Britania nuk e mirëpret Trumpin, shpërthejnë protesta në shumë qytete – Ai takon Mbretëreshën

Periskopi.com Lajme

Presidenti amerikan Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump janë në takim me Mbretëreshën Elizabetë në ditën e parë të vizitës së tyre shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar.

Çifti presidencial është në Buckingham Palace për një drekë private dhe për ceremoninë mirëpritëse.

Zoti dhe Zonja Trump arritën me Air Force One herët në mëngjesin e sotëm dhe u dërguan në shtëpinë e ambasadorit amerikan në Londër, ku edhe po qëndrojnë, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Pak minuta para se të zbriste, z.Trump kritikoi kryetarin e Londrës Sadiq Khan, me të cilin është përplasur edhe në të kaluarën.

Ai shkroi në Twitter se z.Khan – që më herët gjatë këtij viti kishte thënë se Mbretëria e Bashkuar “nuk duhej t’i shtronte tepih të kuq” Trumpit – ishte “humbës i ftohtë si guri”.

Edhe protesta të shumta janë planifikuar nëpër shumë qytete britanike gjatë vizitës së tij treditore, përfshirë Londrën, Manchesterin, Belfastin dhe Birminghamin./Periskopi

Mbretëresha Elizabeth II uron Thaçin për 11 vjetorin e Pavarësisë

Periskopi.com Lajme

Madhëria e saj, Mbretëresha Elizabeth II, e ka uruar Presidentin Hashim Thaçi dhe popullin e Kosovës për 11 vjetorin e Pavarësisë. 

Mbretëresha Elizabeth II ka përcjellur urimet dhe dëshirat për lumturinë dhe prosperitetin e popullit të Kosovës, gjatë vitit të ardhshëm.

“Kam kënaqësinë e madhe të Ju përcjell, Shkëlqesisë Suaj, urimet e mia për festimin e Ditës suaj Kombëtare, së bashku me dëshirat e mia më të mira për lumturinë dhe prosperitetin e popullit të Kosovës në vitin e ardhshëm”, ka shkruar mbretëresha Elizabeth II në urimin e saj.

Momenti qesharak kur Trump nuk e di ku mbeti Mbretëresha e Anglisë

Periskopi.com Video