Kush është boksieri i ri i cili po kërcënon McGregorin: Kam fuqi, jam i rrezikshëm, dua ta luftojë McGregorin

Periskopi.com Sporti

Ylli boksier i youtubes, Jake Paul ka këmbëngulur se ai dëshiron të luftojë më yjet e UFC-së si MC Gregor e Jorge Masividal për t’ua dëshmuar njerëzve se ai është një boksier i ‘ligjshëm’, transmeton Periskopi.

23 vjeçari amerikan është i johur për duelin me vllaun e tij, me te cilin ‘luftoi’ në vitin 2018, një duel amator ky.

Sidoqoftë, Paul tashmë po shikon përtej dhe dëshiron mundësinë për të garuar kundër boksierëve si McGregor dhe Masvidal.

“Unë dua t’u tregojë njerëzve se unë jam një boksier i ligjshëm, boksier profesionist i ligjshëm me aftësi dhe dikush nga i cili njerëzit duhet të tremben,” tha ai.

“Unë kam fuqi nokaut, jam i rrezikshëm dhe, për mua, kjo është shumë e rëndësishme”.

“Dua të luftoj Conor McGregor përfundimisht. Kushdo që dëshiron të futet në unazën e boksit me mua, unë dua që të jem në gjendje ta bëj atë dhe t’i mundë ata”.

Historia prekëse e boksierit McGregor: Jetonte në varfëri – ja kush është gruaja që për pak vite e bëri milioner

Periskopi.com Sporti

Më pak se 15 vjet më parë, Conor McGregor ishte i pastrehë. Ndërsa ishte i pastrehë, ai takoi një grua të quajtur Dee Devlin, Ajo e nxori nga rrugët, e zhvendosi Conor në banesën e saj të vogël dhe e ushqeu çdo ditë.

Gjithçka që ajo kërkoi ndonjëherë ishte që ai të  punonte shumë dhe besonte në vetvete. Ajo u mundua të blinte ushqim të shtrenjtë dhe të shëndetshëm në mënyrë që Conor të stërvitej dhe të qëndronte i përqendruar.

Vetëm 9 vjet më parë, Conor ishte një hidraulik … mezi jetonte mbi varfërinë, por Dee mbetej pranë tij.

Në një nga meçet e Conor dy vjet më parë, Dee ndoqi burrin e saj për të mbështetur edhe një herë burrin e saj ndërsa ai bëri mbi 30 milion dollarë.

Pasuria neto e Conor McGregor në vitin 2020 është raportuar 120 milion dollarë.

Ish-kampioni botëror i boksit, Conor McGregor bën publike fejesën

Periskopi.com Sporti

Ish-kampioni botëror i boksit Conor McGregor ka bërë publike fejesën e tij me partneren Dee Devlin.

Ai muajin që kaloi mbushi 32-vjeç dhe në një postim në rrjetet sociale ai postoi një foto me nënën e dy fëmijve të tij duke vendosur në qendër unazën e fejesës si edhe me nënshkrimin: Çfarë datëlindjeje, gruaja ime e ardhshme.

McGregon dhe Delin janë në lidhje prej 2008, kur ai nisi karrierën e tij në UFC dhe bashkë kanë dy fëmijë, një djalë 3-vjeçar dhe një vajzë 1-vjeçe. Devlin u bë pjesë e pandashme e McGregor, pasi la punën e saj për të mbështetur këtë të fundit në karrierë si edhe u bë menaxherja e të ardhurave të tij.

Ndërkohë që ish-kampioni në muajin maj hoqi dorë përfundimisht nga UFC.

Habit McGregor: Khabib gënjeu për infektimin e babait

Periskopi.com Sporti

Edhe pse i tërhequr nga sporti, Conor McGregor vazhdon të bëjë lajm me deklaratat e tij, sidomos kur ato prekin kampionin e botës në artet marciale mikse Khabib Nurmagomedov.

Kjo tregon se marrëdhënia e irlandezit me rusin vazhdon të jetë e tensionuar edhe pse ka kaluar gjithë kjo kohë që nga sfida mes tyre.

McGregor së fundi bëri bujë me një koment jo shumë të përshtatshëm, për babanë e Khabib, Abdulmanap Nurmagomedov, i cili prej dy muajsh po lufton me vdekjen, i prekur pikërisht nga koronavirus, përderisa më parë kishte probleme me zemrën dhe veshkat.

“Mendoj se sëmundja e Abdulmanap është thjesht një mashtrim, një sajesë për të shtyrë sa më shumë duelet e Khabib dhe ai të mos ngjitet në kafaz. Fat të mbarë, por mos harro – Allahu sheh gjithçka”, shkroi Khabib.

Abubakar Nurmagomedov, kushëriri i Khabib dhe sportist në UFC, ka postuar një foto të këtij komenti në “Instagram”, ku thumbon McGregor me një batutë: “Kjo ndodh kur të mbërthen koronavirus dhe ti nuk arrin të marrësh frymë”