Flamujt heqen nga gjysmë shtiza në Shtëpinë e Bardhë, deri sa McCain la amanet që Trump të mos i shkojë në varrim

Periskopi.com Lajme

Flamuri amerikan në Shtëpinë e Bardhë ka qëndruar vetëm një ditë në gjysmë shtizë, për nderuar senatorin John McCain i cili vdiq para dy ditësh.

Flamujt ende janë në gjysmë shtizë në disa prej vendeve në Amerikë, përfshirë edhe Arizonën, ku McCain ishte senator i saj për më shumë se 30 vjet.

Më herët është raportuar se presidenti amerikan Donald Trump ka ndërhyrë në një komunikatë të Shtëpisë së Bardhë, duke fshirë fjalën ‘hero’ për senatorin McCain.

Kjo lëvizje vjen pasi raportohet se senatori McCain para se të vdiste, ka lënë amanet që Trump të mos ftohet në varrimin e tij, por mund të ftohej zëvendëspresidenti Mike Pence./Periskopi/

McCain: Takimi Trump-Putin një gabim tragjik

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Shteteve të bashkuara të Amerikës, Donald Trump u takua me homologun e tij rus, Vladimir Putin në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki, ku folën për çështje të ndryshme.

Pika e vetme ku të dy presidentët u shfaqën tërësisht në një mendje, ishte ajo e ndërhyrjes së supozuar ruse, në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara, në fund të 2016-ës, çështje e cila është ende nën hetim, transmeton tch.

Në një konferencë për shtyp, e cila u cilësua si më e dobëta e një presidenti të SHBA-ve dhe gati-gati si tradhti kombëtare, Trump kritikoi FBI-në dhe Departamentin e Shtetit në lidhje me këtë çështje dhe theksoi se stafi i tij nuk ka pasur lidhje me Moskën.

Menjëherë pas kësaj konference, reagoi edhe senatori republikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John McCain, i cili kritikoi takimin mes dy presidentëve, duke e cilësuar edhe si një “gabim tragjik”.

McCain theksoi gjithashtu se presidenti i Shteteve të Bashkuara kishte dështuar të mbronte vendin e tij dhe madje e kishte çuar reputacionin e SHBA-ve një një pikë të ulët, të paparë ndonjëherë.

“Jo vetëm që Presidenti Trump dështoi të fliste të vërtetën për një kundërshtar, por duke folur për Amerikën në botë, presidenti ynë nuk arriti të mbrojë gjithçka që na bën këta që ne jemi, një republikë e njerëzve të lirë”, tha McCain për Trump.