Meda merr drejtimin e klubit kosovar të futbollit

Periskopi.com Lajme

Këngëtari i mirënjohur, Mehedin Pergjegjaj (Meda) i është kthyer futbollit.

Ai është emëruar president i klubit të sapoformuar, Hajvalia 2020.

Lajmin e ka bërë publik vetë klubi i ri në faqen zyrtare në Facebook.

“F.C Hajvalia 2020 ka nderin dhe kënaqësinë që të prezantoj para jush një figurë të shquar në Kosovë. Një prej artistëve më të mëdhenjë kosovar, një tifoz i madh i futbollit, sot, zyrtarisht, është zgjedhur president i klubit tonë. Zonja dhe zotërinjë, Mehdin Pergjeçaj – MEDA!”, thuhet në njoftim.

Meda më parë ishte president i Hajvalisë, e cila u shua para tri vitesh.

Ai iu është drejtuar futbolldashësve me një video mesazh.

Meda i këndon Ibrahim Rugovës në stilin e vet

Periskopi.com Showbiz

Këngëtari i tallavasë, Meda, ka publikuar një këngë për ish-presidentin Ibrahim Rugova.

“Sot është përvjetori yt, kur ike prej kësaj bote,

Na mungon çdo moment urtësia jote”, thotë zotëri Medë në njërin nga vargjet e këngës.

Për më tepër, kënga në vazhdim:

Lulja bën gjestin e madh, ofron shtëpinë e saj për dy familje të prekura nga tërmeti

Periskopi.com Showbiz

Para pak ditëve Shqipëria është goditur nga një tërmet vdekjeprurës.

Nga ky tërmeti deri më tani janë gjetur 50 viktima e disa të tjerë janë ende nën rrënojat e ndërtesave të rrëzuara.

Shumë kosovarë kanë ofruar shtëpitë e tyre për të strehuar të prekurit nga tërmeti.

Një gjest të tillë e ka bërë edhe nusja e Medës e cila ka ofruar shtëpinë e saj për strehimin e dy familjeve.

Meda e di me çfarë rezultati do të mbyllet ndeshja Kosovë-Çeki

Periskopi.com Sporti

Edhe pak minuta na ndajnë nga fillimi i ndeshjes Kosovë – Çeki në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Evropian “Euro2020”.

Në këtë ndeshje i pranishëm do të jetë edhe ish presidenti i klubit tashmë të shuar, KF Hajvalia, Mehedin Përgjegjaj.

Meda në një intervistë për “Digitalb” deklaroi se beson në fitoren e Kosovës, madje edhe rezultatin e ka parashikuar.

“Trajneri është aq i zoti, sa që me mençurinë e tij besoj që ka bërë zgjedhjet e duhura, edhe pse ka mungesa. Ne kemi mjaftë futbollistë cilësor, besoj që ai ka bërë një përzgjedhje të veçantë”, ka thënë Meda.

Tutje, ai shtuar se beson në kualifikim të Kosovës në Kampionatin Evropian. “Kosova në fund të fundit, do të përfundoj në pozitë ne dytë dhe do të shkojë në kampionat. Unë parashikoj që Kosova fiton me rezultatin 2:1”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, Meda është një ndër këngëtarët më të njohur në Kosovë.

Ndeshja nisë nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Periskopi.com/

Meda dhe Beka lansojnë këngën e re ‘Prishtinalike’

Periskopi.com Showbiz

Këngëtari i njohur dhe mjaft i dashur për publikun Meda, është mjaft aktiv me lansimin e projekteve muzikore këtë sezon verorë.

Pas publikimit të disa këngëve rresht javën e kaluar aj tanimë ka publikuar bashkëpunimin e ri me reperin Mc Beka.

Kënga është e shoqëruar me videoklip dhe është mjaft ritmike.

Sali Berisha takon argatin e tallavasë, Medën (Video)

Periskopi.com Lajme

Sali Berisha ka takuar këngëtarin e mirënjohur të tallavasë, Meda. Me këtë rast, Meda dhe Berisha kanë shkëmbyer biseda për këngën tallava shqipe.

