Dua Lipa e mbështjellur me flamurin kuq e zi, paralajmëron ardhjen në Prishtinë

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja Dua Lipa është prej këngëtareve shqiptare më të njohura në arenën ndërkombëtare muzikore, ajo me shifrat e ‘frikshme’ ka kaluar gjitha këngëtaret tjera duke korrur suksese me muzikën e saj e cila po dëgjohet gjithandej nëpër botë.

Ka qenë babai i Duas, Dukagjin Lipa që ka paralajmëruar se edhe vajza e tij do të jetë pjesë e festivalit Sunny Hill, që është organizuar nga ai dhe do të mbahet me 2,3,4 gusht në Prishtinë.

E së fundmi edhe vetë këngëtarja Dua Lipa ka paralajmëruar për ardhjen e saj.

“Më pak se dy javë deri në fillimin e Sunny Hill Festival”: Ka shkruar këngëtarja e mbështjellur me flamurin kuq e zi, duke u treguar miliona ndjekësve të saj me krenari prejardhjen shqiptare.