E mbyti shokun e qelisë duke e torturuar, i shtyhet dënimi më vdekje amerikanit pasi gjykata s’ka injeksione

Periskopi.com Lajme

Një të burgosuri të dënuar me vdekje në Shtetet e Bashkuara i është shtyrë ekzekutimi pasi Ohio ka mbetur pa injeksione që jepen në trupin e personave të dënuar me vdekje. Ai e kishte marrë këtë dënim pasi e kishte mbytur shokun e qelisë.

James Galen Hanna, 65 vjeç, kishte deklaruar se e ka bërë burrin 43 vjeç, Peter Copas, të vuante goxha shumë pasi e kishte therur në sy me një mjet të modifikuar dhe pasi e kishte rrahur për dy orë pa ndërprerë.

Ekzekutimi i dënimit me vdekje për këtë të burgosur ishte caktuar për datën 11 dhjetor, por guvernatori i Ohio-s ka thënë se një gjë e tillë ka pak gjasa që të ndodhë.

Mike DeWine tha se prodhuesit e injeksioneve do t’i pakësojnë furnizimet për agjencitë shtetërore, nëse ata besojnë se produktet  e tyre do të përdoren gjatë zbatimit të dënimit me vdekje.

Procesi i zbatimit të dënimeve me vdekje ishte ndërprerë edhe për një arsye tjetër. Guvernatori i këtij shteti ka kërkuar që të vlerësohet ligjshmëria e përdorimit të metodës me injeksion që përmban tre përbërës të ndryshëm.

Analistët thonë se këto injeksione nuk janë treguar të suksesshme për t’ua humbur vetëdijen të dënuarve, duke u shkaktuar vuajtje gjatë procesit, shkruan “Independent”, transmeton Express.

 

Dënohet me vdekje në francezi që trafikonte drogë në Indonezi

Periskopi.com Lajme

Autoritetet indoneziane kanë dënuar me vdekje një francez këtë të hënë, për shkak të trafikimit të drogës.

Felix Dorfin u arrestua për shkak se u gjet duke mbajtur mbi 2 kilogram të ekstazës, Kristal metamfetaminë dhe marijuanë, gjatë muajit shtator të vitit të kaluar. Në analizat e tij u gjend se ai nuk përdorte drogë, gjë që e bëri gjykatën të dyshojë se ai e kishte për qëllim që ta shiste drogën në Indonezi e cila kishte ardhur nga Franca.

“Gjykatësi i dha një dënim të lartë për shkak të sasisë së drogës që Dorfin e kishte me veti” tha avokati i Dorfinit për Reuters. Vendimi erdhi si një shok për Dorfinin, për shkak se ai mendonte që do të dënohej me 20 vite burg.

Avokati i tij tha se ata do ta apelojnë vendimin.

Indonezia i ka ligjet më të rrepta të dënimit të drogës, dhe për çdo trafikant, dënimi mund të jetë nga 20 vite deri në burgim me vdekje. Madje, që nga viti 2009, edhe prindërit e përdoruesve të drogës do të burgosen për dështim në edukimin e prindërve.

Regjimi që ka zero tolerancë për drogën në Indonezi, erdhi pasi që në vitin 2015, tetë persona ishin ekzekutuar për trafikim droge, ku shtatë prej tyre ishin shtetas të huaj.