“Një këngëtar shumë i dashur, shumë i njohur në mbarë botën shqiptare”, ka thënë Berisha.

“Faleminderit shumë, për mu ka qenë nder dhe kënaqësi, sidomos familja jonë, kam pasë gjithmonë si andërr t’ju takoj. Shumë faleminderit. Është një ndër CD e mia, jam mundu, ka edhe kangë patriotike”, ka thënë Meda.

Nje takim shume i perzemert me Meden, kengetarin aq te dashur e popullor per mbare shqiptaret! sb

Posted by Sali Berisha on Wednesday, 29 May 2019

Meda shpëton një vajzë në koncert teksa po alivanosej (Video)

Periskopi.com Showbiz

Një koncert që u mbaj në Zvicër për shënimin e Ditës së Gruas, mblodhi shumë femra në Zvicër.

Në një prej diskotekave më të mëdha të shqiptarëve, thuajse të gjitha femrat u mblodhën për të ndjekur performancën e Taynës dhe Medës.

Por numri i madh i të pranishmëve bëri që disa vajza të alivanosen. Madje një gjë e tillë u pohua edhe nga vetë Tayna në Instagram.

Por një video e publikuar në rrjetet social ka treguar edhe momentin kur këngëtari  Meda reagon shpejtë për të shpëtuar një nga të pranishmet që po alivanosej.

Në momentin kur Meda po startonte me këngën dikush ia bën me shenjë nga vajza dhe reagimi i tij ishte shumë i shpejtë dhe për t’u vlerësuar.

Meda

Meda shpëton një vajzë në koncert

Posted by Inspirimi on Monday, 11 March 2019

Naim Abazi tani thotë se ky e kishte nxjerrë Medën në skenë

Periskopi.com Showbiz

Naim Abazi ka befasuar me përgjigjet që ka dhënë në emisionin “Mirage”.

Këtë javë, prezantuesi dhe këngëtari shqiptar, Naim Abazi ka zgjedhur mes artistëve shqiptarë.

I pyetur se kë zgjedh në mes të Medës dhe Labinot Tahirit?, Prezantuesi, Abazi zgjedh Medën dhe thotë disa fjalë.

Ndiqeni rubrikën e plotë për të mësuar këtë dhe të gjitha përgjigjet e tjera të Naim Abazit.

Kujtojmë që javën e kaluar deklaratat e tij bënë bujë në media teksa flet për humanistin, Halil Kastrati.

 

Arratisje pa fëmijët – Meda me gruan lanë borën e Prishtinës për këtë vend

Periskopi.com Showbiz

Nuk kanë treguar se ku kanë ikur, megjithatë janë në një vend ekzotik.

Këngëtari i famshëm Meda bashkë me gruan e tij, Luljeta Përgjeqajn, kanë bërë një arratisje larg Kosovës së ftohtë, për pushime me diell e det e rërë të bardhë.

Edhe Meda publikon foto me familje nga festa e Vitit të Ri

Periskopi.com Showbiz

Edhe Meda publikon foto me familje nga festa e Vitit të Ri

Meda është nga këngëtarët më të kërkuar në Kosovë.

Kjo e bën atë edhe mjaft të ndjekur në rrjetet sociale.

Është pikërisht këngëtari që ka postuar një fotografi duke festuar në krah të bashkëshortes dhe katër fëmijëve.

 

Brenda shtëpisë super luksoze të Medës (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Shtëpia e këngëtarit Mehedin Përgjeqaj – Meda është një shtëpi e bukur, si nga pamja e jashtme, ashtu edhe nga ajo e brendshme.

Meda ka preferuar që shtëpinë e tij nga jashtë ta fasadojë me ngjyrë të verdhë, e cila është e fasaduar në atë mënyrë, që të duket e bukur dhe e veçantë.

Në kuadër të shtëpisë së këngëtarit janë katër terraca, të cilat familja Përgjeqaj i shfrytëzon shumë.

Përveç shtëpisë së madhe, Meda ka edhe oborrin me një hapësirë të madhe, i cili është i rregulluar mirë.

