Haradinaj kërkon nga May mbështetje në finalizimin e dialogut me Serbinë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May, në kuadër të Samitit të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Poznan të Polonisë, të cilës i ka duke kërkuar mbështetje në proceset rajonale, veçmas në finalizimin e dialogut me Serbinë, konkretisht në arritjen e një marrëveshjeje, finale, me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se kryeministren May e ka njoftuar për zhvillimet politike në Kosovë, duke shprehur vendosmërinë tonë për fuqizimin e partneritetit bilateral mes dyja vendeve dhe duke kërkuar mbështetje në proceset rajonale, veçmas në finalizimin e dialogut me Serbinë, konkretisht në arritjen e një marrëveshjeje, finale, me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

“Falënderova kryeministren May për qëndrimin konsistent të Britanisë së Madhe kundër idesë për ndryshim kufijsh dhe këmbim territoresh, si dhe për ndihmën e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë për fuqizimin e sundimit të ligjit, avancimin e administratës publike dhe zhvillim ekonomik në Kosovë”, ka shkruar ai.

 

May: Unë do të udhëheq negociatat për Brexit-in

Periskopi.com Lajme

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë se ajo do të udhëheqë bisedimet me Bashkimin Evropian, duke zhvendosur fokusin e departamentit të Brexit-it drejt përgatitjes për largimin e Britanisë nga blloku.

Një njësi e posaçme brenda zyrës së May ka marrë pjesë në bisedimet për Brexit muajt e fundit dhe njoftimi i sotëm vetëm sa formalizuar ndryshimin, sa i përket personit që tash do të marrë përgjegjësitë për udhëheqjen e negociatave, raporton agjencia Reuters.

“Unë do të udhëheq negociatat me Bashkimin Evropian, së bashku me Sekretarin për Daljen nga Bashkimi Evropian, Dominic Raab”, ka thënë May përmes një deklarate me shkrim drejtuar Parlamentit.

“Departamenti për Daljen nga BE-ja do të vazhdojë të udhëheqë të gjitha përgatitjet e Qeverisë për Brexit-in”, thuhet tutje në deklaratë.

Më herët, negociatat për daljen e Britanisë nga BE-ja i ka udhëhequr David Davis. Ai ka dhënë dorëheqje muajin e kaluar, në shenjë proteste për strategjinë e negociatave për Brexit-in të prezantuar nga kryeministrja Theresa May.

Theresa May: Trump më tha të padisë BE-në

Periskopi.com Lajme

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May në një intervistë për BBC-në ka treguar se presidenti Donald Trump i ka sugjeruar asaj që ta padisë Bashkimin Evropian(BE), në vend të që negociojë me të për Brexit-in.

Presidenti amerikan tha të premten në një konferencë të përbashkët për shtyp se i kishte dhënë një sugjerim – por ajo e kishte gjetur shumë “brutale”.

I pyetur nga Andrew Marr i BBC se çfarë kishte thënë ai, ajo u përgjigj: “Ai më tha që unë duhet të padisë BE-në të mos hyjë në negociata”.

Ajo mbrojti planin e saj për Brexit dhe i nxiti kritikët e saj për ta mbështetur atë.

May tha se kjo do t’i lejonte Britanisë së Madhe të bënte marrëveshje tregtare me kombet e tjera, t’i jepte fund lëvizjes së lirë të njerëzve dhe t’i jepte fund juridiksionit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Një Libër i Bardhë, botuar të enjten, përmblodhi detajet e planit të saj, i cili përkrah lidhje të ngushta me BE-në mbi tregtinë e mallrave, por jo shërbime.

Para se gazeta të ishte botuar, Sekretari i Brexit David Davis dhe Sekretari i Jashtëm Boris Johnson dha dorëheqjen duke thënë se nuk do të dorëzonte njerëzit e Brexit që votuan në referendumin e 2016-ës

May e gjenë zëvëndësuesin e Boris Johnsonit

Periskopi.com Lajme

Ministri britanik i Shëndetësisë, Jeremy Hunt u emërua sot në mbrëmje ministër i Punëve të Jashtme pas dorëheqjes së euroskeptikut, Boris Johnson, i cili ishte në kundërshtim me orientimet e kryeministres, Theresa May në çështjet e Brexit.

“Mbretëresha është e lumtur të miratojë emërimin eJeremy Hunt si ministër të Punëve të Jashtme dhe të Komonuelthit”, njoftoi zyra e kryeministres Theresa May në një komunikatë.

Jeremy Hunt kishte mbështetur qëndrimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian.