Muslimani gjerman, Ozil tregon edhe një herë shpirtin bujar – ja kë ndihmoi

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, i cili ka dështuar të luaj ndonjë minutë në stinorin vjeshtor të Premierligës, duket se po ka me cfarë të merret këtë kohë të lirë, shkruan Periskopi.

I njohur për bujarinë e tij, Ozil ka treguar edhe njëherë shpirtin bujar në fund të festave të fundvitit.

Lojtari gjerman po siguron shujta me ushqim falas për më shumë se çerek milioni njerëzish në nevojë për kohën e krishtlindjeve.

Mesfushori u kritikuar ashpër pasi që refuzoi të ul pagën e tij gjatë pandemisë, e këto para po i përdor për të ndihmuar njerëz në nevojë.

Kujtojmë se, Ozil njihet si një lojtar i cili bën donacione të shumta për njerëzit dhe grupet në nevojë. /Periskopi