Në dhomën e ditës, e cila shihet se është e rregulluar në detaje, mobiliet janë të lëkurës, për të cilat zgjedhja ka qenë e të gjithë familjes, transmeton rtv21.tv. Në kuadër të shtëpisë, e cila ka rreth 650 metra katror janë tetë dhoma të fjetjes dhe pesë banjo, të cilat, secila në mënyrën e tyre janë të rregulluara deri në detajin e fundit.

E pabesueshme, ky është këngëtari shqiptar më i kërkuar në Google

Periskopi.com Showbiz

Më 3 prill,  mediat do të krijonin një listë me shqiptarët më të kërkuar në Google, listë që u kryesua nga udhëheqësi komunist Enver Hoxha me plot 3,830,000 (0.39 sek) kërkime.

Në renditje u përfshinë gura të rëndësishme historike, udhëheqës legjendarë, politikanë dhe artistë. Por rrezja jonë e hulumtimit do të linte jashtë (me të drejtë) Mehedin Pergjeçajn, i njohur si Meda.

Nëpër portale po qarkullon lajmi se ky i fundit është këngëtari më i kërkuar në Google, me 33,500,000 (0.39 sek) kërkime. Pa lënë pas meritën e muzikës së tij, këngët e të cilit numërojnë miliona klikime duhet thënë se emri i Medës është paksa i favorizuar.

Me një kërkim të shpejtë mund të kuptoni se nën emrin Meda gjenden grupime dhe agjenci të ndryshme ndërkombëtare.

Po kështu individë të shumtë mbajnë mbiemrin Meda: inxhinieri Alberto Meda.

Kompozitorja italiane Bianca Maria Meda.

Një hotel në Çeki mban po ashtu emrin Meda, siç ka edhe çmime MEDA (Maryland Economic Development Association).

Të gjitha së bashku, përfshirë edhe kërkimet për vetë Mehedin Pergjeçajn kapin shifrën 33 milionëshe!

Bashkëshortja e Medës shfaq trupin në veshje transparente

Periskopi.com Showbiz

Në dasmen e Elita Rudit dhe Reperit Gjiko pati qindra të ftuar shumica prej tyre persona të njohur të estradës tonë.

Në mesin e tyre edhe cifti më i perfolur Meda dhe Lulja, për këta të fundit u tha se janë ndarë disa herë, por ata e deshmojnë të kundertën dhe shfaqen shumë të lumtur pranë njëri tjetrit, shkruan “Zëri.Info”.

Në dasmë ka pasur shumë femra të bukura me veshje nga më të vecantat, por është Lulja e Medës ajo që ka zgjedhur dicka shumë speciale për këtë mbrëmje.

Edhe pse nënë e me shumë angazhime ‘nusja’ e Medës i ruan mjat shumë linjat e trupit, e në fustanin transparent ajo mbrëmë ka pasur cfarë të tregojë.

Meda e Lulja me pushime në Turqi, ja kë marrin me vete (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Shtatori është muaji kur këngëtarët preferojnë të pushojnë.

Edhe Meda pas mbarimit të sezonës, ka vendosur t’i kalojë disa ditë relaksi.

Këngëtari ka postuar një fotografi në llogarinë Instagram ku shihet me dy prindërit dhe bashkëshorten e tij.

Ata kanë zgjedhur rivierën turke për të pushuar.

 

Pamje të rralla të martesës së Medës

Periskopi.com Showbiz

Mehdin Përgjeqaj, i njohur më mirë si Meda, po vazhdon me projekte të ndryshme muzikore.

Por, pos karrierës prej këngëtari, ai ka edhe një jetë familjare që e ruan me xhelozi të madhe.

Në fakt, dhjetë vjet më parë artisti kurorëzoi lidhjen disavjeçare me bukuroshen – Luljetën.

E pikërisht në këtë datë të shënuar për çiftin, bashkëshortja ka publikuar pamje të papara deri më tani të ditës së tyre më të lumtur.

Lulja ka publikuar në llogarinë e vetë personale të Instagramit një video që shfaq dyshen duke shkuar drejt altarit të martesës.

