U turpëra nga Poirier, McGregor në bisedime sekrete për revanshin 1 miliard dollarësh me Floyd Mayweather

Periskopi.com Sporti

Superylli i UFC-së, Conor McGregor, i cili u mposht ditën e djeshme me nokaut nga amerikani, Dustin Poirier, me gjasë do të kthehet përsëri në Oktagon, kësaj radhe me Floyd Mayëeather, përcjell Periskopi.

Sipas raportimeve, dyshja janë në bisedime sekrete për raundin e dytë, pas meçit që zhvilluan në vitin 2017.

Thuhet se ndeshja e bujshme vlenë rreth 1 miliard dollarë, pasi lufta e tyre e parë ishte një hit global, duke marrë 4.4 milion blerje biletash vetëm në SH.B.A.

Kujtojmë se, lufta e parë u fitua nga Mayëeather nga TKO në raundin e 10-të. /Periskopi

 

Ende pa u shëndoshur, McGregor kërkon rimeç me Poirierin

Periskopi.com Sporti

Dustin Poirier arriti të ‘hakmerrej’ ndaj Conor McGregorit, duke e mposhtur me nokaut, në të njëjtën mënyrë siç e kishte mundur irlandezi në vitin 2014, përcjell Periskopi. 

Pasi kaluan rreth gjashtë orë nga dueli, Conor McGregor ka shfrytëzuar profilin e tij në Twitter për të komentuar rreth meçit.

Ai gjithashtu kërkoi rimeç me Dustin Poirierin, teksa e komplimentoi amerikanin.

“Faleminderit për mbështetjen e të gjithëve! Nuk ishte nata / mëngjesi im, por një garë e shkëlqyeshme për t’u përmirësuar. Jam i ngazëllyer në trilogjinë e blockbuster-it që tani kam në duar. Dustin është një konkurrent i madh dhe unë pres që të ndeshemi përsëri. Zoti na bekoftë të gjithëve, gëzuar të dielën” – shkroi McGregor.

Shihni reagimin e McGregorit.

Nuk e lë pa reaguar edhe Khabib, ja si u tall me McGregorin pas humbjes turpëruese

Periskopi.com Sporti

Khabib Nurmagomedov është tallur me Conor McGregor, pasi irlandezi u nokautua nga Dustin Poirier në ngjarjen kryesore të UFC 257, shkruan Periskopi.

“Kjo është ajo që ndodh, kur ta ndryshoni ekipin tuaj, lini partnerët e ndezur që ju bënë një kampion dhe duke luajtur me fëmijë të vegjël, shumë larg realitetit”, shkroi rusi, i cili doli në pension i pamposhtur në tetor ndaj Justin Gaethje.

McGregor ishte fituesi përmes nokautit në raundin e parë kur ai dhe Poirier luftuan me njëri-tjetrin në pesha të lehta në 2014. /Periskopi

Pas nokautit brutal, McGregor mezi del nga dhoma e zhveshjes, iu desh paterica

Periskopi.com Sporti

Irlandezi, Conor McGregor e pësoi shumë keq nga amerikani Dustin Poiriere, i cili e nokautoi qysh në raundin e dytë, shkruan Periskopi.

Duket se plaget e marra gjatë luftës brutale mes dyshes kanë bërë që Gregor të dalë nga dhoma e zhveshjes me paterica.

Shihni më poshtë videon që po qarkullon në rrjetet sociale. /Periskopi

 

Mezi mbajti lotët: Këto janë fjalët e para e McGregor pas humbjes turpëruese

Periskopi.com Sporti

Conor McGregor u nokautua brenda në Oktakgon, duke humbur nga amerikani Dustin Poirier në raundin e dytë, shkruan Periskopi.

Pavarësisht se ishte favoriti, dhe pavarësisht se mposhti Poirier në luftën e tyre të parë në vitin 2014, irlandezi nuk mund ta kryente punën për herë të dytë, duke u eliminuar raundin e dytë.

Sidoqoftë, McGregor mori humbjen me qetësi, u fut brenda kafazit dhe dha intervistën e tij pas luftës.

“Jam zbrazur”, tha mcGregor, i cili dukej se mezi mbahej nga lotët.

Humbja ndaj Poirier do të thotë se irlandezi tani ka humbur tre herë në UFC; ndaj Poirier, Nate Diaz dhe Khabib. /Periskopi

 

 

Pamje të tmerrshme të McGregorit pas meçit shkojë viral – Poirier nuk e fali

Periskopi.com Sporti

Sot në orët e hershme të mëngjesit, amerikani Dustin Poirier nokautoi Conor McGregorin, shkruan Periskopi.

