Komuna e Lipjanit ndalon organizimin e mbrëmjeve të semimaturës

Periskopi.com Lajme

Komuna e Lipjanit përmes një njoftimi ka treguar që Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti ka marrë vendim që të ndalohet organizimi i mbrëmjeve të semimaturës për klasat e nënta.

Si bazë ligjore për nxjerrjen e këtij vendimi janë marrë dispozitat e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, si dhe Udhëzimi administrativ për aktivitet jashtëshkollore.

Për zbatimin e këtij vendimi do të kujdeset Drejtoria e Arsimit në Lipjan. Vendimi do të hyj në fuqi menjëherë.