Wanda sulmohet nga babai i fëmijëve – i dolen dy fëmijët pozitiv me koronavirus

Periskopi.com Sporti

Maksi Lopez ka sulmuar ish-gruan e tij Uanda Nara, pas infektimit të 2 fëmijëve me Covid-19. Benedikto dhe Kostandino rezultuan pozitivë me koronavirus pas ardhjes nga pushimet në Ibiza. Ndërkohë që djali i madh Valentino rezultoi negativ.

Lopez në një intervistë të dhënë për “AS” zbulon se i kishte thënë Vandës të mos shkonte në Ibiza. “Jam shumë i zemëruar, ajo grua është pa ndjenja. Unë i thashë se nuk duhet të shkonte në Ibiza, duke e paralajmëruar se të gjithë ata që ishin kthyer nga Ibiza kishin rezultuar të infektuar me Koronavirus. ”, thotë Maksi Lopez.

Më pas futbollisti zbuloi se edhe Izabela vajza më e vogël e Ikardit ishte infektuar me Covid-19.

Ia panë ‘sherrin’ Ibizës – zbulohen emrat e lojtarëve të PSG-së që rezultuan pozitiv me koronavirus, ndër ta edhe Neymar e Icardi

Periskopi.com Sporti

Klubi parisien, PSG, sot ka konfirmuar tri raste pozitive me koronavirus brenda ekipit, dhe ata që rezultuan pozitiv ishin; Angel Di Maria dhe Leo Paredez, të cilët aktualisht janë të izoluar, transmeton Periskopi.

Të dy lojtarët kishin shkuar me pushime në ishullin spanjoll Ibiza, pas humbjes së PSG-së ndaj Bayern Munchen në finalen e UEFA Champions League. Ndërsa, sot klubi konfirmoi se tre lojtarë kishin rezultuar pozitiv, ku sipas L’Equipe edhe Neymar është njëri prej tyre.

Problemi është se lojtarët që dolën pozitivë nuk udhëtuan vetëm. Di Maria, Leo Paredes dhe Neymar ishin gjithashtu duke pushuar me shokët e tyre të skuadrës Ander Herrera, Mauro Icardi dhe Keylor Navas.

Aktualisht klubi po pret të marrë testet nga të gjithë lojtarët që udhëtuan në Spanjë përpara fillimit të sezonit të ri.

PSG mund të kërkojë të shtyjë ndeshjen e saj kundër Lens të planifikuar për 10 shtator nëse konfirmohen më shumë raste. /Periskopi

Neymar pyeti portierin në cilin kënd e dëshiron topin nga penalltia, pastaj ia pason Icardit

Periskopi.com Sporti

Sezoni në Ligue 1 u braktis në prill, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Derisa shumë evente sportive në Francë janë shtyrë, futbolli në shumicën e vendeve evropiane tashmë është rikthyer.

Champions League dhe Europa League pritet të ristartojnë në gusht – dhe skuadrat franceze do të jenë pjesmarrëse.

Kështu që, në tentativë për t’u siguruar që lojtarët të jenë të mprehtë për këto ndeshje, disa klube kanë zhvilluar takime miqësore.

PSG ka luajtur dy miqësore javën e kaluar, teksa dukej më e rrezikshme se kurrë.

Kampioni francez shkatërroi Le Havren, 9-0, të dielën, teksa të premten mbrëma ia shënuan shtatë skuadrës belge, ëaasland-Beveren.

Dhe në këtë përballje, Neymar dhuroi spektakël. Ai arriti të shënojë dhe asistojë nga penalltia.

Po, e lexuat drejtë. Ai asistoi nga penalltia, duke ia pasuar Mauro Icardit, në atë që njihet si “pas-penallti”.

Sikur kjo të mos ishte sa duhet impresive, një video ku shihet Neymar duke u tallur me portierin para se të pasonte, ka shkuar viral.

Braziliani u pa duke e pyetur portierin, Lucas Pirad, se në cilin kënd po e dëshiron golin, para se dyshja të fillonte të qeshte.

Por i fundit qeshi braiziliani. Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Icardi e zbulon se kush e frymëzon, nuk është Wanda

Periskopi.com Sporti

“Një emocion unik”.

Kështu hapet intervista e shkurtër e dhënë nga Mauro Icardi për kanalet zyrtare të Paris Saint-Germain.

– Cila është origjina e festimi tuaj?

“E kam bërë për herë të parë kur kam shënuar golin tim të parë si profesionist, ka qenë gjesti i parë instinktiv që kam bërë për të dëgjuar tifozët”.

