LDK pas mbledhjes urgjente: Nuk do të hyjmë me askënd në koalicion parazgjedhor

Periskopi.com Lajme

Sapo ka përfunduar mbledhja urgjente e kryesisë së LDK’së pas dorëheqjes së dhënë nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Kreu i kësaj partie thotë se nuk ka qënë dëshirë e tyre që të hyjnë në zgjedhje të jashtëzakonshme në këtë formë dhe se e vetmja zgjidhje janë vetëm zgjedhjet.

‘’Nuk ka zgjidhje tjetër përpos shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ne kontastojmë se pas ditës së sotme jemi në zgjedhje dhe se nuk kemi dashtë që në këtë formë të hyjmë në zgjedhje të parakohshme. Koalicioni PAN është sjellë në pushtet në formë jot ë duhur. Çdokush që vjen në qeveri do të jetë qeveri që del nga zgjedhjet e lira të parakohshme. Nëse tani kërkohet të bëhet qeveri teknike do të ishte gjest i turpshëm’’, tha Mustafa.

Ai ka komentuar edhe për koalicion parazgjedhor.

‘’Kur të hyjmë në zgjedhje do të shohim edhe për koalicionet. Ne i kemi thënë kufizimet tona orientimet tona dhe do të bazohemi në to’’, përfundon Mustafa.