Pesë viktimat e mbytura në det e bëjnë ministrin e Turizmit kokulur

Periskopi.com Lajme

Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi, e bëjnë kokulur humbjet njerëzore në plazhet e këtij vendi.

Ministri ka komentuar të hënën nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë mbytjet e këtij sezoni në plazhet e këtij vendi, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe pse krahasuar me një vit më parë ka më pak viktima, Klosi tha se çdo humbje njerëzore i bën kokulur.

Ministri tha se siguria në plazhe mbetet prioritet dhe kërkoi një angazhim të të gjitha strukturave qendrore dhe atyre lokale, pasi, siç tha ai, sistemi duhet të funksionojë nga poshtë-lart.

Ai apeloi edhe një herë bizneset të vendosin roja bregdetare siç e parashikon vendimi i Këshillit të Ministrave.