– Përshkruajë Parkun e Princave me një fjalë.

“Është e vështirë, por e vërteta është se ka qenë mbresëlënës që nga momentet e para. Tifozët më kanë pritur shumë mirë. Dhe kjo ndryshon gjithçka. Është e rëndësishme për një lojtar të dëgjojë thirrjet e tifozëve, britmat, këngët. Është mbresëlënëse”.

– Kush të frymëzon?

“Sulmuesi që më pëlqente kur isha i ri ishte Batistuta, sepse ishte një sulmues argjentinas dhe e kam parë gjithmonë si një idhull”.

– Është më e vështirë frëngjishtja apo frëngjishtja?

“Italishten e flas mirë tani, frëngjishtja nuk është e vështirë, por theksi është ndryshe”.

Pas kalimit të Icardit te PSG, tërbohen tifozët e Chelseas

Periskopi.com Sporti

PSG ka blerë Mauro Icardi-n për një çmim të pranueshëm, duke parë se jo më shumë se para pak vitesh duhej një çek me nëntë shifra për t’ia marrë Inter-it.

Leonardo ia ka “hedhur” me 50 milionë euro, plus tetë si bonus. Aq sa mjafton për të t’i gëzuar të gjithë, me përjashtim të atyre që… nuk pret. Tifozët e Chelsea-t, në fakt, janë të zemëruar me klubin e tyre dhe e kanë shprehur pakënaqësinë në rrjetet sociale.

Me sa duket nuk e kanë kuptuar se marrëveshja mes PSG-së dhe Inter-it parashikonte një huazim njëvjeçar dhe mundësinë për të ushtruar të drejtën e blerjes, gjë që e bënte të pmundur ndërhyrjen e një klubi tjetër. Gjithsesi, gjakrat janë nxehur.

Opinioni është se Chelsea-t të Lampard-it i duhet një sulmues i zonës së rreptësisë dhe se shumë pak alternativa do të kishin qenë më të mira se Icardi. Veçanërisht me atë çmim.

Ideja se nuk kanë arritur të marrin në Londër një lojtar si argjentinasi me një çmim të arsyeshëm nuk është gëlltitur nga tifozët. Edhe për shkak të operacioneve të tjera të merkatos, shumë më të shtrenjta, që nuk kanë sjellë rezultatet e shpresuara.

Një tifoz ka shkruar: “Vetëm 57 milionë. Chelsea ka shpensuar më shumë për Kepa, Jorginho dhe Pulisic. Të 3 këta lojtarë janë më keq se Icardi”.

 

I bën jehonë një tifoz tjetër: “Chelsea ka blerë Pulisic për 57 milionë sterlina, ndërkohë PSG ka marrë Icardi-n për të njëtin çmim. Me sa duket ka nivele të ndryshme në këtë sport…”.

Një tjetër është mjaftuar duke shkruar: “Sa do të më kishte pëlqyer ta shihja Icardi-n te Chelsea”.

Një tjetër kërkon që rasti të studiohet: “Vendimi i Chelsea-t për të mos bërë oferta për Icardi-n kur ai mund të huazohej duhet studiuar”.

Zyrtare: Icardi nënshkruan me PSG-në

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi është transferuar në Paris Saint Germain.

Marrëveshja mes klubeve, duke parë edhe krizën ekonomike që po shkakton koronavirusi, është gjetur për shifrën e 58 milionë eurove, me një klauzolë të ashtuquajtur “anti-Juventus”.

Marrëveshja gjithashtu përcakton se parisienës duhet t’i paguajnë Interit 15 milionë € nëse e shesin, Icardin në një klub italianë në 12 muajt e ardhshëm. Kjo klauzolë e vendosur nga Interin vjen pasi ekipi i Juventusit e ka shprehur qartë dëshirën për ta patur në skuadër 26 vjeçarin.

Sulmuesi argjentinas u bind për të firmosur me ekipin francez, pasi sezonin e ardhshëm do të ketë më shumë hapësira, duke parë që Edison Cavani është drejt largimit.

Mauro Icardi transferohet në PSG

Periskopi.com Sporti

Tashmë është bërë e ditur lajmi se është arritur marrëveshja që Maro Icardi të kalojë në PSG.

Parisienët do t’i japin Interit 50 milionë euro ndërkohë bonuset janë caktuar të jenë 7 milionë euro.

