Bilall Sherifi ia kujton Veselit se kush e kishte iniciuar mocionin për rrëzimin e qeverisë

Periskopi.com Lajme

Seanca e sotme plenare ka nisur me përplasje se sa është e dobët opozita aktuale në Kosovë.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se asnjëherë në Kuvendin e Kosovës nuk ka pasur opozitë më të dobët.

“Unë po ju them merrni pra iniciativë për mosbesim dhe e shihni. Unë kur kam dashtë e kam provu dhe e kam kry”, ka thënë Veseli duke aluduar në moicionin i cili rrëzoi qeverinë Mustafa.

E, ndaj kësaj deklarate ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi.

Ky i fundit ia kujtoi Veselit se mocionin për rrëzimin e qeverisë së kaluar e kishte iniciuar pikërisht Nisma Socialdemokrate.

“Kryetar mos i merr dështimet dhe meritat e betejave të tjerëve. As nuk e ke nis ti as nuk e ke mendu, bile gogja siklet ju ka pas ardhur pse erdh mocioni nga Nisma e nuk ua lame renin me nis ju. Tek 78 vota ka merita edhe Vetëvendosja që është rrëzu ajo qeveri. Nuk është mirë më marrë as të mirat as të këqijat e tjerëve”, ka thënë ndër të tjera Sherifi.

Madje, ai i ka kërkuar Veselit që të sillet si kryetar Kuvendi.

I menjëhershëm ishte reagimi i Veselit, i cili i tha Sherifit se është shumë i mençur.

E, kjo deklaratë nxiti reagimin e serishëm të Sherifit.

“Kryetar nuk lindim të gjithë aq të ditur saqë punën e parë ta kemi kryetar të Kuvendit, disa e fillojmë më këshilltar disa vazhdojmë me deputetë e shkojmë duke u ngitë në karrierë. Nuk fillojmë krejt me kryetar Kuvendi”, përfundoi Sherifi.