U mbajt aktiviteti përmbyllës për “Ditët e Kulturës Shqiptare në Munih”

Periskopi.com Lajme

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me FC “Kosova”, mbajti aktivitetin përmbyllës për “Ditët e Kulturës Shqiptare në Munih”, Gjermani.

Qëllimi i aktivitetit kulturor me rastin e festës së Flamurit ishte fuqizimi dhe bashkimi i diasporës shqiptare, studentëve, prindërve, shoqatave të ndryshme kulturore dhe shoqatave joqeveritare. Po ashtu, aktivitete si ky krijojnë mundësi  për t`u njohur sa më mirë mes vete e më pas edhe për të realizuar projekte të përbashkëta që për qëllim kanë ruajtjen e gjuhës, traditës, historisë kombëtare në diasporë, por edhe projekte më të mëdha që shërbejnë si promovim i Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë përfaqësues e diplomatë nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Munih, të kryesuar nga konsulli Afrim Nura, i cili i përshëndeti të pranishmit me një fjalë rasti.

Në kuadër të këtij aktiviteti që i kushtohej Ditës së Flamurit, zyrtarët e MDIS-it zhvilluan edhe takime të shumta me mësues në diasporë dhe shoqata të studentëve shqiptarë në Bavari.

Në emër të MDIS-it, shoqatat u falënderuan per kontributin që po japin për ruajtjen e kulturës shqiptare. Atyre iu premtua mbështetje e vazhdueshme nga MDIS-i.

 

Në Bernë u mbajt takimi përmbyllës me shoqata

Periskopi.com Lajme

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me shoqata, me rastin e përmbylljes së aktiviteteve për vitin 2019, në Bernë të Zvicrës organizoi takimin e fundvitit me shoqata. Në këtë takim u diskutua për  kontributin e shoqatave dhe bashkëpunimin me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar; për rëndësinë e procesit të regjistrit të diasporës dhe mërgatës, si dhe për tema të tjera.

Në përgjithësi ishte takim mjaft konstruktiv, ku secili nga pjesëmarrësit pati mundësinë t’i shprehte opinionet e veta për çështjet me të cilat preokupohen.

Në këtë takim morën pjesë shoqatat kulturore artistike nga disa qytete të Zvicrës, si shoqata “Bashkimi” nga Uster, “Bashkimi” nga Berni, shoqata “Dardania” nga Cyrihu, “Teuta” dhe “Ilirët”nga  Lozana, Rapsodët e Gjenevës, si dhe nga Studio Aktrimi në Cyrih.

Në emër të MDIS-it, shoqatat u falënderuan për kontributin në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar te gjeneratat e reja.

Edhe në Adapazar u shënua Dita e Flamurit

Periskopi.com Lajme

Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me Lidhjen e Rinisë Shqiptare, u mbajt në Adapazar manifestimi për Ditën e Flamurit.

Mysafirë ishin figura të larta të qytetit të Adapazarit dhe Stambollit, si dhe këshilltarë të ndryshëm e kryetarë të partive në pushtet.

Manifestimin e përshëndeti kryetari i komunës së Adapazarit, Ekrem Yuce, i cili vlerësoi lart kulturën shqiptare dhe aktivitetet kulturore që organizohen në këtë qytet.

Njëkohësisht, ai ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Programi kulturo-artistik u shfaq në praninë e afro 500 pjesëmarrësve.

Grupet performuese që pasuruan këtë aktivitet ishin: grupi “Karshiakat” me muzikë folklorike, grupi ”Besa” me muzikë popullore, Imran Salkim me muzikë popullore dhe grupi “Albana” me  këngë e valle.

Në fund të pjesës artistike-kulturore u shfaq një reportazh rreth organizimit të ndihmave për Shqipërinë me rastin e tërmetit, nga Lidhja e Rinisë Shqiptare.

Organizuar nga MDIS-i, në Stamboll u festua Dita e Flamurit

Periskopi.com Lajme

Në kuadër të aktiviteteve për “Ditët e Kulturës Shqiptare”,  në Stamboll u mbajt manifestimi kulturor për Ditën e Flamurit. Ky manifestim u organizua në bashkëpunim me Lidhjen e Rinisë Shqiptare.

Në prezencën e më shumë se 400 pjesëmarrësve, duke përfshirë figura të rëndësishme të udhëheqësisë së Stambollit,  grupe të ndryshme kulturore janë paraqitur me muzike e valle popullore e folklorike shqipe.

Grupet përformuese që pasuruan këtë aktivitet ishin: grupi ”Karshiakat” me muzikë folklorike, grupi ” Besa” me muzikë popullore, Imran Salkim me muzikë  popullore dhe grupi” Albana” me  këngë e valle.

Në fund të pjesës artistike-kulturor, u shfaq një reportazh rreth organizimit të ndihmave për Shqipërinë me rastin e tërmetit, nga Lidhja e Rinisë Shqiptare.

MDIS fillon organizimin në 11 shtete për “Ditët e Kulturës Shqiptare” në Diasporë

Periskopi.com Lajme

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike ka filluar organizimin për “Ditët e Kulturës Shqiptare” në Diasporë.

Ky është një prej aktiviteteve më të rëndësishme të MDIS-it, ku përmes programeve dhe organizimeve kulturore artistike e letrare, promovohet dhe kultivohet gjuha dhe tradita shqiptare në botë.

“Ditët e Kulturës Shqiptare“ në Diasporë kanë nisur me një manifestim kulturor të mbajtur në Kroaci, saktësisht në Prefekturën e Pozhegës dhe Brodit.

Ndërsa aktivitete të ngjashme do të këtë pothuajse në dy tërë muajin tetor dhe nëntor.

MDIS organizon “Ditët e Kulturës Shqiptare” në 11 shtete të ndryshme përfshirë këtu Slloveninë Gjermanin, Austrinë, Italinë, Suedi, Kroaci, Turqi, Zvicër, Angli, SHBA dhe Kanada.