Humbi ndeshjen e lojtarët, finalja kundër Napolit po i kushton shumë Sarrit

Periskopi.com Sporti

Post Kupa e Italisë është shumë e hidhur për Juventus. Pas humbjes në finale me penallti kundër Napolit, bardhezinjtë janë kthyer në Torino për të rifilluar stërvitjet në vigjilje të fillimit të kampionatit, por nga infermieria vijnë lajme të këqija.

Kontrollet kanë evidentuar një lëndim të gradës së parë të ligamentit kolateral medial për Alex Sandro e një ndrydhje të pjesshme të tendinës së muskulit përgjatë aduktorit të kofshës së djathtë për Khedira.

Dy dëmtime për Sarri, që në prag të rifillimit të Serie A humbet përsëri dy elementë të tjerë, sikur të mos mjaftonin mungesat e Chiellini e Higuain.

Kapiteni bardhezi e Pipita vazhdojnë punën e personalizuar e nuk është ende e qartë nëse do të jenë në dispozicion për rifillimin e Seria A. Ndërkohë, përgjigja e kontrolleve për Alex Sandro e Khedira lë pak shpresë për interpretime.

Pas qartësimeve të diagnozës, braziliani ka nisur menjëherë fizioterapinë, por duhet të bëjë për të paktën 20 ditë. Gjermani në ditët e ardhshme do ti nënshtrohet qartësimeve për të përcaktuar më mirë shkallën e dëmtimit muskular e kohët e rikuperimit.

Serie A kthehet në fushë e Juventus humbet pjesët. /Periskopi.com/