Zyrtare: Visar Musliu prezantohet te kampionët hungarez MOL Fehervar FC

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i njohur, shqiptari i Shkëndijës, Visar Musliu është prezantuar te klubi  hungarez MOL Fehervar FC.

Ka qenë klubi i Shkëndijës që e ka konfirmuar largimin e lojtarit, ndërsa mësohet se do të fitojnë 500 mijë euro.

Ai sot është prezantuar te klubin i ri, ku do ta vazhdojë karrierën .

“Shkëndija dhe MOL Fehervar FC kanë arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit Visar Musliu në radhët e kampionëve të Hungarisë”.

“24 vjeçari do të firmosë kontratë me  MOL Fehervar FC, ndërsa hungarezët në llogari të Shkëndijës do të paguajnë dëmshpërblim për blerjen e kartonit të futbollistit një vit para skadimit të kontratës së tij me kuqezinjtë (30.06.2020)”.

Visar Musliu largohet nga Shkëndija pas një viti e gjysmë, periudhë gjatë së cilës fitoi 3 trofe me kuqezinjtë, 2 kampionate dhe 1 Kupë.

Ai zhvilloi 62 paraqitje zyrtare me fanellën e Shkëndijës (43 kampionale, 7 në Kupë dhe 12 në Evropë), duke shënuar 9 gola (6 në kampionat dhe 3 në Kupë).