Kjo përballje ishte e shumë e pritur nga tifozët e sportit të arteve marciale të përziera, pasi ishte mundësia që njëri prej tyre të luftojë për titullin e peshave të mesme të lehta.

Pas fitores së Poirier kanë qarkulluar fotografi nga pamjet e tmerrshme të McGregorit. /Periskopi

Image

Image

Zbulohet shuma marramendëse që do ta fitojë McGregor nga UFC 178

Periskopi.com Sporti

Conor McGregor do të rikthehet sërish në kafaz për të luftuar, teksa përballë do të ketë Dustin Poirier, të cilin gjashtë vite më parë e mundte me nokaut në UFC 178.The Sun ka publikuar fitimet e dy luftëtarëve në këtë përballje. Nuk janë të barabartë sepse kjo vendoset sipas arritjeve të të dyve në të shkuarën dhe historinë e irlandezit e dimë të gjithë mirë.

McGregor në këtë përballje ka të sigurta 2.5 milionë euro, një shumë e madhe, duke parë se pandemia ka goditur edhe UFC. Përfitimet e McGregor janë thuajse 20 herë më të mëdha se ato të Porier.

Amerikani ka vetëm 124 mijë euro të sigurta nga kjo përballje, duke pasur më pak motiv për të fituar në këtë aspekt. Por kjo nuk është e sigurt sepse flitet se Poirier ka arritur marrëveshje të re me UFC dhe mund t’i çojë përfitimet deri në 900 mijë euro.

Megjithatë një fitore me McGregor mund ta fusë atë në rangun e më të mirëve dhe pse jo Khabib të provojë një rikthim në oktagon në një ndeshje me Poirier.

Sfida e 24 janarit do të jetë një event ekzkluziv që do të vijë drejtpërdrejt në ekranin e Supersport për kënaqësinë e të gjithë shqiptarëve.

McGregor i përgjigjet ministrit Irlandez, dhuron 50, 000 maska dhe pajisje të oksigjenit për fëmijët në spitalin e vendindjes së tij

Periskopi.com Sporti

Conor Mc Gregor po tregon anën humanitare të tij, duke ndihmuar vendlindjen e tij në këtë kohë pandemie, transmeton Periskopi.

Ai ka  dërguar ndihma për fëmijët në spitalin e fëmijëvë në Crumlin dhe, ka dhënë poashtu edhe një shumë prej 920,000 £ për luftën kundër koronavirusit në atdheun e tij.

Ndërkaq edhe stafi në spital ishin dukshëm të kënaqshëm, duke bërë fotgrafi me të, të cilat mund t’i shihni më poshtë.

Ish-kampioni  i UFC-së këmbënguli që ai do të dhuronte një shumë të madhe parash pasi iu përgjigj ministrit Irlandez për financat ‘Paschal Donohoe’ në Tëitter.

Dhe muajin e kaluar u njoftua se 50,000 maska ​​ishin dorëzuar si rezultat i premtimit të tij, si dhe ka dhuruar edhe monitor të zemrës dhe pajisje të oksigjenit. /Perskopi.com/

 

 

 

 

Kush është futbollisti i preferuar i McGregor

Periskopi.com Sporti

Conor McGregor e ka cilësuar futbollistin e Arsenalit, Kieran Tierney si futbollistin e tij të preferuar.

Ish Kampioni i UFC u pyet se kush ishte futbollisti i tij i preferuar, dhe ai u përgjigj: “është një djalë i ri i quajtur Kieran Tierney”.

“Ai ishte kapiteni i Klubit të Futbollit Celtic dhe ai së fundmi nënshkroi me Arsenalin. Ai ka qenë një mbështetës fenomenal i imi, ai po më mbështet çdo vit. Dhe ai është rritur ai është një lojtar fenomenal”, tha ai.

Dhe Tierney u prek nga fjalët e McGregor, duke postuar videon e McGregor duke folur për të në Twitter dhe duke thënë: “Faleminderit shumë vëlla”./Indeksonline/.

 

Sylvester Stallone: N’qoftë trim McGregori, le ta thërrasë dhe le ta godasë një herë e mirë Khabibin (Video)

Periskopi.com Sporti

Aktori i mirënjohur Sylvester Stallone thotë se humbja e Conor McGregor ndaj Khabib Nurganomedov po i rri në mendje dhe e shtyn kampioni irlandez duhet ta gjejë guximin edhe një herë të përballet me kamipionin rus.