Gjithçka është dakorduar mes palëve dhe neser pritet të bëhet zyrtare. Sulmuesi argjentinas u huazua këtë verë nga Interi në PSG pasi nuk bënte pjesë e planeve të Antonio Contes.
Icardi është duke kaluar një sezon të mirë nën udhërat e Thomas Tuchel, ku ka shënuar 12 gola në 20 paraqitje.

Djali i Wandas me fanellë të Arsenalit, nxitë thashetheme për një lëvizjë të Icardit te Arsenali

Periskopi.com Sporti

Gruaja e Mauro Icardit, Wanda Nara ka nxitur thashethemet për një lëvizje të mundshme të Icardit në Arsenal, pasi ajo postoi një fotografi të djalit të tyre, i veshur me një fanellë të Arsenalit.

 Mauro Icardi's wife Nora, pictured together on holiday at Lake Como, has fuelled talk of a potential move to Arsenal

Sulmuesi argjentinas aktualisht është hua në Paris Saint-Germain nga Interi, por spekulimet janë të mëdha se ai mund të shkëmbehet me Aubameyang.

Partnerja e Icardi, Wanda, është edhe agjente e tij dhe, ka nxitur të flasë për transferimin e bujshme duke ndarë një foto të djalit të saj me flokë bjonde duke ngrënë një donut dhe me fanellë të ekipit të Artetës.

 She shared this snap of her son eating a donut in an Arsenal shirt onto Instagram

Fotografia ende ngjalli emocione në radhët e Arsenalit në mediat sociale. /Periskopi.com/

Wanda Nara ‘përvëluese’ si asnjëherë më parë, poston foto nga stërvitja

Periskopi.com Sporti

Gruaja e Mauro Icardit, Ëanda Nara nuk heziton të postojë fotografi nga jeta e saj, bashkë me fëmijët e më shpesh duke treguar linjat e saj përfekte dhe fotografi nga stërvitjet.

Këtë herë modelja argjentinasi, , ka zgjedhur të postojë foto nga stërvitja në shtëpinë e çiftit në liqenin e Comos, ku nuk ka ngurruar të shfaqë format seksi të trupit të saj.

Kujtojmë që Wanda është analiste sportive.

Më poshtë mund t’i shikoni fotografitë e postuara. /Periskopi/

 

Çartët ish- burri i gruas së Icardit: ‘Je nëna e pesë fëmijëve, por duket se nuk po e di’

Periskopi.com Sporti

Maxi Lopez, ish- burri i Wandas, gruas së Icardit, ka reaguar ashpër pasi Ëanda i mori fëmijët dhe i dërgoi në Itali në ‘epiqendrën’ e koronavirusit.

Wanda, e cila zakonisht ndan kohën e saj mes Milanit dhe Parisit – ka vendosur të kalojë periudhën e bllokimit në vilën e tyre familjare me Icardin, në Liqenin e Como, që ndodhet në ndodhet në Lombardi.

Kujtojmë që rajoni më i goditur në Itali është Lombardia, ku me mbi 10.800 njerëz që kanë vdekur në Itali për shkak të koronavirusi 6.360 nga ata që ishin nga Lombardia

‘Nuk e di çka po shkon në kokën tënde në këto momente kur gjëja më e shenjtë që ke në botë është shëndeti i fëmijëve tanë? Jam i indinjuar që ju nuk jeni në dijeni.

“Nëse nuk dëshiron ta bësh për vete, bëje për ta sepse sot je nëna e pesë fëmijëve, por nuk duket se e vëren”, ka thënë Lopez.

Lopez hit out at Wanda for taking her five children to Lombardy during the coronavirus crisis

Real Madridi rikthen interesimin për Icardin

Periskopi.com Sporti

Real Madridi thuhet se ka rikthyer interesimin për Mauro Icardin, pasi më nuk kanë shpresa në Karim Benzeman.

Sulmuesi francez nuk është në formën e tij të lart dhe karriera e tij po shkon drejtë përfundimit, andaj Los Blancos e duan një zëvendësues për të.

Madrilenët po tentojnë të transferojë Icardin nga Interi që aktualisht është në huazim te Paris Saint-Germain.

Nerazzurët kanë bërë të ditur se ata janë të gatshëm ta shesin lojtarin për një shumë rreth 70 milionë euro.

Parisienët fillimisht do ta kenë të drejtën të parët të bëjnë ofertë, e më pas do të kalojë radha te skuadrat e tjera.

