Regjistrohen si deputetë më të votuarit e PDK-së

Periskopi.com Lajme

Kandidatët që bënë bujë në garën për deputetë nga PDK-ja, janë regjistruar sot si deputetë të ri në Kuvendin e Kosovës.

Bashkë me kryetarin e partisë, Kadri Veseli, shumica e më të votuarve të PDK-së kanë dhënë nënshkrimin për punën e re.

Eliza, Hoxha, Ariana Musliu-Shoshi e Floretë Zejnullahu janë tri deputetet e reja që kanë befasuar më numrin e madh të votave në “debutimin” e tyre në PDK duke qenë në krye të listës së partisë.

Nënshkrimin e ka dhënë edhe Valdete Idrizi.

Poashtu, bashkë me Veselin janë nënshkruar edhe Ferat Shala, Ilmi Reçiqa e Sejdi Hoxhaj, që poashtu kanë marrë numër të madh votash.

Këta janë më të votuarit e PDK-së në Mitrovicë

Periskopi.com Lajme

Janë publikuar emrat më të votuar të kandidatëve për deputetë në Mitrovicë nga radhët e PDK-së.

Pas Kadri Veselit i cili ka mbledhur 9441 vota, i dyti në këtë listë është ish-ministri i Financave, Bedri Hamza me 6532 vota, shkruan lajmi.net.

Personi i tretë më i votuar është Valdete Idrizi e cila ka mbledhur 3204 vota, ndërsa kreu i Rinisë Demokratike të Kosovës Donjet Bislimi ka marrë 2720 vota.

Një nga më të votuarit e PDK-së në të gjitha qytetet, Uran Ismaili në Mitrovicë ka mbledhur mbi 1,700 vota.

 

Tetë më të votuarit e PDK-së në Gjilan

Periskopi.com Lajme

Komisioni Qendror Zgjedhor ka përfunduar numërimin e votave të rregullta në të gjitha komunat e Kosovës.

Në bazë të rezultati të deritanishëm pa llogaritur votat me kusht dhe ato të diasporës, Vetëvendosje është në epërsi të këtyre zgjedhjeve.

Por tanimë po llogariten edhe votat e dhëna për kandidatë nga të gjitha partitë për legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.

Indeksonline ka siguruar tetë më të votuar nga Partia Demokratike në Gjilan. Kjo parti në përgjithësi në komunën e Gjilanit mori 17.08% të votave.

Lideri i partisë, Kadri Veseli mori 6 mijë e 76 vota, Arben Bislimi 3 mijë e 159 vota,Uran Ismaili 2 mijë e 572 vota,  Riad Rashiti 2 mijë e 151 vota, Leonora Bunjaku-Morina arriti të mbledhë 2 mijë e 145 vota, Erleta Osmani 1 mijë e 919 vota, Isa Agushi 1 mijë e 718 vota dhe ish-zv /ministri Izmi Zeka mori 1 mijë e 618 vota.