“Mendoj se ai duhet ta gjejë një inspirim nga gjithë kjo situatë”, thotë Stallone për TMZ, shkruan Periskopi.

“Kam menduar gjatë për këtëkohë dhe kur jeni i lodhur dhe jen në udhëkryqe gjatë jetës, duhet të bëni diçka. Edhe unë kam qenë shpesh në situate të tilla. Por e kam mposhtur frikën. Duhet ta gjesh guximin të përballesh me kundërshatin që duket i pamposhtur”, thotë ai.

“Ky ishte një udhëkryq në jetën e tij. Kjo është ndoshta gjëja më e rëndësishme një herë për një herë, sepse nëse tani nuk jepet pas idealit të tij, nëse tani nuk mund ta mposhtë frikën do të jetojë me këtë plagë përgjithmonë. Godite atë, mund ta bësh këtë ose duke rënë për toke bashkë me të”, thotë ai./Periskopi/

 

 

McGregor – Khabib, presidenti i UFC zbulon datën e rimeçit

Periskopi.com Sporti

Kryetari i UFC-së, Dana White, e ka konfirmuar se rimeçi mes Khabib Nurmagomedovit dhe Conor McGregorit do të ndodhë gjatë muajve në vazhdim, gjatë vitit 2019, duke lënë të kuptohet se asnjëri prej tyre nuk do të pezullohet për kohë të gjatë nga UFC.

Në tetor të vitit të kaluar, pas gjitha zënkave dhe kërcënimeve, McGregor u dorëzua në fund të rundit të katërt kur Khabibi e mbajti atë në një pozitë të pafavorshme për irlandezin, duke e fituar përsëri kurorën e peshave të rënda.

Menjëherë pasi e fitoi meçin, Khabib e kapërceu rrethojën e kafazit dhe e filloi një përleshje me shokun dhe anëtarin e stafit të McGregorit, Dillion Danis. Edhe vet McGregori u ngjit në rrethojë pastaj dhe e goditi një anëtar të stafit të Khabibit.

Përleshja nuk përfundoi këtu pasi që vetëm disa sekonda më vonë, një nga pjesëtarët e grupit të Khabibit hyri brenda kafazit dhe nga prapa shpinës e goditi McGregorin.

“Përderisa gjithçka shkon mirë, ky rimeç do të ndodhë. Mendoj se shumë njerëz mezi po presin ta shikojnë këtë rimeç. Natyrisht, përsëri, ne nuk e kemi diskutuar këtë me Komisionin Shtetëror të Nevadës për Atletikë”, ka thënë White.

“Do ta bëjmë këtë gjë dhe pasi ta shikojmë se si do të rrjedhin gjërat, do ta bëjmë të ditur datën e saktë. A do të ndodhë në vitin 2019? Po, unë jam i bindur se po”.

Zyrtare: Ky është dënimi për McGregor

Periskopi.com Sporti

Luftëtari i UFC-së, Conor McGregor është dënuar me ndalim ngasje për gjashtë muaj, duke e pranuar fajësinë për thyerje të rregullave të shpejtësisë.

Irlandezi 30-vjeçar, ka pranuar se ka drejtuar Range Roverin e tij 154 kmh, në një zonë ku lejohej të vozitej deri në 100 kmh, në tetor të vitit 2017.

McGregor i ka kërkuar falje gjyqtarit për shkeljen e rregullave të komunikacionit, ku i është vënë edhe një gjobë prej një mijë euro.

Kujtojmë se ndeshja e fundit në UFC për McGregor nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë, ku u mund nga Khabib Nurmagomedov i Rusisë.

Rimeçi mes Khabib dhe McGregor? Ja kur merret vendimi

Periskopi.com Sporti

Në dhjetor, Komisioni i Sportit në Nevada do të marrë vendimin në lidhje me të ardhmen e dy sportistëve Conor McGregor e Khabib Nurmagomedov, të pezulluar dhe nën hetim për incidentin e krijuar pas eventit në UFC-229.

Gjasat janë që të dy sportistët të pezullohen, ndërkohë që prej një muaji qarkullojnë fjalët për një revansh mes tyre (Nurmagomedov fitoi duelin e parë me submission). Por në rast se ata do të pezullohen, ky revansh në kafaz mbetet në dilemë për t’u zhvilluar.

