adrien Rabiot poashtu u transferua te Juve më vonë, duke shtuar edhe më shumë konkurrencën.

Trajneri i ri, Maurizio Sarri luante me vetëm tre mesfushorë, që nënkupton se disa lojtarë shumë të mirë do të mbetnin rezervë çdo javë.

Aaron Ramsey looks to be thriving in Turin.

Mirëpo, Ramsey duket se e ka fituar besimin e Sarrit pasi italiani është gati ta ndryshojë skemën e formacionit për shkak të 28-vjeçarit.

Douglas Costa është jashtë për shkak të lëndimit, gjë që ka krijuar probleme në skuadër.

Zgjidhja e Sarrit? Ndryshimi i formacionit në 4-3-2-1, me Ramseyn në përbërje.

Ai ka performuar mirë në dy ndeshjet e para dhe ka impresionuar mjaftueshëm teknikun e Juves për ta bindur rreth ndryshimit, sipas ‘Goal’. /Periskopi.com/

Sarri gëzon Juventusin

Periskopi.com Sporti

Juventus ka marrë një lajm të mirë në këtë pushim ndërkombëtar shkaku i ndeshjeve të kombëtareve.

Në stërvitje te Juventus është kthyer trajneri Maurizio Sarri.

Tekniku italian ka munguar në dy javët e fundit, shkaku i përkeqësimit të shëndetit.

Sarri, pasditen e së mërkurës stërviti skuadrën me lojtarët që nuk janë të ftuar te kombëtaret.

Juventus në xhiron e ardhshme në Serie A që rikthehet më 14 shtator, takohet me Fiorentinën në udhëtim.

Pse nuk luajti Cristiano Ronaldo? Shpjegohet Sarri

Periskopi.com Sporti

Juventusi ka barazuar 3-3 në një ndeshje miqësore me yjet e kampionatit koreano-jugor, ndërsa pas ndeshjes ka folur trajneri Maurizo Sarri.

Juventusi nuk po tregon formë të mirë në këto miqësore, teksa po shfaqin probleme të shumta në mbrojtje. Në tri ndeshje bardhezinjtë kanë pësuar shtatë gola.

“Në këtë moment, është shumë shpejt për të përmbledhur situatën që jemi, duke parë që shumë lojtarë janë jashtë skuadrës”, transmeton Periskopi.

“Sot iu dhamë mundësi të rinjve, të cilët u shfaqën mirë”.

“Ronaldon nuk e aktivizuam sepse ishte shumë i lodhur, dhe vendosëm që ai të pushojë. Luajtëm në një stadium shumë të bukur, dhe me shumë tifozë. 10 ditët e ardhshme nuk do të luajmë asnjë ndeshje, dhe tani ne do të përqendrohemi vetëm në stërvitje”, ka thënë Sarri. /Periskopi.com

Krizë ende pa ia nisur? Ronaldo reagon ndaj Sarrit

Periskopi.com Sporti

Cristiano Ronaldo filloi sezonin e tij me Juventusin duke shënuar gol ndaj Tottenham, pavarësisht se skuadra e tij u mund në fund me një perlë të Kane.

Minuta e 63’ ishte momenti kur sulmuesi portugez u detyruar të lërë fushën me urdhër të trajnerit Sarri, që në vend të tij hodhi De Sciglio.

Momenti i daljes nga fusha të 34-vjeçarit është kapur nga kamerat, teksa Sarri e pret për t’i dhënë shpjegime për këtë zëvendësim dhe Ronaldo që i thotë thjesht “mirë, mirë”, duke e kuptuar lëvizjen, por reagime të shumta kanë filluar, duke e quajtur si një frikë nga trajneri, i cili ngrihet menjëherë në këmbë dhe i jep shpjegime sulmuesit, për një zëvendësim të thjeshtë, në një ndeshje miqësore.

Trashaluqi Higuain e merr një trajner personal që t’ia kthejë formën e vjetër

Periskopi.com Sporti

Gjashtë muajt e Gonzalo Higuainit te Chelsea në formë huazimi nuk shkuan saktësisht sipas planit.

Argjentinasi nuk dukej shumë i përgatitur derisa shënoi vetëm pesë gola në 14 paraqitje, transmeton Periskopi.