Theksojmë se çifti sot ka katër fëmijë dhe kanë një jetë të lumtur familjare.

Ndryshe, këngëtari është mjaft i angazhuar me koncerte anembanë trojeve shqiptare si në diasporë.

Haradinaj shoqërohet me këngëtarin e shquar, Meda

Periskopi.com Showbiz

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka kaluar mbrëmjen e së dielës në një aheng, në të cilin ishte i ftuar këngëtari Mehdin Përgjegjaj – i njohur me emrin artistik Meda.

Haradinaj, ashtu sikurse Kadri Veseli – i cili e kaloi mbrëmjen e së dielës në një aheng familjar në Drenicë -, ka qenë i ftuar në një aheng, për të cilin nuk dihen shumë detaje.

Mirëpo, një fotografi që është publikuar nga këngëtari Meda në Instagram ka lënë të kuptohet se ata kanë qenë në një ndejë së bashku.

Stadiumi “Fadil Vokrri” hapet me Medën

Periskopi.com Sporti

Më 23 korrik, ditën kur Fadil Vokrri do të festonte ditëlindjen e 58-të, në nderim të kësaj date, stadiumi në Prishtinë mori pamje të re, duke u vendosur emri i Vokrrit.

Ndërsa në mbrëmjen e po kësaj dite, emri i legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri u ndriçua duke i dhënë vendit një pamje mahnitëse.

Por, ditën e shtunë do të jetë ceremonia e hapjes së stadiumit.

Sipas një zyrtareje të Federatës së Futbollit të Kosovës, në ceremoninë hapëse do të këndojnë këngëtarët si Meda, Blero, Ermal Fejzullahu e të tjerë.

Stadiumit, që tashmë quhet “Fadil Vokrri”, i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë dhe pritet të licencohet nga UEFA për ndeshjet ndërkombëtare./KultPlus.com

 

 

Ky është aktori që ia pa sherrin Medës

Periskopi.com Showbiz

Aktori Simon Tanushi është i njohur për rolet në “Përrallë me tupan”, por edhe projekte të tjera, ku ai ka realizuar suksesshëm rolin e Mikel policit, e të tjerë, shkruan “Kosovarja”.

Ndryshe, Simoni është i martuar me aktoren Flutura Gashi, me të cilën ka edhe një vajzë, Simonën.

Simoni, në një fotografi të postuar në rrjete sociale, ku shihet Meda me të bijën e tij, shkruan se Medës ia ka pa sherrin.

E pabesueshme: “Meda me familje mysafirë të Barack Obamës!” (Foto)

Këngëtari Meda këto ditë si duket është duke qëndruar jashtë Kosovës me familjen e tij.

Periskopi.com Showbiz

Pasi që ai na ofron imazhe të ndryshme të vendeve ku i viziton me familjen e tij. E tillë është edhe një foto e fundit që Meda e ka nda me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Ku ai dhe familja e tij shihen përkrah Barack Obamës dhe gruas së tij Michelle Obama, shkruan Kosovarja.

Por, kjo është pak dëshpëruese kur e kupton se Barack dhe Michelle Obama janë vetëm skulptura nga dylli.

Që do të thotë nuk janë me personazhet reale.  Kjo mund të jetë foto përshëndetëse nga këngëtari Meda, për presidentin e SHBA-ve Barack Obama i cili tashmë do ta lërë këtë post.

meda-1_1484861559-3267685

Çun Lajçi dhe Meda i bëjnë shumë njerëz që të qajnë (Foto)

Aktori i njohur, Çun Lajçi, duket të ketë raporte të mira me këngëtarin Mehedin Përgjegjaj- Meda.

Periskopi.com Showbiz

 

Lajçi me anë të një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ka thurrur lavde për këtë të fundit, shkruan Indeksonline.

“Vetem nji herë u takuem në skenën e Deçanit, ai me këngë unë me “Heshtjen e Gjeneralit” dhe miliona njerëz i bëmë me qa me lot ti Meda i Lumbardhit”, ka shkruar ai në përshkrim të fotos.