Zgjidhjen e ka dhënë sot Abdulmanap Nurmagomedov, babai i Khabib, që tha se të dy sportistët janë të interesuar që kjo përballje e dytë të zhvillohet në ring, në një duel boksi në rast se nuk lejohen ta bëjnë atë në kafaz, në një duel të UFC-së.

Për sportistin rus, kampion bote në peshën e lehtë, ky do të ishte një debutim në ring, por jo për irlandezin, që ka dueluar edhe më parë (ndaj Floyd Mayweather, në gusht të 2017-ës, ku u mund me KO).

“Nëse do të kemi një duel të dytë me Conor në ring, me rregullat e boksit, jemi gati. Kjo është një sfidë që na intereson. Khabib tregoi se është ndër më të mirët në artet marciale mikse dhe këtë gjë mund ta tregojë edhe në ring, pasi i ka aftësitë për të qenë kampion edhe në në një duel boksi. Gjithsesi, këtë le t’ia lëmë kohës”, tha babai i Khabib.

McGregor gati për rikthimin në ring, do ndeshet me armikun më të madh të tij

Periskopi.com Sporti

Eddie Hearn, promotori i njohur i boksit, ka konfirmuar sot se po punon për të rikthyer irlandezin Conor McGregor në ring, për të zhvilluar një duel ndaj amerikanit Paulie Malignaggi.

Ky i fundit ishte partneri në ring i McGregor, gjatë kohës që ylli i UFC-së po përgatitej për duelin ndaj Floyd Mayweather, vitin e kaluar.

Malignaggi dhe McGregor patën shumë përplasje dhe inate mes tyre pas përfundimit të stërvitjes, për shkak të disa videove dhe komenteve që qarkulluan në rrjetet sociale. Ndaj ata shpesh kanë replikuar në distancë për një duel mes tyre, për të vërtetuar se cili është më i miri, shkruan Telesport.

Për këtë arsye, Hearn po përpiqet të arrijë një marrëveshje, për të realizuar këtë duel dhe për të rikthyer McGregor në ring. “Kam komunikuar me Malignaggi dhe i kam propozuar këtë sfidë. Ai ishte dakord. Ky duel do të sillte shumë parà për të gjithë, ndaj shpresoj që të realizohet”, tha Eddie Hearn, që synon që sfida të realizohet përmes platformës DAZN./Periskopi/

Presidenti i UFC injoron McGregor dhe Khabib, ky është më i talentuari sipas Dana White

Periskopi.com Sporti

UFC po shndërrohet në njërin nga sportet më të preferuara në botë. Luftëtarë si Conor McGregor, Khabib, Nate Diaz e shumë të tjerë janë ndër më të pëlqyerit nga publiku.

Por presidenti i UFC, Dana White nuk mendon se njëri nga emrat e lartcekur është më i talentuari. Sipas tij luftëtari më i talentuar në UFC është Jon Jones.

“Ai është talenti më i madh që kemi parë” tha White në një intervistë.

Jon Jones do të i rikthehet oktagonit me 29 dhjetor ku do të luftojë Alexander Gustafsson./Periskopi/

Revanshi i McGregor ndaj Khabib, menaxheri i rusit vendos kushtet

Periskopi.com Sporti

Khabib Nurmagomedov është i hapur për revanshin me Conor McGregor – nëse aspekti financiar është i duhur.

Kampioni i peshave të lehta në UFC mposhti irlandezin në raundin e katërt në një përballje në Las Vegas këtë muaj.

Të dy mundësit janë aktualisht të pezulluar derisa të mbarojnë hetimet për shkak të incidenteve të shkaktuara pas duelit.

Image result for khabib mcgregor

Dhe menaxheri i Khabib ka zbuluar se një revansh mund të ndodhë nëse klienti i tij paguhet aq sa meriton.

”Conor ka folur shumë marrëzira e madje edhe para familjes së tij”.

”Nëse dikush vendosë një shumë të madhe parash në tavolinë, atëherë ne mund ta bëjmë revanshin”, tha menaxheri për TMZ./Periskopi/

Zyrtare: Merret vendim i ri për McGregorin e Khabibin

Periskopi.com Sporti

Komisioni i Sportit në Nevada ka marrë sot pasdite një vendim në lidhje me incidentin që ndodhi pas eventit UFC-229, ku u përfshinë Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov.