E gjitha do ta varet nëse Icardi do të kalojë në Santiago Bernabeu apo në Allianz Stadium, pasi në garë për të është edhe Juventus

Juventusi nuk heq dorë nga Icardi

Periskopi.com Sporti

Juventusi nuk ka hequr dorë nga shërbimet e sulmuesit argjentinas, Mauro Icardi, të cilin planifikon ta transferojë në fund të sezonit.

26-vjeçari këtë sezon është duke luajtur te në Ligue 1 te Paris Saint-Germaini, ku është i huazuar nga rivali i Bianconerëve, Inter.

Drejtori sportiv i Zonjës së Vjetër, Fabio Paratici, u përpoq ta transferonte në verën e kaluar, mirëpo ai zgjodhi të shkonte në Francë

PSG ka marrëveshje që ia mundëson të nënshkruajë me Icardin në fund të sezonit, megjithatë ekziston një klauzolë në kontratë që ia lejon lojtarit ta zgjedhë klubin ku dëshiron të luajë.

Gjatë afatit kalimtar të verës, gruaja dhe agjentja e tij, Wanda Nara, e kishte bërë të qartë dëshirën që sulmuesi të shkonte te Juve, sidoqoftë pritet të shihen zhvillimet në fund të sezonit. /periskopi\

Wanda Nara thotë se Mauro Icardi nuk bën seks me të nëse i ndodh kjo në fushë me PSG-në

Periskopi.com Sporti

Mauro Icardi është një prej sulmuesve më të mirë në botë.

Pas një karriere të bujshme tek Interi sezonin e kaluar, argjentinasi po shkëlqen në Ligue 1 me PSG-në, skuadër për të cilën ka shënuar 13 gola në 17 ndeshje, transmeton Periskopi.

E tani, bashkëshortja e tij, Wanda Nara është pyetur se çka mendon rreth metodës së Antonio Contes, i cili ua ndalon përdorimin e madh të energjisë së lojtarëve gjatë seksit para ndeshjes.

Icardi and Nara during their days at Inter

“Nuk e di çka të them,” u shpreh Nara. “Ai duhet ta provojë para një ndeshjeje, por Mauro është shumë profesionist dhe nuk bën asgjë para një ndeshje.

“Vetëm pastaj nëse gjërat kanë shkuar mirë në ndeshje. Nëse nuk shkojnë mirë, ai nuk dëshiron as të më shikojë.”

Kur flasim për mentalitet të fituesit… /Periskopi.com/

Fansja e flaktë e Icardit shëndrrohet në mbështetëse të PSG-së me transferimin e lojtarit

Periskopi.com Sporti

Largimi i Mauro Icardi nga Inter për tek PSG ka bërë zhurmë të madhe medietike dhe ka patur interes të lartë tek ndjekësit e futbollit.

Në këtë linjë është gjithmonë edhe modelja April Summers, që e deklaron publikisht se është tifozë e Interit, por është një tifoze speciale e sulmuesit argjentinas, që tashmë u largua, transmeton Periskopi.

Menjëherë pas zyrtarizimit për huazim modelja ka reaguar me një seri fotosh dhe videosh, që normalisht janë provokuese, duke qenë se synon promovimin e vetes së saj.


Ndryshe nga herët e tjera, April është e veshur me bikini në ngjyrë të kuqe, që sinifikon një nga ngjyrat e PSG, por ajo vetë sqaroi: “Ngjyrat e PSG-së dhe Icardit. Shikoj përpara për këtë sezon me dy skuadra. Jam e lumtur që do të mbështes PSG-në dhe forca Inter”.


Tashmë ajo e ka bërë të qartë, në zemrën e saj janë dy skuadra dhe modelja angleze do të ketë një arsye më shumë për të vizituar Parisin këto kohë. /Periskopi.com/

Mauro Icardi kalon nga Interi në PSG

Periskopi.com Sporti

Mauro Icardi përfundimisht do të largohet nga Interi pas shumë polemikave.

Klubi italian ka arritur një marrëveshje me kampionët në fuqi të Francës, Paris Saint Germain.

Icardi do të shkoj te Paris Saint Germain si huazim një vjeçar.

Ndërkohë PSG do ta ketë drejtën e blerjes së lojtarit pas një sezoni. Dy klubet kanë arritur marrëveshjen që PSG ta blej Icardin pas një viti për 70 milionë euro.

PSG bëri këtë lëvizje pasi dy sulmuesit e saj kryesor, Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani pësuan lëndime javën e kaluar. Në garë për Icardin ishin shumë skuadra, kryesisht italiane si Roma, Napoli e Juventus.

