Mbesa plagos me armë gjyshen në Vushtrri

Periskopi.com Lajme

Mbrëmë në Vushtrri një vajzë e mitur ka plagosur me armë gjyshen e saj.

Policia njofton se e mitura e ka shkrepur armën nga pakujdesia në dhomën e ndejës, ku gjendej bashkë me gjyshen.

Gjyshja e saj, e cila ka mbetur e plagosur është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe kanë konfiskuar revolen TT me karikator dhe katër fishekë të kalibrit 7.62mm.

Policia njofton se arma ishte në pronësi të babait të së miturës.

Për rastin, Policia e ka njoftuar edhe prokurorin publik.