Vriten me thikë dy adoleshentë në Britani

Periskopi.com Lajme

Dy djem adoleshentë kanë vdekur pas një goditje me thikë në Milton Keynes, duke bërë që policia të fillojë një hetim për vrasje të dyfishtë.

17 vjeçarët u gjetën të plagosur rëndë pasi shërbimet emergjente u thirrën në një shtëpi në qytetin Buckinghamshire, pak para mesnatës, transmeton Klan Kosova.

Njëri nga ta vdiq në vendin e ngjarjes ndërkaq tjetri në spital të dielën në mëngjes.

Dy persona të tjerë u plagosën gjithashtu në të njëjtin incident dhe po trajtohen në spital me lëndime të rënda, por jo në rrezik për jetën.

Policia thotë se janë në fazat e para të një hetimi për vrasje të dyfishtë.

“Prioritetet tona në këtë kohë janë të bëjmë një hetim të plotë dhe të mbështesim ata që janë prekur. Zyrtarët aktualisht janë në vendin e ngjarjes dhe anëtarëve të publikut i kërkohet të shmangin zonën”, thonë nga policia.

58 vjeçarja kosovare gjendet e masakruar në shtrat, burri lajmëron policinë në Francë

Periskopi.com Lajme

Një grua 58-vjeçare me origjinë kosovare u gjet e vdekur në shtratin e saj të martën në mëngjes, 17 shtator 2019, në shtëpinë e Adoma në rrethin Neudorf.

Burri i viktimës ka thirrur policinë, duke sqaruar se ai gjeti gruan e tij të vdekur në shtrat, pasi kishte ardhë nga puna. Çifti jetonte në një banesë sociale në Adoma, në rrethin Strasburg të Neudorf.

Sipas një burimi të afërt me hetimin: “Trupi ishte goditur shumë herë me thikë dhe kishte shumë gjak, por është autopsia do të përcaktojë nëse vdekja është për shkak të goditjes me thikë, përcjellë Indeksonline.

Policia gjyqësore është përgjegjëse për hetimin, e cila do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së kësaj gruaje, e lindur në vitin 1961.

Shtetasi serb vret gruan në një park në Gjermani

Periskopi.com Lajme

Një vrasje ka ndodhur të premten pasdite në një park në Künzell të Gjermanisë.

Një 55-vjeçar e ka goditur disa herë me thikë gruan e tij, 51-vjeçare e cila nuk u ka mbijetuar plagëve të marra përcjellë Periskopi.

Ajo u dërgua në spital ku edhe ndërroi jetë.

55-vjeçari, i cili sipas medium gjerman, Tag24.de ka shtetësi gjermane dhe serbe, u arrestua dhe do të dal para prokurorit gjatë fundjavës.

Policia e zonës Künzell, ku gjendet parku në të cilin u krye vrasja, kanë thënë se për detaje tjera, prokurori do të flas për medie ditën e hënë. /Periskopi