Dosti i Rashicës shkruan historinë në Bundesligë, ka thyer një rekord të rrallë

Periskopi.com Sporti

Maximilian Eggestein është lojtari i cili ka vrapuar më së shumti në historinë e Bundesligës që nga koha kur ka filluar njehsimi i kilometrave te futbollistët në kampionatin gjerman

Maximilian Eggestein gjatë këtij edicion ka vrapuar 409 kilometra, dhe kështu ka hyrë në histori të Bundesligës si lojtari që ka vrapuar më së shumti kilometra, shkruan Periskopi.

Në Bundesligë që nga viti 2013 ka filluar njehsimi i kilometrave te futbollistët dhe deri tani askush nuk ka vrapuar aq shumë sa shoku i Milot Rashicës te Werderi, Max Eggestein.

22 vjeçari ishte njëri nga lojtarët kyç të Werderit në këtë edicion ku ka bërë 34 paraqitje, derisa ka shënuar 5 gola. /Periskopi/