Për Interin, vetëm në Serie A ai ka shënuar 111 gola në 188 ndeshje./Periskopi

Icardi me mish e me shpirt po mundohet të qëndrojë, tek Interi askush nuk po e do

Periskopi.com Sporti

Mauro Icardi raportohet se është optimist se Interi do ta rikthejë në qendër të vëmendjes nëse “Nerazzurrët” nuk arrijnë ta transferojnë Edin Dzekon nga Roma.

Antonio Conte deri tani ka refuzuar t’i japë një shans të dytë sulmuesit, pas vendimit të klubit për t’ia marrë atij shirtin e kapitenit, transmeton Periskopi.

Në ndërkohë, “Nerazzurrët” kanë sjellur Romelu Lukakun si 9-shin kryesor dhe po punojnë gjithashtu edhe për Edin Dzekon.

Sidoqoftë, Dzeko ende mbetet lojtar i Romës, me boshnjakun që është ftuar nga “Giallorossët” për miqësoren kundër Arezzos të shtunën.

Argjentinasi poashtu ka dështuar të sigurojë një transferim te ndonjë klub, dhe tani “Sky Sports” që po raporton se lojtari është i bindur se Conte do të detyrohet ta mbajë atë nëse nuk arrin ta transferojë Dzekon. /Periskopi.com/

Wanda çmend Instagramin me postimin e fundit

Periskopi.com Sporti

Wanda Nara njihet si një prej femrave më seksi në futboll.

Bashkëshortja dhe menaxherja e yllit të Interit, Mauro Icardi, ka postuar një tjetër fotografi të nxehtë në Instagram, duke çmendur ndjekësit e saj.

Bukuroshja argjentinase shfaqet me gjithë shkëlqimin e saj në krah të bashkëshortit. /Periskopi.com/

Icardi-Juventus: Zhvillim i bujshëm

Periskopi.com Sporti

Mauro Icardi do ta presë Juventusin deri më 10 gusht, potencon “Sportmediaset”.

Sulmuesi është lënë jashtë turneut parasezonal në Azi dhe i është thënë se nuk është pjesë e planeve të Antonio Contes, por ai po i refuzon negociatat me klube tjera përveç Juves, transmeton Periskopi.

Sipas “Sportmediaset”, argjentinasi ka vendosur të presë deri më 10 gusht për Juventusin që ta mbyll marrëveshjen, ndryshe do të fillojë t’ia hapë dyert Napolit.

Interi nuk e ka ndërmend ta përforcojë rivalin direkt Juven, kështu që “Tuttomercatoweb” sugjeron se “Nerazzurrët” do të bëjnë një ulje në 70 milionë euro për Napolin, krahasuar me 80 milionë sa po kërkojnë nga biankonerët.

Këto shifra janë dukshëm më të larta se 50 milionë eurot që përmendeshin në medie në javët e fundit. /Periskopi.com/

Icardi me shumë mundësi përfundon tek Juventusi

Periskopi.com Sporti

Ditë më parë Marotta u shpreh se Icardi nuk është në planet e Interit.

Tashmë dihet se Juventusi është skuadra e interesuar për shërbimet e argjentinasit dhe i njëjti mund të përfundojë në Torino për një shumë rreth 60 milionë euro.

“Është e nevojshme që lojtarit ti gjejmë një klub që ti plotësojë dëshirat, tha Beppe Marotta duke komentuar mbi thashethemet për shitjen e mundshme të Icardit te Juventusi.

Ndërkohë që dhe më parë është përfolur për një kalim të Icardit te Juve. Por bardhezinjtë duhet të shesin njërin mes Mandzukicit dhe Higuainit për ti hapur vendin argjentinasit.

Konfirmohet: Conte i pamëshirshëm, ia tregon derën dy lojtarëve më të paguar të Interit

Periskopi.com Sporti

Drejtori i Interit, Beppe Marotta ka thënë se Mauro Icardi dhe Radja Nainggolan janë vënë në dijeni se nuk janë në planet e skuadrës.

Conte është treguar i pamëshirshëm me dy futbollistët që aktualisht janë më të paguarit në skuadër, transmeton Periskopi.

“Kur ndërtoni një projekt, duhet të gjeni profilet e duhura,” tha Marotta.

“Të dy lojtarët e dinë shumë mirë se nuk janë pjesë e planeve tona. Kjo nuk nënkupton se ne dyshojmë në talentin e tyre ose aftësitë, pasi ata janë dy lojtarë fantastik.

“Talenti të fiton ndeshje, por skuadra fiton titullin, që është objektivi kryesor i joni.” /Periskopi.com/