Të dy sportistët do të vazhdojnë të jenë të pezulluar pa afat deri në përfundim të hetimeve, ndërkohë që Komisioni ka vendosur që t’i japë fituesit të këtij dueli, rusit Nurmagomedov, gjysmën e shpërblimit që UFC-ja kishte miratuar. Pra, Khabib do të përfitojë 1 milionë dollarë.

Pjesa tjetër e shpërblimit, 1 milionë dollarë të tjera, do të mbahen “peng” deri në përfundim të hetimit. Vendimi përfundimtar në lidhje me këtë incident do të jepet në dhjetor, kur paneli i Komisionit të Sportit në Nevada të mblidhet sërish.

Dy sportistët, protagonistë të një incidenti pas duelit që zhvilluan në kafaz, janë pezulluar pa afat që prej 15 tetorit, por tashmë ky pezullim do të vazhdojë te jetë në fuqi të paktën deri në dhjetor.

“Unë e kuptoj vendimin e Komisionit të Sportit në Nevada, që kërkon të bëjë hetime shtesë dhe jam i bindur se nga kjo situatë do të përfitojë klienti im”, tha Audie Attar, avokati i McGregor.

Dueli mes dy sportistëve, i vlefshëm për titullin kampion bote në peshën e lehtë, u fitua nga rusi Khabib Nurmagomedov, që mundi me “submission” në raundin e katërt rivalin irlandez, duke qëndruar kampion e njëkohësisht i pamposhtur në kafaz.

McGregor me postim emocionues, tregon pse e humbi luftën me Khabibin

Periskopi.com Sporti

Conor Mcgregor e ka renditur humbjen e tij ndaj Khabib Nurmagomedov në katër pika. Irlandezi e pësoi ndaj rusit në duelin që u mbajt në Las Vegas në kuadër të UFC 229, duke sjellë 4 rundet shkurtazi dhe gabimet e tij.

Ai ka shkruar në postim të gjatë në Instagram, ku ka treguar se pse e humbi këtë meç.

McGregor duket se ka vlerësuar Khabibin, pasi që sipas tij ai me meritë e fitoi këtë meç, duke u treguar më i zgjuar.

Postimi i plotë i McGregorit:

Mendime për luftën time të fundit:

Rundi 1. Unë besoj nga një pikëpamje sportive, rundi 1 ishte i tij. Nga pikëpamja e luftës rundi i parë ishte i imi.

Kisha gjuajtjet dhe një gatishmëri për t’u angazhuar. Gjunjët në kokë në gjuajtjet e ulëta. Bërryla në çdo pjesë dhe të gjitha të kordinuara. Kundërshtari vetëm duke mbajtur këmbët kundër pengesës për pothuajse të gjithë rundin.

Rundi 2. Ai vrapon rreth kafazit para se të lëshonte një gjuajtje të djathtë që ndryshoi rrjedhën e rundit dhe luftën. Ishte një goditje e bukur. Pas goditjes unë u tërhoqa përsëri për t’u angazhuar në çast.

Ky është sport dhe kjo ishte një lëvizje e mençur që çoi në një rund dominant, kështu që nuk ka problem. Lojë e mirë. I dhashë të drejtën e tij duke mos luftuar aspak në përgatitje. Sulmova vetëm me kapjet / shtrëngimet. Kjo nuk do të ndodhë përsëri.

Rundi 3. Pas rundit më të keq të karrierës sime luftarake, unë kthehem dhe fitoj këtë rund. Përsëri në këmbë dhe duke u nisur përpara, dhe i gatshëm për të luftuar.

Rundi 4. Rimëkëmbja ime nuk ishte aty ku mund të kishte qenë. Ky është faji im. Ndonëse fitova shkëmbimet e hershme në rundin 4, ai sulmon sërish dhe unë përfundoj në një pozicion të keq.

Unë punoj për të rimarrë pozicionin dhe përfundoj në këmbë, me shpinë në gardh. Një pozitë e qëndrueshme. Këtu megjithatë, kam bërë një gabim kritik në këtë kohë vendimtare, duke u ekspozuar nga prapa.

Çfarë mund të them? Ishte një luftë e madhe dhe ishte kënaqësia e imja. Unë do të kthehem me besimin tim të lartë. Plotësisht i përgatitur. Nëse do të ketë rimeç menjëherë, nuk ka problem. Do të takohem me të tjerët në radhë. Gjithsesi unë jam gjithnjë i gatshëm. Shihemi së shpejti tifozët e mi të luftimeve, ju dua të gjithëve.