Dhe pas ardhjes së Frank Lampardit, është kuptuar se sulmuesi nuk do të luajë në Londër më.

Tani, ai do të rikthehet te Juventusi, por a ka vend për të te “Zonja e Vjetër”?

Sipas raporteve, Maurizio Sarri po mendon ta largojë Higuainin nga Juve në mënyrë që të lirojë vend për ardhjen e Mauro Icardit.

Por Higuain nuk dëshiron të largohet.

Kështu, ai ka punësuar një trajner personal për t’u rikthyer në formën më të mirë fizike dhe për ta impresionuar Sarrin.

Higuain shpeshherë kishte probleme me mbipeshë gjatë karrierës së tij, me disa fansa madje që e tallnin atë vazhdimisht.

Dhe tani ai po shpreson se me punë ekstra gjatë verës ai mund t’ia dëshmojë ish-trajnerit të Napolit se meriton një vend te Juventusi sezonin e ardhshëm. /Periskopi.com/

E pabesueshme: Sarri zbulon sa cigare i konsumon në ditë, vështirë se dikush mund t’ia kalojë në këtë aspekt

Periskopi.com Sporti

Tregoni ndonjë storie më të mirë dashurie se Maurizio Sarri dhe cigarja…

Italiani u bë i famshëm për konsumimin e tyre gjatë kohës së tij në Serie A dhe te Chelsea në Premier League, transmeton Periskopi.

Ka pasur spekulime rreth numrit të cigareve që italiani i konsumon në ditë, derisa tani vetë ai e ka zbuluar numrin.

Newcastle United v Chelsea FC - Premier League

Totali i ditës? Epo, është plot 60, që nënkupton se Sarri konsumon 420 cigare në javë, 1,825 në muaj dhe 21,900 në vit.

“Unë tymos 60 cigare në ditë, që është me siguri shumë,” tha ai.

“Nuk e ndjej nevojën për të pirë gjatë ndeshjeve, por menjëherë pas tyre është e nevojshme.” /Periskopi.com/

Hysaj-Juventus: Zhvillim i bujshëm

Periskopi.com Sporti

Maurizio Sarri ka piketuar zëvendësuesin e Jao Cancelos. Portugezi do të largohet nga “Zonja e Vjetër”, pasi trajneri nuk e do më në skuadër.

Pep Guardiola e do, ndërsa kampionët e Italisë duan në skuadër Ricardo Pereiran, transmeton Periskopi.

 Ricardo Pereira could be on the way to Juventus this summer

Lojtari i Leicester-it ishte zbulimi i sezonit për “dhelprat”, pasi u shpall si më i miri i sezonit. Ai firmosi për 23 milionë euro nga Porto dhe tashmë mund të shkojë në Itali.

Mbrojtësi i krahut të djathtë do që të jetë pjesë e skuadrës së Portugalisë që do të luajë në Euro 2020, prandaj kërkon kalimin në Torino. Një operacion që largon dhe më shumë Elseid Hysajn nga Juventusi.

Sarri prezantohet te Juventus: Shprehet i lumtur që do ta trajnojë Ronaldon

Periskopi.com Sporti

Maurizio Sarri është prezantuar si trajner i Juventusit, ndërsa ka thurë elozhe për ish-klubet e tij dhe klubin e tanishëm.

Trajneri italian është zyrtarizuar të dielën si trajner i Juventusit, ndërsa vetëm sot (e enjte) është prezantuar si trajner i tyre.

Gjatë prezantimit, Sarri ka thurë elozhe për ish-klubet e tij, klubin e tanishëm Juventusin, lojtarët që do të drejtoj dhe gjithçka tjetër.

“Në Napoli dhashë gjithçka, pastaj vendosa të kem një eksperiencë të shkëlqyeshme në Ligën Premier. Juve janë klubi më i mirë italian tani dhe më kanë ofruar një shans për t’u kthyer në Itali, është arritja kurorëzuese e një karriere të gjatë”, ka thënë fillimisht Sarri në prezantimin e tij.

“Kurrë nuk kam parë aq shumë vendosmëri nga ana e një klubi për të angazhuar një trajner, ata kishin një qëndrim të madh që më bindën, ata kishin ndjenja shumë të forta”.