 

View this post on Instagram

 

Thoughts on my last fight. Round 1. I believe from a sport standpoint, round 1 was his. Top position against the fence. Zero position advancement or damage inflicted. But top position. From a fight standpoint the first round is mine. Actual shots landed and a willingness to engage. Straight left early. Knee to the head on the low shot. Elbows in any and all tie up scenarios. Opponent just holding the legs against the fence for almost the entire round. Round 2 he is running away around the cage before being blessed with a right hand that changed the course of the round, and the fight. It was a nice shot. After the shot I bounced back up to engage instantly, but again he dipped under to disengage. That is the sport and it was a smart move that led to a dominant round, so no issue. Well played. If I stay switched on and give his stand up even a little more respect, that right hand never gets close and we are talking completely different now. I gave his upright fighting no respect in preparation. No specific stand up spars whatsoever. Attacking grapplers/wrestlers only. That won’t happen again. I also gave my attacking grappling no respect. To defense minded. Lessons. Listen to nobody but yourself on your skill set. You are the master of your own universe. I am the master of this. I must take my own advice. Round 3. After the worst round of my fighting career, I come back and win this round. Again walking forward, walking him down, and willing to engage. Round 4. My recovery was not where it could have been here. That is my fault. Although winning the early exchanges in 4, he dips under again and I end up in a bad position with over 3 on the clock. I work to regain position and end up upright, with my back to the fence. A stable position. Here however, I made a critical error of abandoning my over hook at this crucial time, exposing the back, and I end up beaten fair and square. What can I say? It was a great fight and it was my pleasure. I will be back with my confidence high. Fully prepared. If it is not the rematch right away, no problem. I will face the next in line. It’s all me always, anyway. See you soon my fighting fans I love you all ❤

A post shared by Conor McGregor Official (@thenotoriousmma) on

 

McGregor e fyeu, ky është veprimi shembull i babait të Khabibit

Periskopi.com Sporti

Abdulmanap Nurmagomedov, babai dhe trajneri i yllit të MMA-së, Khabib Nurmagomedovit, e ka ftuar yllin e UFC-së, Conor McGregorin, të marrë pjesë në një garë në vendlindjen e tij në Dagestan.

Ai ka përsëritur se nuk mban inat ndaj irlandezit për fyerjet që ia kishte bërë atij dhe të birit të tij para meçit “UFC 229”, ku triumfoi Khabibi.

McGregori e kishte tallur dhe fyer yllin rus dhe babanë e tij para meçit të 6 tetorit në Las Vegas, duke e quajtur frikacak qaraman babanë e Khabibit dhe duke u tallur me fenë e tyre islame.

Kampioni i peshave të lehta Khabibi e shkatërroi McGregorin duke e detyruar ta dorëzonte meçin në rundin e katërt, para se t’i sulmonte egërsisht anëtarët e ekipit të tij jashtë kafazit pas meçit.

Abdulmanap, i cili e humbi këtë meç për shkak se iu mohua viza për të udhëtuar në SHBA, ka thënë së fundmi se e fal McGregorin për fyerjet. Ai përsëri ka sinjalizuar se e ka bërë një gjë të tillë duke e ftuar irlandezin të marrë pjesë në turneun Sambo në Dagestan në dhjetor.

“Mysafirë të nderuar, i ftoj përsëri në këtë turne mikun tonë të ngushtë [aktorin dhe ish-luftëtarin e UFC-së] Oleg Taktarov dhe McGregorin”, dëgjohet Abdulmanap duke thënë në një video teksa vozit makinën.

“Kam thënë se e kam falur atë [për të gjitha fyerjet], është më rëndësi të jesh zemërgjerë”, shtoi ai.

Pasi e rrahu McGregorin, Khabib e paralajmëron edhe 50 Cent-in

Periskopi.com Sporti

Khabib nuk ndalet nga kërcënimet që po ju bën të tjereve në momentin që po flitet për të ose për ekipin e tij ai së fundmi ka reaguar menjëherë ndaj reperit të njohur 50 Cent.

50 Cent ka disa ditë që po përplaset me Khabib Nurmagomedov dhe stafin e tij, pas përballjes me Conor McGregorin.

Reperi i njohur amerikan ka përqeshur në Instagram një anëtar të stafit të boksierit rus për veshjen e tij.

“Dreqit, kjo është një veshje e shëmtuar”, ka shkruar 50 Cent në Instagram.

Por, Khabib ia ka kthyer menjëherë atë koment duke i thënë: “Kurrë mos fol keq për vëllezërit e mi”.