“Do të jetë një vit emocionuese në Serie A, sidomos për trajnerët. Është një rrugë e gjatë për të shkuar, por shpresojmë që liga jonë mund të fillojë ta mbyll hendekun me Ligën Premier”.

“Pres që çdo mëngjes të zgjohem duke studiuar si të fitoj ndeshje. Fitimi i vazhdueshëm është gjithnjë i vështirë dhe Juventusi ka një detyrim për të fituar gjithmonë, por me ndërgjegjësimin për vështirësitë”.

“Ka qenë një udhëtim i gjatë për mua, i përbërë nga hapa gradualë. Jam i lumtur që jam në ekipin më të rëndësishëm në Itali dhe ky është një hap i mëtejshëm përpara pas përvojës në Chelsea”.

“Në Chelsea kam trajnuar disa lojtarë shumë të fortë, por trajnimi i Ronaldos do të jetë edhe një hap përpara. Do të doja të ndihmoja të thyej disa rekorde të reja”.

“Për tri vjet unë zgjohesha dhe mendoja se si ta mposhtim Juventusin, sepse ata ishin një ekip fitues, unë dhashë 110 për qind, por ende nuk mund ta bëjmë atë, ishte një përvojë dhe tani do të jap gjithçka për këtë klub”.

“Kam parë se ky klub është shumë kompakt dhe kam qenë i kënaqur sepse aspekti njerëzor ka rëndësi edhe për mua. Juve është një grup i fortë në lidhje me mentalitetin dhe vendosmërinë e tyre”.

“Arrita me skepticizëm, ashtu siç kam bërë me të gjitha klubet e tjera. E kuptoj këtë, por e di vetëm një mënyrë për ta ndryshuar atë dhe kjo është të fitojë dhe të bindë ndërsa argëtojë dhe të fitojë rezultate”.

“Kur keni një lojtar me cilësitë e Paulo Dybalas ose Cristianos ata mund të luajnë në çdo rol. Ajo që mund të ndryshojë është vetëm interpretimi i rolit”.

“Qëllimi i argëtimit në fushë nuk është i papajtueshëm me fitoren. Shpesh, entuziazmi i gjeneruar nga një ekip në fushën e argëtimit u jep atyre më shumë energji”.

“Filozofia e lojës mbetet e njëjtë, por ju duhet të keni rrjedhshmërinë mendore për ta përshtatur atë me karakteristikat e lojtarëve”.

“Nuk e di se çfarë është “Sarrismo”: Kam qenë gjithmonë dikush që ndryshon në bazë të përvojave, por qëndron besnik ndaj koncepteve. Jam një person i drejtpërdrejtë, ndoshta shumë dhe kjo çon në përplasje por ato janë të zgjidhshme”.

“Ne shpresojmë të fitojmë me argëtim”, përfundoi trajneri italian.

Sarri: M’u deshën vetëm dy takime me Juventusin për t’i thënë po

Periskopi.com Lajme

Maurizio Sarri ka treguar se uniteti, vendosmëria dhe mendësia e Juventusit e kishin bindur atë ta braktisë Chelsean dhe t’i bashkohet kampionit italian këtë verë.

Sarri u prezantua sot si trajner i ri i Juventusit, pasi ditë më parë nënshkroi kontratë trevjeçare me bardhezinjtë, dhe tha në fjalimin e tij nuk i ishin dashur më shumë se dy takime me drejtuesit e Juves për ta pranuar ofertën, shkruan Gazeta Express.

60-vjeçari i ishte bashkuar Chelseat vetëm para një viti dhe kishte kontratë me klubin deri në vitin 2021, por ai e ndërpreu kontratën para kohe dhe iu bashkua Juventusit më 16 qershor.

“Më pëlqeu uniteti që e pashë qysh në fillim në Juventus, sepse kjo ka rëndësi për mua”, tha Sarri gjatë prezantimit të tij.

“M’u deshën vetëm dy takime me ta për ta kuptuar se sa të vendosur, të fortë dhe sa mendësi solide kanë ata. Më pëlqen kjo”, shtoi ai.